Eja, Më Ndiq
27 Prill – 3 Maj. “Shenjtëri Zotit”: Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19


“27 Prill – 3 Maj. ‘Shenjtëri Zotit’: Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“27 Prill – 3 Maj. ‘Shenjtëri Zotit’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Tempulli i Rio‑de‑Zhanejros, Brazil

Tempulli i Rio‑de‑Zhanejros, Brazil

27 Prill – 3 Maj: “Shenjtëri Zotit”

Eksodi 35–40; Levitiku 1; 41619

Largimi nga Egjipti, edhe pse ishte i rëndësishëm, nuk i përmbushi plotësisht qëllimet e Perëndisë për fëmijët e Izraelit. Madje një jetë e rehatshme në tokën e premtuar nuk ishte synimi përfundimtar i Perëndisë për ta. Këto ishin vetëm disa hapa drejt asaj që Perëndia dëshironte me të vërtetë për popullin e Tij: “Jini të shenjtë, sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë” (Levitiku 19:2). Si planifikoi Perëndia që ta bënte të shenjtë popullin e Tij, mbasi ata kishin jetuar në robëri për breza të tërë? Ai i urdhëroi që të krijonin një vend shenjtërie në vendin e shkretë – një tabernakull. Ai u dha atyre besëlidhje dhe ligje për të udhërrëfyer veprimet e tyre dhe për t’i ndryshuar zemrat e tyre. Ai i urdhëroi që të bënin flijime kafshësh për t’u mësuar rreth shlyerjes për mëkatet e tyre. E gjitha kjo kishte për qëllim që t’i drejtonte mendjet, zemrat dhe jetën e tyre drejt Shpëtimtarit. Ai është shtegu i vërtetë drejt shenjtërisë, për izraelitët dhe për ne. Ne të gjithë kemi kaluar ca kohë në robërinë e mëkatit dhe të gjithë jemi të ftuar ta lëmë mëkatin prapa dhe të ndjekim Jezu Krishtin, i cili ka premtuar: “Unë jam në gjendje t’ju bëj të shenjtë” (Doktrina e Besëlidhje 60:7).

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Levitikut, shihni zërin “Levitik(u)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Eksodi 35–40; Levitiku 19

ikona e seminarit
Zoti dëshiron që unë të bëhem i/e shenjtë.

Eksodi 35–40 përshkruan përpjekjet e izraelitëve për të ndërtuar një tabernakull, ku ordinancat e shenjta do t’i ndihmonin të bëheshin një popull i shenjtë. Teksa i lexoni këta kapituj, kërkoni gjërat që Zoti ia kërkoi popullit të Tij që t’i vendoste brenda në tabernakull. Çfarë mund të përfaqësojnë këta artikuj? Çfarë ju sugjerojnë lidhur me rritjen e shenjtërisë? Merrni parasysh veçanërisht mënyrën se si këta artikuj i kthejnë mendimet tuaja drejt Shpëtimtarit. Një tabelë si kjo mund t’ju ndihmojë:

Çfarë sendi gjetët?

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

Çfarë sendi gjetët?

Arka e besëlidhjes (Eksodi 37:1–9; 40:20–21)

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

(Shihni tek Eksodi 25:20–22; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Arkë e Besëlidhjes”)

Çfarë sendi gjetët?

Altari i temjanit (Eksodi 40:26–27; shihni edhe tek Eksodi 30:1, 6–8)

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

(Shihni te Zbulesa 8:3–4)

Çfarë sendi gjetët?

Shandani ose qirimbajtësja (Eksodi 37:17– 24)

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

(Shihni te Mateu 5:14–16; Gjoni 8:12)

Çfarë sendi gjetët?

Altari i olokausteve (Eksodi 38:1–7; shihni edhe tek Eksodi 27:1; 29:10–14)

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

(Shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Sakrificë [Flijim]”)

Çfarë sendi gjetët?

Legeni (tasi) me ujë (Eksodi 30:17–21)

Çfarë mund të përfaqësojë kjo?

