Seminari
Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme: Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit në Konferencën e Përgjithshme


“Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme: Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit në Konferencën e Përgjithshme”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme: Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit në Konferencën e Përgjithshme”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Mësimi 205

Përgatitja për Konferencën e Përgjithshme

Të Dëgjuarit e Fjalëve të Shpëtimtarit në Konferencën e Përgjithshme

vetëm digjital

Zoti i flet secilit prej nesh nëpërmjet shërbëtorëve të Tij në konferencën e përgjithshme. Përgatitja e qëllimshme për konferencë mund të na ndihmojë të marrim zbulesa vetjake. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të marrë mesazhe nga Shpëtimtari në konferencën e përgjithshme.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për bekimet që mund të vijnë nga shikimi i konferencës së përgjithshme të radhës dhe si mund të përgatiten për të.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgatitja për ngjarjet

Shënim: Për shkak se konferenca e përgjithshme ndodh dy herë në vit, mund t’ju nevojitet ta jepni këtë mësim dy herë. Për mënyra të tjera se si ta jepni këtë mësim, shihni pjesën Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit të këtij mësimi te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në ChurchofJesusChrist.org.

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë, merreni parasysh ta filloni mësimin duke vizatuar diçka si më poshtë në tabelë:

Ftojini nxënësit të sjellin ndër mend një mesazh që morën, i cili ishte kuptimplotë për ta. Disa shembuj janë një shënim nga një prind, një mesazh SMS nga një mik/e, një kompliment nga një fqinj/e ose udhëheqës/e i/e Kishës ose këshillë nga një gjysh/e.

Merreni parasysh të tregoni një shembull të një mesazhi që morët, i cili ishte kuptimplotë për ju. Bëjuni nxënësve pyetjen në vijim:

  • Pse mesazhi që morët, ishte kuptimplotë për ju?

Përfytyro sikur Zoti do të të dërgonte një mesazh. Ndalu një çast për të shkruar në ditarin tënd të studimit se çfarë shpreson që Ai do të përfshijë në mesazhin e Tij, për shembull, udhëzime për jetën tënde, një mesazh shprese dhe sigurie, një konfirmim të së vërtetës ose një përgjigje për një pyetje.

Si na dërgon Perëndia mesazhe

Lexoji disa nga vargjet e vijuese, duke kërkuar një mënyrë se si Zoti i dërgon mesazhet dhe frazat e Tij që tregojnë pse është e rëndësishme kjo:

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën, dhe inkurajojini ata t’i shenjojnë frazat që dëgjojnë nga bashkëmoshatarët e tyre, të cilat do të dëshironin t’i mbajnë mend.

Gjatë konferencës së përgjithshme, profetët, shikuesit dhe zbuluesit, së bashku me udhëheqës të tjerë të frymëzuar të Kishës, tregojnë mesazhe nga Zoti.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Former Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.   Replaced September 2019.

“Ju jap dëshminë time që Jezusi është Krishti, që Ai i drejton punët e kësaj vepre të shenjtë dhe që konferenca e përgjithshme është një nga rastet shumë të rëndësishme kur Ai i jep drejtim Kishës së Tij dhe neve personalisht. …

Mësimet e konferencës së përgjithshme janë gjërat që Zoti dëshiron që t’i kemi përpara nesh tani dhe në muajt e ardhshëm.” (“Zëri i Zotit”, Liahona, nëntor 2017, f. 122, 124)

  • Si do ta përmblidhje atë që Plaku Andersen dha mësim?

    Një e vërtetë që mund të përmendin nxënësit, është se, në konferencën e përgjithshme, Zoti i jep udhëzime Kishës së Tij dhe neve personalisht nëpërmjet shërbëtorëve të Tij, profetëve.

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit që do ta bënte kuptimplotë një mesazh nga Ai?

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për përgatitjen e tyre për konferencën e përgjithshme, merreni parasysh të paraqitni pyetjet vijuese për vlerësimin e vetes.

Përsiat dhe përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Sa beson te vetja se mund ta dallosh mesazhin e Zotit veç për ty në konferencën e përgjithshme? Pse?

