Seminari
Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Vështrim i Përgjithshëm


“Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Vështrim i Përgjithshëm

Si dëshmi e dhembshurisë së Tij për ne, Zoti dërgon lajmëtarët e Tij për të këshilluar dhe paralajmëruar popullin e Tij (shihni te 2 Kronikave 36:15). Ne mund të marrim zbulesë vetjake nga Zoti përmes zërit të shërbëtorëve të Tij. Ndërsa dëgjojmë dhe studiojmë mesazhet e shërbëtorëve të Tij, ne mund të dëgjojmë zërin e Zotit. Këto mësime mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i studiojnë mesazhet e Zotit të dhëna nëpërmjet shërbëtorëve të Tij.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim mund të jepet shkurtimisht para konferencës së përgjithshme të prillit dhe tetorit. Nëse e jepni këtë mësim dy herë gjatë vitit, shihni pjesën Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për t’iu qasur në një mënyrë tjetër.

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të marrë mesazhe nga Shpëtimtari në konferencën e përgjithshme.

Studimi i Mesazheve të Shërbëtorëve të Zotit

Sugjerime për ritmin mësimor: Merreni parasysh ta jepni këtë mësim përpara se të jepni mësim mesazhe të udhëheqësve të Kishës duke përdorur pjesën “Mësimi 207: Model i Gatshëm: Mësime të Udhëheqësve të Kishës”. Mund ta jepni mësim afër fillimit të vitit shkollor për t’u paraqitur nxënësve rëndësinë e studimit të mesazheve të udhëheqësve të Kishës.

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përfshijnë studimin e mesazheve të Zotit të dhëna nga shërbëtorët e Tij, si pjesë të të mësuarit vetjak të ungjillit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa nga bekimet që kanë marrë ndërsa kanë studiuar mesazhet e fundit nga udhëheqësit e Kishës. Ata gjithashtu mund të dëshirojnë ta pyesin një pjesëtar të familjes ose udhëheqës vendor të Kishës për bekimet që ka përjetuar. Ata do të kenë një mundësi gjatë orës së mësimit për t’i treguar këto bekime.

  • Sende për t’u paraqitur: Dy thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson

  • Material filmik: “Dëgjojeni Atë” nga kodi kohor 13:07 deri në 14:16

Model i Gatshëm: Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Sugjerime për ritmin mësimor: Të gjitha mësimet që e përdorin këtë model të gatshëm, mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Megjithatë, nëse nuk e keni përdorur këtë model të gatshëm më parë, mund të jetë e dobishme ta jepni mësimin “Shpresë e Izraelit” më poshtë, përpara se të përgatitni një mësim të ri duke përdorur këtë model të gatshëm.

Qëllimi i mësimit: Ky model i gatshëm ka për qëllim të përdoret si një mjet për t’ju ndihmuar që të jepni mësim mesazhe nga udhëheqës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve titullin e bisedës që do të studiojnë në orën mësimore. Inkurajojini ata ta lexojnë, shikojnë ose dëgjojnë të gjithë bisedën ose një pjesë të saj para orës mësimore. Ftojini nxënësit ta përgatitin zemrën plot lutje që Fryma e Shenjtë t’u mësojë ndërsa i studiojnë mesazhet e shërbëtorëve të Jezu Krishtit.

“Shpresa e Izraelit”

Sugjerime për ritmin mësimor: Ky mësim ofron një model se si të jepni mësim një mesazh nga një udhëheqës i Kishës duke përdorur mësimin “Model i Gatshëm: Mësime të Udhëheqësve të Kishës”. Merreni parasysh ta jepni këtë mësim në fillim të vitit shkollor, përpara mësimeve të tjera ku jepen mesazhet e udhëheqësve të Kishës.

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të veprojnë sipas ftesave të Presidentit Rasëll M. Nelson.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve titullin e bisedës së Presidentit Nelson “Shpresa e Izraelit”. Inkurajojini ata ta lexojnë, shikojnë ose dëgjojnë të gjithë bisedën ose një pjesë të saj para orës mësimore. Ftojini ata ta përgatitin zemrën plot lutje që Fryma e Shenjtë t’u mësojë ndërsa i studiojnë mesazhet e shërbëtorëve të Jezu Krishtit.

  • Sende për t’u paraqitur: Thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson

  • Fletushka: “Mbledhja e Izraelit”; “Ftesat për t’u Rekrutuar në Mbledhjen e Izraelit

  • Material filmik: “Shpresa e Izraelit” nga kodi kohor 29:51 deri në 33:37