(Shihni te 2 Kronikave 4:6; Isaia 1:16; Jeremia 33: 8)

Sigurisht, thjesht të qenit në vende të shenjta nuk na bën të shenjtë. Levitiku 19 përshkruan ligjet dhe urdhërimet që dha Zoti për t’i ndihmuar izraelitët të rritnin shenjtërinë. Çfarë gjeni në këto urdhërime që mund t’ju ndihmojnë të kërkoni shenjtëri nga Zoti? Çfarë ndiheni të nxitur të bëni për t’i jetuar më plotësisht këto parime?

Shihni edhe te Henri B. Ajring, “Shenjtëria dhe Plani i Lumturisë”, Liahona, nëntor 2019, f. 100–103; “The Tabernacle” [“Tabernakulli”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

7:19

The Tabernacle

Përdorni muzikë të shenjtë. Muzika ka fuqi të madhe për të ftuar ndikimin e Shpirtit dhe për të ndërtuar besim te Jezu Krishti. Mesazhet te himnet shpesh e përforcojnë doktrinën në shkrimet e shenjta. Për shembull, të kënduarit e një himni si “Më Shum’ Shenjtëri m’Jep” (Himne, nr. 69) mund t’i përforcojë disa nga mesazhet e dhëna mësim te Levitiku 19. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mendoni se çfarë do të thotë të bëheni më të shenjtë si Shpëtimtari dhe të përsiatni se si Ai po ju ndihmon që të rritni shenjtërinë.

Eksodi 35:4–35; 36:1–7

Zoti më kërkon që t’i bëj ofertat e mia me një zemër të gatshme.

Në vitin pas largimit nga Egjipti, marrëdhënia e fëmijëve të Izraelit me Jehovën mund të përshkruhet si e paqëndrueshme. Prapëseprapë, ndërsa lexoni tek Eksodi 35:4–35 dhe36:1–7, vini re mënyrën se si iu përgjigjën izraelitët urdhërimit për të ndërtuar tabernakullin. Çfarë mësoni nga izraelitët që mund t’ju ndihmojë për t’i shërbyer më mirë Zotit?

Ai mund të mos ju kërkojë metale të çmuara, pëlhura apo dru për një tabernakull. Çfarë ju ka dhënë Zoti dhe çfarë po ju kërkon Ai që të ofroni? Kur jeni “shtyrë nga zemra” juaj për të ardhur tek vepra?

Shihni edhe tek Tema dhe Pyetje, “Sacrifice” [“Sakrifica”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

izraelitë duke mbledhur ofrime për tabernakull

Fëmijët e Izraelit i dhanë ofertat për tabernakullin me një “zemër bujare” (Eksodi 35:5). Ilustrim nga Corbert Gauthier, © Lifeway Collection/licencuar nga goodsalt.com

Eksodi 40:12–14

Ordinancat e tempullit u dhanë në lashtësi.

Eksodi 40:12–14 iu referohet ordinancave të lashta që administrohen edhe në kohën tonë në shtëpinë e Zotit. Ja tek janë disa vargje shtesë që mund t’ju ndihmojnë të mësoni se si këto ordinanca dëshmojnë për Jezu Krishtin:

  • Larja: Psalmeve 51:2; Ezekiel 36:25–27

  • Veshja e rrobave të shenjta: Isaia 61:10; Mateu 22:11–14; Zbulesa 19:7–8

  • Vajosja: Lluka 4:18–19; Veprat e Apostujve 10:38

Levitiku 1:1–9; 416

Për shkak të flijimit të Jezu Krishtit, unë mund të marr falje.

Pjesa më e madhe e librit të Levitikut mund të duket e çuditshme për ne – flijime kafshësh, rituale që përfshijnë gjak e ujë, dhe ligje që rregullojnë hollësi të vogla të jetës. Por këto rituale dhe ligje kishin për qëllim të jepnin mësim parime që janë të njohura – pendimin, shenjtërinë dhe Shlyerjen e Shpëtimtarit. Për t’i gjetur këto parime teksa lexoni te Levitiku 1:1–9, 416, merrni parasysh pyetje si këto:

  • Çfarë fjalësh ose frazash gjej, të cilat më kujtojnë Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij shlyes?

  • Çfarë mësoj nga këto flijime rreth flijimit të Shpëtimtarit?

  • Si jam unë i/e ngjashëm/me me njerëzit që i bënë këto flijime?

