Seminari
Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit: Bërja e Fjalëve të Udhëheqësve të Kishës Pjesë të të Mësuarit të Ungjillit prej Jush


“Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit: Bërja e Fjalëve të Udhëheqësve të Kishës Pjesë të të Mësuarit të Ungjillit prej Jush”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit: Bërja e Fjalëve të Udhëheqësve të Kishës Pjesë të të Mësuarit të Ungjillit prej Jush”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Mësimi 206

Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit

Bërja e Fjalëve të Udhëheqësve të Kishës Pjesë të të Mësuarit të Ungjillit prej Jush

Young Vietnamese woman wearing eyeglasses, writing and studying scriptures while watching General Conference. (horiz)

Si ta kanë bekuar jetën mesazhet e shërbëtorëve të Zotit? Studimi i fjalëve të Zotit, të dhëna nga udhëheqësit e Kishës së Tij, na ndihmon të dëgjojmë zërin e Zotit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përfshijnë studimin e mesazheve të Zotit të dhëna nga shërbëtorët e Tij, si pjesë të të mësuarit vetjak të ungjillit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa nga bekimet që kanë marrë ndërsa kanë studiuar mesazhet e fundit nga udhëheqësit e Kishës. Ata gjithashtu mund të dëshirojnë ta pyesin një pjesëtar të familjes ose udhëheqës vendor të Kishës për bekimet që ka përjetuar. Ata do të kenë një mundësi gjatë orës së mësimit për t’i treguar këto bekime.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pse t’i studiojmë mesazhet e udhëheqësve të Kishës?

Për të filluar, merreni parasysh të jepni thëniet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit të vlerësojnë privatisht përpjekjet e tyre për të marrë pjesë në konferencën e përgjithshme.

Ndërsa i vlerëson dy thëniet vijuese, a do ta përshkruaje secilën si “të vërtetë për mua” ose “jo të vërtetë për mua”?

  • Unë e shikoj konferencën e përgjithshme.

  • Unë i lexoj dhe i studioj bisedat pas konferencës së përgjithshme.

Pasi nxënësit të kenë pasur një moment për të përsiatur, sigurojini ata se qëllimi i vlerësimit të vetes është një mundësi që ata të vlerësojnë se si po ecin dhe ku mund të përmirësohen.

Në përfundim të konferencës së përgjithshme, Presidenti Rasëll M. Nelson tha:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Shpresoj se ju do t’i studioni në mënyrë të përsëritur mesazhet e kësaj konference gjatë gjithë muajve të ardhshëm.” (“Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, Liahona, maj 2024, f. 119)

  • Si mendon, përse është e rëndësishme t’i studiojmë mesazhet e konferencës së përgjithshme?

  • Pse adoleshentët mund ta kenë të vështirë t’i studiojnë këto mesazhe? Me çfarë pengesash je përballur ose mund të përballesh ndërsa kërkon t’i studiosh rregullisht këto mesazhe?

Teksa nxënësit flasin, nëse dëshironi, mund t’i renditni në tabelë disa nga pengesat që ata përmendin. Mund ta përdorni këtë listë më vonë në mësim.

Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kuptosh pse është e rëndësishme t’i studiosh këto mesazhe. Ti mund të kërkosh mënyra se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të të ndihmojnë të kapërcesh çdo vështirësi që e bën sfiduese përfshirjen e këtyre mesazheve në studimin tënd vetjak të ungjillit.

Profetët flasin fjalët e Zotit

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë pse studimi i mesazheve të shërbëtorëve të Zotit është kaq i rëndësishëm, mund t’i ftoni ata të studiojnë thirrjen e Ezekielit për të qenë profet gjatë një kohe braktisjeje të madhe në Izrael. Nxënësit mund ta kenë studiuar thirrjen e Ezekielit për të qenë një “rojë në kullë” (shih tek Ezekiel 3:16–17) te Mësimi 138: “Ezekiel 1–3; 33”. Nëse nxënësit nuk e kanë bërë ende këtë mësim, mund të jepni përmbledhjen vijuese.

Së bashku me shumë izraelitë të tjerë, Ezekieli u kap rob dhe u dërgua në Babiloni. Ndërsa ishte në robëri, ai u vizitua nga Zoti dhe u thirr për të qenë një profet (shih tek Ezekiel 1–2).

Lexo tek Ezekiel 3:4, 10–11, 27, duke kërkuar udhëzimet e Zotit ndaj profetit të Tij.

  • Çfarë mund të mësojmë rreth rolit të profetit të Zotit?

Mund të doni të vini në dukje frazat “edhe sikur të të dëgjojnë” në vargun 11 dhe “ai që do të dëgjojë le të dëgjojë” në vargun 27. U thoni se Zoti u jep njerëzve të Tij zgjedhjen për të dëgjuar fjalët e Tij nëpërmjet profetëve të Tij dhe atyre që Ai i thërret për të udhëhequr.

Pastaj mund të shkruani të vërtetën e paplotë vijuese në tabelë: Ndërsa zgjedhim të dëgjojmë fjalët e Zotit të dhëna nga shërbëtorët e Tij, Ai do të …

Ftojini nxënësit ta plotësojnë këtë frazë si parim, duke përdorur thënien vijuese të Presidentit Nelson.

