Eja, Më Ndiq
4–10 Maj. “Mos Ngrini Krye Kundër Zotit dhe Mos Kini Frikë”: Numrat 11–14; 20–24; 27


“4–10 Maj. ‘Mos Ngrini Krye Kundër Zotit dhe Mos Kini Frikë’: Numrat 11–14; 20–24; 27”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“4–10 Maj. ‘Mos Ngrini Krye Kundër Zotit dhe Mos Kini Frikë’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

fotografi e Uadi Rumit

Shkretëtira pranë gadishullit të Sinait

4–10 Maj: “Mos Ngrini Krye Kundër Zotit dhe Mos Kini Frikë”

Numrat 11–14; 20–2427

Edhe në këmbë nuk do të duheshin 40 vjet për të udhëtuar nga vendi i shkretë i Sinait për në tokën e premtuar në Kanaan. Por kjo është koha që iu desh fëmijëve të Izraelit – jo për të mbuluar largësinë gjeografike, por për të mbuluar largësinë shpirtërore: largësinë midis asaj që ata ishin dhe asaj që mund të bëheshin si populli i besëlidhjes së Perëndisë.

Libri Numrat përshkruan disa nga gjërat që ndodhën gjatë atyre 40 viteve, përfshirë mësime të cilat fëmijët e Izraelit kishin nevojë t’i mësonin përpara se të hynin në tokën e premtuar. Ata mësuan rreth të qenit besnikë ndaj shërbëtorëve të Zotit (shihni te Numrat 12). Ata mësuan rreth mirëbesimit në fuqinë e Zotit, edhe kur e ardhmja duket e pashpresë (shihni te Numrat 13–14). Ata mësuan se të qenit mosbesues sjell dëm shpirtëror, por ata mund të pendoheshin dhe të shikonin te Shpëtimtari për shërim (shihni te Numrat 21:4–9).

Në njëfarë mënyre ne jemi të gjithë si izraelitët. Ne e dimë se si është të jesh në një vend të shkretë shpirtëror, dhe mësimet që morën ata, mund të na ndihmojnë të përgatitemi për të hyrë në tokën tonë të premtuar: jetën e përjetshme me Atin tonë Qiellor.

Për një vështrim të përgjithshëm të librit Numrat, shihni zërin “Numra(t)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Numrat 11:11–17, 24–2912

Zbulesa është në dispozicion të çdo njeriu, por Perëndia e udhërrëfen Kishën e Tij nëpërmjet profetit të Tij.

Te Numrat 11:11–17, 24–29, vini re problemin që ndeshi Moisiu dhe zgjedhjen që propozoi Perëndia. Çfarë mendoni se donte të thoshte Moisiu kur tha se uronte që “të ishin të gjithë profetë”? (Vargu 29.) Teksa e përsiatni këtë pyetje, kërkoni përgjigje të mundshme në mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” (Liahona, maj 2018, f. 93–96).

Sidoqoftë, të themi se ne të gjithë mund të marrim zbulesë, nuk do të thotë që të gjithë mund ta udhëheqin popullin e Perëndisë ashtu siç bëri Moisiu. Ngjarja te Numrat 12 e bën të qartë këtë. Çfarë paralajmërimesh gjeni në këtë kapitull? Çfarë ndieni se Zoti dëshiron që ju të kuptoni rreth zbulesës vetjake dhe ndjekjes së profetit të Tij?

Shihni edhe te 1 Nefi 10:17; Doktrina e Besëlidhje 28:1–7; Dallin H. Ouks, “Dy Linja Komunikimi”, Liahona, nëntor 2010, f. 83–86.

Përqendrohuni tek ajo që është më e rëndësishmja. Disa njerëz ndihen të mbingarkuar me sugjerimet javore për lexim te programi Eja, Më Ndiq. Ndërkohë që i shqyrtoni përvijimet, ndiqni Shpirtin. Merrni parasysh vetë nevojat tuaja dhe nevojat e njerëzve të cilëve mund t’u jepni mësim. Të kuptuarit dhe vënia në zbatim e një parimi në javë mund të jetë më e dobishme sesa leximi i shumë kapitujve thjesht në mënyrë sipërfaqësore.

Numrat 12:3

“Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë.”