Zoti nuk kërkon më flijime kafshësh. Por flijimi është ende një parim i rëndësishëm i ungjillit. Për të mësuar rreth llojeve të sakrificave që kërkon Zoti, studioni vargjet tek 3 Nefi 9:19–20; Doktrina e Besëlidhje 64:34. Si po i ofroni këto lloj sakrificash? Çfarë mësoni nga vargu te Moisiu 5:7 rreth mënyrës se si duhet t’i shihni sakrificat tuaja?

Shihni edhe te “Mendime për t’i Mbajtur Parasysh: Tabernakulli dhe Flijimi”.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Eksodi 35:20–29; 36:1

Perëndia më ka dhënë dhunti që të ndihmoj në veprën e Tij.

  • Në fund të këtij përvijimi është një figurë e tabernakullit të izraelitëve në vendin e shkretë. Nëse dëshironi, mund ta shihni atë me fëmijët tuaj dhe t’i pyetni se çfarë materialesh do të ishin dashur për të ndërtuar tabernakullin. Më pas mund të lexoni së bashku tek Eksodi 35:20–29 për të zbuluar se si u siguruan këto materiale. Si na ka ftuar Zoti që të japim ndihmesë në ndërtimin e mbretërisë së Tij?

  • Merreni parasysh të lexoni me ta tek Eksodi 36:1 për të zbuluar se çfarë u dha Zoti Betsaleelit dhe Oholiabit për të ndihmuar në ndërtimin e tabernakullit. Më pas mund të flisni me fëmijët tuaj rreth asaj që e ndiejnë se Zoti ua ka dhënë atyre për të ndihmuar në ndërtimin e mbretërisë së Tij. Si mund t’i përdorim këto gjëra për të bekuar të tjerët?

Tempulli i Romës, Itali

Tempulli i Romës, Itali

Eksodi 40:17–34

Unë mund ta ndiej praninë e Zotit në vende të shenjta.

  • Eksodi 40:17–34 rendit gjërat që ishin pjesë e tabernakullit të izraelitëve. Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund t’i gjeni ato në këto vargje dhe në figurën e tabernakullit në fund të këtij përvijimi. Flisni rreth asaj se si çdo pjesë e tabernakullit mund të na mësojë për Shpëtimtarin ose Atin Qiellor. Për shembull, arka e dëshmisë mund të na kujtojë urdhërimet e Perëndisë, altari mund të na kujtojë flijimin e Jezu Krishtit, e kështu me radhë.

  • Çfarë vendesh të shenjta kemi sot që na ndihmojnë të ndihemi më pranë Jezu Krishtit? Si pjesë e këtij bashkëbisedimi, ju mund të shihni së bashku materialin filmik “Temples” [“Tempujt”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Gjithashtu mund të këndoni një këngë të tillë si “Holy Places” [“Vende të Shenjta”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Tregojini njëri‑tjetrit se si ndiheni rreth vendeve të shenjta si tempulli.

5:41

What Is a Temple?

Levitiku 1:1–4

Për shkak të flijimit të Jezu Krishtit, unë mund të marr falje.

  • Flijimet e kafshëve të përshkruara te Dhiata e Vjetër kishin për qëllim t’u mësonin fëmijëve të Izraelit rreth faljes nëpërmjet Jezu Krishtit. Merreni parasysh se si leximi rreth këtyre flijimeve mund të bëjë të njëjtën gjë për fëmijët tuaj. Mund të tregoni figura të Jezu Krishtit në Gjetseman dhe në kryq (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 5657) teksa lexoni me fëmijët te Levitiku 1:1–4. Ndihmojini të gjejnë fjalë ose fraza që u kujtojnë flijimin e Jezu Krishtit.

  • Gjithashtu mund të lexoni së bashku tek 3 Nefi 9:19–20 për të zbuluar se çfarë urdhërohemi të flijojmë ose sakrifikojmë në vend të kafshëve. Çfarë do të thotë t’i ofrojmë Zotit një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar? Shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zemër e Thyer” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] për ndihmë që t’i përgjigjeni kësaj pyetje.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

tabernakulli i lashtë

The Ancient Tabernacle [Tabernakulli i Lashtë], nga Bradley Clark

faqja e veprimtarisë së Fillores: Unë mund ta ndiej praninë e Perëndisë në vende të shenjta