“18–24 Maj. ‘Ji i Fortë dhe Trim’: Jozueut 1–8; 23–24”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)
“18–24 Maj. ‘Ji i Fortë dhe Trim’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026
Moses Ordaining Joshua [Moisiut duke Shuguruar Jozueun], nga Darrell Thomas (hollësi)
18–24 Maj: “Ji i Fortë dhe Trim”
Jozueut 1–8; 23–24
U deshën disa breza, por premtimi i Zotit ishte gati të përmbushej: fëmijët e Izraelit më në fund do të trashëgonin tokën e premtuar. Por në rrugën e tyre qëndronte lumi Jordan, muret e Jerikos dhe një popull i fuqishëm që nuk e kishte pranuar Zotin (shihni te 1 Nefi 17:35). Ata do të duhej të përballeshin me të gjitha këto pa udhëheqësin e tyre të dashur, Moisiun. Nga kjo situatë disa izraelitë mund të jenë ndjerë të dobët dhe të frikësuar, por Zoti tha: “Ji i fortë dhe trim”. Çfarë arsyeje kishin ata që të ishin trima? Nuk ishte për shkak të vetë forcës së tyre – ose edhe forcës së Moisiut apo të Jozueut – por ngaqë “Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh” (Jozueut 1:9). Kur ne kemi lumenjtë tanë për të kapërcyer dhe mure për të shembur, gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin në jetën tonë, sepse “Zoti ka për të bërë mrekulli midis [nesh]” (Jozueut 3:5).
Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Jozueut, shihni zërin “Jozue” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Jozueut 1:1–9
Perëndia do të jetë me mua nëse përpiqem fort të jem besnik/e ndaj Tij.
Përfytyroni se si mund të ketë qenë për Jozueun që të thirrej për të zëvendësuar Moisiun. Vini re atë që tha Zoti te Jozueut 1:1–19 për ta nxitur atë. Mendoni për sfidat e vështira me të cilat përballeni; çfarë ju jep kurajë në këto vargje?
Emri Jozue (Yehoshua ose Yeshua në hebraisht) do të thotë “Jehova shpëton”. Dhe emri Jezus vjen nga Yeshua. Prandaj ndërsa lexoni për Jozueun, merrni parasysh rolin e tij për të udhëhequr fëmijët e Izraelit përmes lumit Jordan dhe për në tokën e premtuar. Si ishte misioni i tij i ngjashëm me atë që Krishti bën për ne?
Jozueut 1:8
Fjala e Perëndisë mund ta bëjë të suksesshme udhën time.
Teksa e nxiste Jozueun, Zoti i dha këshillën te Jozueut 1:8 rreth shkrimeve të shenjta ose “lib[rit të] ligjit”. Duke marrë parasysh përgjegjësinë e rëndë të Jozueut, përse mund të ketë qenë veçanërisht e dobishme kjo këshillë?
Kur Zoti na fton të lexojmë shkrimet e shenjta, Ai shpesh përdor fjalë që shkojnë përtej thjesht të lexuarit. Ai gjithashtu premton bekime të mëdha. Tabela më poshtë mund t’ju ndihmojë që t’i zbuloni këto ftesa dhe bekime të premtuara:
|
Ftesa |
Bekimet e premtuara | |
|---|---|---|
|
Jozueut 1:8 | Ftesa Meditoni ditë dhe natë | Bekimet e premtuara
|
Ftesa
| Bekimet e premtuara
| |
Ftesa
| Bekimet e premtuara
| |
Ftesa
| Bekimet e premtuara Përparoni në tokë | |
Ftesa
| Bekimet e premtuara
| |
Ftesa
| Bekimet e premtuara
| |
|
Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, paragrafi i fundit në faqen 89 | Ftesa
| Bekimet e premtuara
|
Si i ka përmbushur Zoti këto premtime në jetën tuaj? Tani mund të jetë një rast i mirë për të vlerësuar zakonet tuaja të studimit të shkrimeve të shenjta. Çfarë po shkon mirë? Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni, që të keni përvoja më kuptimplota me fjalën e Perëndisë?