Presidenti Rasëll M. Nelson tregoi disa nga bekimet që Shpëtimtari u ka premtuar atyre që e dëgjojnë, ua vënë veshin (janë të gatshëm t’i binden) dhe u kushtojnë vëmendje (ndjekin me besim) mësimeve të Shpëtimtarit që jepen nga shërbëtorët e Tij:

24:24
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“[N]e e dëgjojmë Atë kur u kushtojmë vëmendje fjalëve të profetëve, shikuesve dhe zbuluesve. Apostujt e shuguruar të Jezu Krishtit gjithmonë dëshmojnë për Të. Ata tregojnë udhën teksa ne çajmë udhën tonë nëpër labirintin zemërndrydhës të përvojave tona në vdekshmëri.

Çfarë do të ndodhë teksa ju në mënyrë më të qëllimshme e dëgjoni, ia vini veshin dhe i kushtoni vëmendje asaj që Shpëtimtari ka thënë dhe asaj që Ai po thotë tani nëpërmjet profetëve të Tij? Ju premtoj se do të bekoheni me fuqi shtesë për t’u përballur me tundimet, vështirësitë dhe dobësitë. Unë premtoj mrekulli në martesën tuaj, në marrëdhëniet tuaja familjare dhe në punën tuaj të përditshme. Dhe ju premtoj se aftësia juaj për të ndier gëzim, do të rritet edhe në qoftë se shtohet trazimi në jetën tuaj.” (“Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 90) (kodi kohor 13:07 deri në 14:16)

  • Çfarë bekimi të premtuar zbulove?

Nxënësit mund të përcaktojnë se Shpëtimtari do të:

  • Na tregojë rrugën përgjatë labirintit të përvojave tona në vdekshmëri.

  • Na bekojë me fuqinë e Tij për t’i përballuar tundimet, vështirësitë dhe dobësitë.

  • Sjellë mrekulli në familjet tona dhe punën e përditshme.

  • Rritë aftësinë tonë për të ndier gëzim edhe kur shtohen turbullirat e jetës.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të thonë çdo bekim tjetër që kanë parë nga përpjekjet e tyre për të studiuar fjalët e Shpëtimtarit, dhe t’i shtojnë ato te lista në tabelë. Nxënësit mund të përfitojnë nga përcaktimi i disa prej mënyrave se si këto bekime të premtuara mund t’i ndihmojnë adoleshentët. Për ta bërë këtë, ju mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla për të diskutuar sa vijon:

Duke i parë këto bekime të premtuara, mendo për një rrethanë specifike ku një nga këto bekime do të ishte i dobishëm për një adoleshent.

  • Çfarë mund të thuash për t’i ndihmuar adoleshentët të studiojnë mesazhet e udhëheqësve të Kishës nëse hasin vështirësi për ta bërë këtë?

  • Kur i ke përjetuar ti ose dikush që e njeh, këto bekime?

Shtoje studimin tënd për mesazhet e Zotit

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin me lutje një ose më shumë nga bekimet e premtuara në tabelë që do të dëshironin të merrnin në jetën e tyre, dhe t’i shkruajnë ato në ditarin e tyre të studimit.

Ju mund t’i referoheni listës së pengesave me të cilat mund të përballen adoleshentët që krijuat më herët në mësim. Ju mund të përzgjidhni një pengesë dhe të bëni një pyetje si ajo që vijon:

  • Çfarë këshille do të jepnit për ta ndihmuar dikë ta kapërcejë këtë pengesë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si mund ta përfshijnë studimin e mesazheve të udhëheqësve të Kishës në jetën e tyre. Sigurojini ata se kjo nuk nevojitet të marrë shumë kohë. Jepini disa ide klasës dhe ftojini nxënësit të japin disa ide që kanë qenë të dobishme për ta. Ju mund të gjeni veprimtari shtesë digjitale te pjesa Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit në variantin në internet të këtij manuali.

Mendo për një mënyrë se si mendon se mund ta përfshish studimin e mesazheve të udhëheqësve të Kishës në studimin tënd vetjak. Përzgjidh një nga idetë vijuese:

  • Ndiqi llogaritë e udhëheqësve të Kishës në rrjetet sociale.

  • Studio një bisedë ose një pjesë të një bisede si pjesë e adhurimit tënd të së dielës ose në një ose më shumë ditë të tjera të javës.

  • Dëgjo një bisedë ndërsa bën një veprimtari tjetër si ushtrime fizike, rrugës për në punë ose kur punon.

  • Përdore veçorinë “Study Plan” [“Plani i Studimit”] për të krijuar një plan për të studiuar bisedat nga konferenca e përgjithshme më e fundit ose mesazhet nga Presidenti aktual i Kishës.

  • Përdore pjesën e treguesit të citimeve në shkrimet e shenjta kur gjen një shkrim të shenjtë që është kuptimplotë për ty në studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta. I gjendur në scriptures.byu.edu, ky tregues mund të të ndihmojë të shohësh përdorimet më të fundit të vargjeve në konferencën e përgjithshme. Mund ta lidhësh citimin me hallkë lidhëse me vargun në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Përdor idetë e tua vetjake.

Ju mund t’i inkurajoni nxënësit të luten për ndihmën e Atit Qiellor ndërsa përpiqen ta studiojnë fjalën e Tij të dhënë nëpërmjet shërbëtorëve të Tij. Mund të jepni dëshminë tuaj për bekimet që keni marrë ndërsa jeni përpjekur ta shtoni studimin tuaj të mesazheve të shërbëtorëve të Zotit. Merreni parasysh ta ndiqni ecurinë me nxënësit brenda disa javësh, duke u dhënë atyre një mundësi për të treguar sukseset dhe vështirësitë që kanë pasur.