Disa njerëz habiten kur mësojnë se Moisiu, udhëheqësi i fuqishëm i cili qëndroi përpara faraonit dhe kreu mrekulli mahnitëse me fuqinë e Zotit, ishte gjithashtu “shumë zemërbutë” (Numrat 12:3). Çfarë do të thotë të jesh zemërbutë? Merreni parasysh të studioni shpjegimin e Plakut Dejvid A. Bednar te “Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra” (Liahona, maj 2018, f. 30–33) ose studioni zërin “Zemërbutë, Zemërbutësi” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

Çfarë mësoni nga shembujt e Moisiut për zemërbutësinë tek Eksodi 18:13–25; Numrat 11:26–29; Numrat 12; Hebrenjve 11:24–27 dhe Moisiu 1:10–11? Ju gjithashtu mund të përsiatni se si Shpëtimtari tregoi zemërbutësi (shihni te Mateu 11:29; 27:11–14; Lluka 22:41–42; Gjoni 13:4–5). Çfarë ju mësojnë këta shembuj?

Numrat 13–14

Me besim te Zoti, unë mund të kem shpresë për të ardhmen.

Ndërsa lexoni te Numrat 13–14, përpiquni ta vini veten në vendin e izraelitëve. Si mendoni, përse ata dëshironin që “të kthehe[shin] në Egjipt”? (Numrat 14:3.) Si do ta përshkruanit “frymë[n]” tjetër që kishte Kalebi? (Numrat 14:24.) Çfarë ju bën përshtypje rreth besimit të Kalebit dhe Jozueut dhe si mund t’i zbatoni shembujt e tyre në situatat me të cilat përballeni?

Moisiu dhe disa nga informatorët izraelitë

Dhjetë nga informatorët izraelitë ishin të frikësuar; Jozueu dhe Kalebi patën besim. Joshua and Caleb: Obedient Spies [Jozueu dhe Kalebi: Informatorët e Bindur], nga Douglas Klauba. © Lifeway Collection/licencuar nga goodsalt.com

Numrat 21:4–9

ikona e seminarit
Nëse shikoj te Jezu Krishti me besim, Ai mund të më shërojë shpirtërisht.

Profetët e Librit të Mormonit e dinin ngjarjen që gjendet te Numrat 21:4–9 dhe e kuptuan domethënien e saj shpirtërore. Lexojini mësimet e tyre rreth kësaj ngjarjeje te 1 Nefi 17:40–41; Alma 33:18–22 dhe Helamani 8:13–15. Ja tek janë disa pyetje për t’i përsiatur ndërsa lexoni:

  • Çfarë mund të përfaqësojë gjarpri prej bronzi?

  • Çfarë mund të përfaqësojnë kafshimet e gjarpërinjve?

  • Izraelitëve iu desh të “shikon[in] gjarprin prej bronzi” (Numrat 21:9) që të shëroheshin. Si mendoni, përse disa njerëz refuzuan të shihnin? A ju ka ndodhur ndonjëherë diçka e ngjashme juve?

  • Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për të “[parë më plotësisht] në Birin e Perëndisë me besim” dhe për t’u shëruar? (Helamani 8:15.)

Leximi i këtyre fragmenteve mund t’ju kujtojë për raste të tjera në shkrimet e shenjta kur njerëzit patën nevojë që ta mbanin përqendrimin e tyre te Krishti. Për shembull, krahasoni mesazhin te Numrat 21:4–9 me atë te Mateu 14:25–31 dhe 1 Nefi 8:24–28 (shihni edhe figurat në fund të përvijimit të kësaj jave). Çfarë ka prirje të na largoja nga Krishti? Si i bekon Ai njerëzit të cilët qëndrojnë të përqendruar tek Ai?

Shihni edhe te “Jezus, Vet’ Mendimi për Ty” (Himne, nr. 79).

Numrat 22–24

Unë mund ta ndjek vullnetin e Perëndisë, edhe nëse të tjerët përpiqen të më bindin që të mos e bëj.

Kur Balaku, mbreti i Moabit, mësoi se izraelitët po afroheshin, ai thirri Balaamin, një njeri i njohur për dhënien e bekimeve dhe mallkimeve. Balaku donte që ai t’i mallkonte izraelitët. Vini re se si u përpoq Balaku që ta bindte Balaamin (shihni te Numrat 22: 5–7, 15–17) dhe mendoni për tundimet me të cilat mund të përballeni kur shkoni kundër vullnetit të Perëndisë. Çfarë ju bën përshtypje rreth përgjigjeve të Balaamit te Numrat 22:18, 38; 23:8, 12, 26; 24:13? Për fat të keq, Balaami përfundimisht iu dorëzua trysnisë dhe e tradhtoi Izraelin (shihni te Numrat 31:16; Judë 1:11). Përsiatni se si mund t’i qëndroni besnikë Zotit, pavarësisht nga trysnia prej të tjerëve.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Numrat 11:4–10

Unë mund të jem mirënjohës/e për atë që më ka dhënë Perëndia.