Shihni edhe te “Kur Kërkoj Shkrimet e Shenjta”, Himne, nr. 180.
Jozueut 2
Si besimi ashtu edhe veprat, janë të nevojshme për shpëtim.
Të krishterët e kohës së Dhiatës së Re e panë Rahabin si një shembull të fuqisë së besimit dhe veprave (shihni te Hebrenjve 11:31; Jakob [Bibël] 2:25). Ndërsa lexoni te Jozueut 2, merrni parasysh rolin e besimit dhe të veprave të Rahabit për të shpëtuar veten, familjen dhe informatorët izraelitë. Çfarë ju mëson kjo rreth mënyrës se si besimi juaj te Krishti dhe veprat tuaja mund të ndikojnë te vetë ju dhe të tjerët?
Rahabi te dritarja e saj. Waiting for the Promise [Duke Pritur për Premtimin], nga Elspeth Young (hollësi)
Jozueut 3–4
Me besim te Jezu Krishti, unë mund të përjetoj “mrekullitë” e Perëndisë.
Zoti bëri mrekulli mes popullit të Tij teksa i udhëhoqi drejt tokës së premtuar dhe Ai mund të bëjë të njëjtën gjë për ju. Ja tek janë disa pyetje që ta udhërrëfejnë studimin tuaj të kapitujve te Jozueut 3–4:
-
Si mendoni, përse izraelitët kishin nevojë që ta shenjtëronin veten e tyre përpara se ta kalonin lumin Jordan? (Shihni te Jozueut 3:5.)
-
Vini re se lumi u nda më dysh vetëm pasi “këmbë[t e] priftërinjve … u zhytën në ujërat e bregut të tij” (Jozueut 3:13, 15). Përse është ajo e rëndësishme?
-
Disa ngjarje të tjera të rëndësishme ndodhën në lumin Jordan – shihni te 2 Mbretërve 2:6–15; 5:1–14 dhe Marku 1:9–11. Çfarë lidhjesh shihni midis këtyre ngjarjeve?
-
Si ka bërë Zoti “mrekulli” në jetën tuaj? (Jozueut 3:5.) Si mund t’i përjetoni – ose t’i dalloni – ato mrekulli më shpesh? (Për shembull, shihni te Jozueut 3:17.)
Jozueut 6–8
Bindja fton fuqinë e Perëndisë në jetën time.
Kapitujt te Jozueut 6–8 kanë të bëjnë me betejat për tokat e Jerikos dhe të Ait. Ndërsa i lexoni këta kapituj, merreni parasysh se si të luftoni ndaj tundimit (për shembull, shihni te Jozueut 7:10–13). Çfarë mësoni rreth mënyrës se si mund t’ju ndihmojë Perëndia dhe çfarë keni nevojë të bëni për ta përdorur fuqinë e Tij? Për shembull, çfarë ju bën përshtypje rreth udhëzimeve të Zotit për marrjen e Jerikos? (Shihni te Jozueut 6:1–5.) Ndoshta rrëfimi te Jozueut 7 do t’ju frymëzojë të përcaktoni nëse “ka gjëra të caktuara” në jetën tuaj që kanë nevojë të hiqen (Jozueut 7:13).
Jozueut 23–24
“Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni.”
Mësimet përfundimtare të Jozueut të dhëna izraelitëve te Jozueut 23–24, përfshijnë paralajmërime, këshilla të rëndësishme dhe bekimet e premtuara. Ndoshta mund të bëni një listë të atyre që gjeni. Duke marrë parasysh gjithçka që kishin kaluar izraelitët, pse mendoni që Jozueu zgjodhi t’ua tregonte atyre këto gjëra në fund të jetës së tij? Çfarë gjeni që ju frymëzon “të lidheni ngushtë me Zotin”? (Jozueut 23:8.)
