26 nëntor 2024

Materiale Filmike të Reja “Përgatitja për Jetën”: Mësuesit dhe Studentët

Paraqitja e mësimeve “Përgatitja për Jetën”.

Plaku Klark G. Gilbert, Komisioneri i Sistemit Arsimor të Kishës, dhe Vëllai Çad H Ueb, Administratori i Seminareve dhe Instituteve, paraqitin mësimet “Përgatitja për Jetën” dhe diskutojnë se si ato po i frymëzojnë ata mësues dhe studentë që tashmë kanë marrë pjesë në programin model të vitit 2024.

Klikoni këtu për të parë materialin filmik për mësuesit. Shkarkoni: 360p, 720p 

Ky material filmik siguron ide të vlefshme për mënyrën se si mësimet “Përgatitja për Jetën” mund t’i frymëzojnë dhe fuqizojnë studentët e seminarit që të përballen me sfidat e jetës me vetëbesim. Ndërsa shikoni, reflektoni për mënyrën se si këto mësime mund t’i ndihmojnë studentët që t’i zbatojnë parimet e ungjillit në situata të jetës reale.

Klikoni këtu për të parë materialin filmik për studentët. Shkarkoni: 360p, 720p

Në ditën e parë të mësimdhënies për vitin 2025, ju lutemi të shpenzoni 10 minuta për t’ua shfaqur këtë material filmik studentëve, duke iu paraqitur mësimet “Përgatitja për Jetën” dhe duke vendosur një ton pozitiv për përvojën e tyre në seminar.

Faleminderit që po i ndihmoni studentët për të ngritur besim dhe për të gjetur përgjigje ndaj pyetjeve të tyre më të vështira nëpërmjet ndërmjetësimit për këto mësime të reja.

Ky artikull është në dispozicion në gjuhët e mëposhtme:
Bahasa Indonesia, Cebuano, Česky, Dansk, Deutsch,
Eesti, English, Español, Faka-tonga, Français, Gagana Samoa,
Hrvatski, Italiano, Latviešu, Lietuvių, Magyar, Malagasy,
Nederlands, Norsk, Polski, Português, Română, Shqip, Suomi,
Svenska, Tagalog, Tiếng Việt, Български, Монгол, Русский,
Українська, Հայերեն, ภาษาไทย, ភាសាខ្មែរ, 한국어, 中文, 日本語

Që të dyja materialet filmike janë në dispozicion gjithashtu te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në përmbajtjen përkatëse për kapitullin e Trajnimit për Mësimet “Përgatitja për Jetën” të manualit të Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit 2025.