Seminari
Malakia: Vështrim i Përgjithshëm


“Malakia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Malakia: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Malakia

Malakia

Vështrim i Përgjithshëm

Nëpërmjet profetit Malakia, Zoti premtoi se, nëse e paguajmë të dhjetën, Ai do të na japë më shumë bekime nga sa mund të marrim (shih te Malakia 3:10). Malakia profetizoi gjithashtu se Shpëtimtari do të rivendoste çelësat vulosës për të “bë[r]ë që zemra e etërve t’u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve” (Malakia 4:6).

ikona e seminaritKrijoni një mjedis të sigurt ku të gjithë nxënësit të respektohen dhe të dinë se kontributet e tyre vlerësohen. Shpëtimtari u dha mësim të gjithë njerëzve, përfshirë njerëzit që mëkatonin ose që i shmangnin. Ai nxiti të njëjtin qëndrim pranues dhe dashurie midis ndjekësve të Tij. Ndërsa jepni mësim, kërkoni mënyra se si t’i ndihmoni të gjithë nxënësit të ndihen të mirëpritur dhe të pranuar. Ndihmojini ata të dinë se pjesëmarrja e tyre në klasë është e rëndësishme dhe e vlerësuar. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni “Shpëtimtari u Sigurua që të Gjithë të Ndiheshin të Respektuar dhe të Vlerësuar” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 14). Për një shembull të mënyrës se si t’i ndihmoni nxënësit të dinë se kontributet e tyre vlerësohen, shihni Mësimin 160: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni për çdo mësim.

Malakia 3

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për t’iu bindur ligjit të Zotit për të dhjetën.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar një histori ku dikush u bekua duke iu bindur urdhërimit të Zotit për të paguar të dhjetën. Nëse është e dobishme, nxënësit mund të pyesin prindërit e tyre ose udhëheqësit e Kishës ose të kërkojnë histori te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Material filmik: “Gjuha e Ungjillit(12:27) nga kodi kohor 6:10 deri në 6:41 dhe 6:42 deri në 7:40

  • Sende për t’u paraqitur: Një tigan, një filxhan dhe një kanë me ujë

  • Fletushkë: “Ligji i Zotit për të Dhjetën

Malakia 4

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kthejnë zemrën e tyre te prindërit e tyre, paraardhësit dhe pasardhësit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta duke eksploruar FamilySearch.org ose programin FamilySearch Tree. Për shembull, ata mund të klikojnë te disa të afërm në pemën e tyre familjare për të mësuar më shumë rreth tyre. Ose ata mund të plotësojnë disa nga veprimtaritë për historinë familjare që gjenden në faqen e internetit ose te menuja “More” [“Më Shumë”] në program. Nëse nxënësit nuk kanë qasje në këto burime, ata mund të flasin me një prind ose pjesëtar të familjes për të mësuar diçka të re rreth një paraardhësi.

  • Material filmik: “By the Hand of Elijah the Prophet” [“Nga Dora e Elijas, Profetit”] (3:32) nga kodi kohor 0:00 deri në 0:35

  • Figurë: Një tempull

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënia e dytë nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

  • Materiale për nxënësit: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve; Tema e Të Rejave dhe Tema e Kuorumit të Priftërisë Aarone

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një figurë që përfaqëson talentet ose zotësitë që kanë zhvilluar, mënyrat se si janë rritur ose përvojat që kanë pasur gjatë vitit të fundit ose më shumë. Nëse nuk mund të gjejnë një figurë, ata mund të vijnë thjesht me një shembull për ta treguar.

  • Figura: Disa figura nga ngjarjet në shkrimet e shenjta të Dhiatës së Vjetër që ilustrojnë Shpëtimtarin ose fuqinë e Tij (disa shembuj janë një figurë e Shpëtimtarit gjatë Krijimit; Moisiut dhe gjarprit mbi shtizë; Shpëtimtarit në furrë me Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon; dhe Danielit që refuzon mishin dhe verën e mbretit).