Shihni edhe te Dejll G. Renland, “Zgjidhni Sot”, Liahona, nëntor 2018, f. 104–106.
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Jozueut 1–4; 6
“Ji i fortë dhe trim.”
-
Ja një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të jenë “[të] fortë dhe trim[a]” (Jozueut 1:6) nëpërmjet Jezu Krishtit. Ftojini ata të gjejnë një frazë që përsëritet te Jozueut 1:6, 9 dhe 18 dhe ta shkruajnë ose ta mësojnë përmendsh. Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për situata ku mund t’iu nevojitet ky mesazh, ashtu siç iu nevojit Jozueut. Gjithashtu mund të rishikoni së bashku disa nga tregimet te Jozueut 1–4; 6 (shihni edhe mësimin “Jozueu, Profeti” dhe “Rahabi dhe Spiunët” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 85–91). Si i treguan njerëzit në këto histori guxim dhe forcë te Zoti?
2:59Joshua the Prophet
1:39Rahab and the Spies
Jozueut 1:8
Studimi i shkrimeve të shenjta sjell bekime.
-
Leximi te Jozueut 1:8 mund t’i frymëzojë fëmijët tuaj që t’i lexojnë vetë shkrimet e shenjta. Ndihmojini që të gjejnë fjalë në këtë varg që u mësojnë se si dhe përse duhet t’i lexojmë shkrimet e shenjta. Ata mund të kërkojnë për të njëjtën gjë te 1 Nefi 15:23–24; 2 Nefi 31:20; 32:3; Jakobi [LiM] 4:6; Helamani 3:29–30. Gjithashtu mund t’i ndihmoni të bëjnë dhe ta vënë në jetë një plan për të lexuar shkrimet e shenjta.
Jozueut 3–4
Unë duhet të pagëzohem që të hyj në mbretërinë e qiellit.
-
Mund të përdorni tregimin e izraelitëve që kalojnë lumin Jordan si një simbol të pagëzimit – heqjen dorë nga jeta jonë e mëparshme në vendin e shkretë dhe fillimin e një jete të re në një marrëdhënie besëlidhëse me Perëndinë. Ndërsa lexoni së bashku te Jozueu 3–4 (ose “Jozueu, Profeti” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 85–89), mund të shihni edhe një figurë të Jezusit duke u pagëzuar dhe të shpjegoni se Jezusi u pagëzua në të njëjtin lumë që kapërcyen izraelitët. Më pas mund të këndoni një këngë të tillë si “Pagëzimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 54–55). Tregojini njëri‑tjetrit se si pagëzimi është i ngjashëm me fillimin e një jete të re në mbretërinë e Jezu Krishtit.
2:59Joshua the Prophet
Jozueut 24:15
Unë mund të zgjedh t’i shërbej Jezu Krishtit.
-
Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar fëmijët tuaj që të mësojnë të zgjedhin për ta ndjekur Jezu Krishtin, ashtu si Jozueu i ftoi të bënin izraelitët? Ju mund t’i ftoni ata që:
-
Të mësojnë përmendsh një frazë të shkurtër nga Jozueut 24:15. Përpiquni ta bëni argëtuese për fëmijët tuaj. Numri i fjalëve që mësojnë përmendësh mund të varet nga mosha e tyre.
-
Të gjejnë ngjarje rreth njerëzve që zgjodhën t’i shërbenin Jezu Krishtit. Ata mund të shohin te revista Miku, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose Tregime nga Dhiata e Vjetër dhe libra të tjerë historish nga shkrimet e shenjta.
-
Të interpretojnë me role situata në të cilat mund të zgjedhin ta ndjekin Shpëtimtarin dhe t’i shërbejnë Atij.
-
Përdorni një larmi veprimtarish. “Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe ndërsa zhvillohen nevojat e tyre do të ndryshojnë. Ndryshimi i metodave tuaja të mësimdhënies, do t’ju ndihmojë që të plotësoni nevojat e tyre të ndryshme” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).
Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.