  • Pyetini fëmijët tuaj nëse mbajnë mend disa nga mrekullitë që kreu Zoti për t’i ndihmuar izraelitët (shihni mësimin “Plagët e Egjiptit” dhe “Pashka” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 67–74). Pastaj mund të përmblidhni për ta vargjet te Numrat 11:4–10, duke theksuar se izraelitët i kishin harruar bekimet e tyre dhe po ankoheshin. Çfarë bekimesh nganjëherë i harrojmë?

  • Teksa këndoni ose dëgjoni një këngë rreth mirënjohjes, të tillë si “Numëro Bekimet” (Himne, nr. 152), fëmijët tuaj mund të vizatojnë figura të bekimeve që ua ka dhënë Zoti.

Numrat 12

Zoti dëshiron që unë ta ndjek profetin e Tij.

  • Për të paraqitur kapitullin te Numrat 12, mund t’u thoni fëmijëve tuaj se Zoti nuk ishte i lumtur me Aaronin dhe Miriamin, vëllanë dhe motrën e Moisiut. Ftojini ata të lexojnë te Numrat 12:1–8 për të zbuluar arsyen. Merreni parasysh të përdorni materialin Libri i Figurave Artistike të Ungjillit për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të gjejnë shembuj të njerëzve në shkrimet e shenjta të cilët e respektuan profetin e Zotit dhe u bekuan. Si bekohemi kur e ndjekim profetin e Zotit?

Numrat 21:6–9

Unë mund të shikoj te Jezu Krishti.

  • Mund të përdorni mësimin “Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 83–84, që t’i ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë se çfarë ndodhi te Numrat 21:6–9. Në ç’mënyrë është gjarpri prej bronzi si Jezu Krishti? (Shihni te Gjoni 3:14–15.) Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë të bëjnë një gjarpër prej letre dhe duke shkruar mbi të disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëjnë për të “[parë] në Birin e Perëndisë me besim” (Helamani 8:15).

    1:2

    Moses and the Brass Serpent

  • Fëmijët më të mëdhenj mund të zgjedhin një nga shkrimet e shenjta vijuese dhe të tregojë se çfarë kuptueshmërie shtesë morën rreth historisë: 1 Nefi 17:41; Alma 33:18–20; Helamani 8:13–15; Doktrina e Besëlidhje 6:36.

gjarpri prej bronzi

Bronze Serpent [Gjarpri prej Bronzi], nga Brent Evans

Numrat 22–24

Unë mund ta ndjek vullnetin e Perëndisë, edhe nëse të tjerët përpiqen të më bindin që të mos e bëj.

  • Përmblidhini për fëmijët tuaj vargjet te Numrat 22:1–18, duke theksuar se si Balaami nuk pranoi ta mallkonte popullin e Perëndisë edhe pse Balaku, mbreti i Moabit, i ofroi atij nder dhe pasuri. Më pas mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të kërkojnë te vargjet vijuese për fraza që e ndiejnë se tregojnë që Balaami dëshironte ta ndiqte Perëndinë: Numrat 22:18; 23:26; 24:13. Ndoshta fëmijët tuaj mund të zgjedhin një frazë që u pëlqen, dhe ta shkruajnë në një kartë për t’i ndihmuar që të mbajnë mend t’i binden Zotit.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

vepër arti me disa figura që tregojnë Jezusin në kryq, gjarprin prej bronzi, Jezusin duke ndihmuar Pjetrin që të ecë mbi ujë dhe vegimin e Lehit

Majtas sipër: The Crucifixion of Christ [Kryqëzimi i Krishtit]. Djathtas sipër: Moses and the Brass Serpent [Moisiu dhe Gjarpri prej Bronzi], nga Judith Mehr. Majtas poshtë: Finisher of Faith [Plotësonjësi i Besimit], nga Kelsy dhe Jesse Lightweave. Djathtas poshtë: Lehi’s Dream [Ëndrra e Lehit], nga Jerry Thompson.

faqja e veprimtarisë së Fillores: Unë mund të shikoj te Jezu Krishti