  • Çfarë mund të bësh për t’u përgatitur për konferencën e përgjithshme të radhës që të mund t’i marrësh më mirë mesazhet e Zoti për veten tënde?

Përgatitja për konferencën e përgjithshme

Shkruajini në tabelë fjalët Përpara dhe Gjatë. Ftojini nxënësit të renditin se çfarë mund të bëjnë përpara dhe gjatë konferencës së përgjithshme për t’i marrë më mirë mesazhet e Zotit.

ikona e seminarit Pastaj, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë ide shtesë, duke përdorur fletushkën “Përfitimi sa Më Shumë nga Konferenca e Përgjithshme”. Ja tek janë disa mënyra se si përdorimi i fletushkës mund të jetë i efektshëm:

  • Studioni në grupe të vogla dhe përgjigjuni për pyetjet së bashku.

  • Organizoni nxënësit në grupe me nga katër veta dhe caktojini secilit nxënës një nga citimet dhe pyetjet shoqëruese. Pas leximit dhe përsiatjes së kësaj pjese, secili nxënës i tregon grupit të vet.

  • Jepini një thënie tjetër katër nxënësve para orës mësimore dhe ftojini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar klasës dhe për t’iu përgjigjur pyetjes ose pyetjeve shoqëruese. Përndryshe, ata mund t’i përdorin pyetjet për të udhëhequr diskutimin në klasë.

Në vend të kësaj, ose përveç fletushkës, mund të shfaqni materialin filmik “The Blessings of General Conference” [“Bekimet nga Konferenca e Përgjithshme”] (2:24), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:25

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të studiojnë fletushkën dhe të përsiatin pyetjen vijuese, ftojini ata të përgjigjen.

  • Kur ke marrë ti ose dikush që e njeh, një mesazh nga konferenca e përgjithshme që e ndjeve se ishte nga Zoti? Si ndikoi ai tek ti ose tek ai person?

Përgatitu për konferencën e përgjithshme

Shkruaj një synim se çfarë do të doje të bëje për të marrë mesazhet e Zotit gjatë konferencës së përgjithshme.

Shpërndajini një pusullë ngjitëse ose një copë letër secilit nxënës dhe ftojeni të shkruajë frazën “Enkas për Ty” në krye. Nxënësit gjithashtu mund të përdorin ditarin e tyre të studimit ose një fletore, nëse parapëlqejnë.

Kërkojuni atyre të shkruajnë çdo mesazh që mendojnë se Zoti u dërgoi gjatë konferencës së përgjithshme. Inkurajojini ata të kthehen në klasë pas konferencës së përgjithshme gati për të treguar atë që bënë për t’u përgatitur. Nëse nuk është tepër personale, ata gjithashtu mund të tregojnë se çfarë mesazhesh dëgjuan prej Zotit.

Në një orë të ardhshme mësimore pas konferencës së përgjithshme, merreni parasysh t’u jepni nxënësve disa minuta për të raportuar përvojën e tyre.

Veprimtaria e përsëritjes së konferencës së përgjithshme

Në orën e ardhshme mësimore pas konferencës së përgjithshme, merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi për të shqyrtuar dhe treguar atë që mësuan. Ju mund të shkruani disa pyetje në tabelë, të tilla si:

  • Çfarë ju bëri të qeshni?

  • Cilën bisedë jeni entuziastë ta studioni?

  • Cilat mesazhe ndiet se ishin enkas për ju?

  • Çfarë mësuat apo ndiet për Shpëtimtarin?

Mund t’i ftoni nxënësit të shkruajnë në tabelë përgjigjet për çdonjërën nga pyetjet. Përndryshe, mund të shkruajnë emrin e tyre në një pusullë ngjitëse ose një copë të vogël letre dhe ta vënë afër një pyetjeje që janë të gatshëm t’i përgjigjen. Bëni një diskutim me klasën duke i ftuar me emër nxënësit e gatshëm për të treguar përgjigjet e tyre për pyetjet. Ju gjithashtu mund të tregoni disa nga përgjigjet tuaja.