Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10: Amos–Malakia


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10: Amos–Malakia”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10: Amos–Malakia”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Malakia: Mësimi 160

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10

AmosMalakia

teen doing homework

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar, gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një figurë që përfaqëson talentet ose zotësitë që kanë zhvilluar, mënyrat se si janë rritur ose përvojat që kanë pasur gjatë vitit të fundit ose më shumë. Nëse nuk mund të gjejnë një figurë, ata mund të vijnë thjesht me një shembull për ta treguar.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ora juaj mësimore mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme tek Amosi deri te Malakia nga rezultatet e vlerësuara në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që kanë përjetuar nxënësit nga rezultatet që zgjodhët. Gjithashtu, nuk pritet nga ju që t’i bëni të gjitha veprimtaritë. Ju mund të zgjidhni veprimtaritë që mendoni se do të ishin veçanërisht konkrete ose të dobishme për nxënësit tuaj.

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë të vlerësojnë përparimin e tyre në fushat vijuese:

  1. Të shpjegojnë rolin e profetëve. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 138: “Ezekiel 3” dhe Mësimi 149: “Amos 3; 7”.)

  2. Të shpjegojnë titujt, rolet, cilësitë dhe simbolet e Jezu Krishtit. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet në studimin e përgjithshëm të nxënësve për Dhiatën e Vjetër.)

  3. Të zbatojnë urdhërimin për t’iu bindur Fjalës së Urtësisë. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 142: “Daniel 1”.)

Ju mund ta zëvendësoni secilën prej këtyre veprimtarive me një veprimtari vlerësimi për mësimet “Përgatitja për Jetën”. Mësimet “Vlerësimet për Përgatitjen për Jetën” ndodhen te shtojca.

Si je rritur

Për ta filluar mësimin, ftojini nxënësit të tregojnë figura që përfaqësojnë talentet ose zotësitë që kanë zhvilluar, mënyrat se si janë rritur ose përvojat që kanë pasur gjatë vitit të fundit ose më shumë. Nëse nxënësit nuk kanë një figurë, ata mund të tregojnë thjesht një shembull. Merrni parasysh të tregoni një figurë që ilustron mënyrën se si jeni rritur në jetën tuaj.

  • Pse është mirë të ndalojmë me raste dhe ta kuptojmë atë që kemi mësuar ose se si jemi rritur?

Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrat se si ata janë rritur shpirtërisht dhe kanë ardhur më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit gjatë të gjithë vitit të kaluar. Ftojini nxënësit të vizatojnë dy kuti si vijueset në ditarët e studimit:

Study Journal Boxes

Brenda çdo kutie vizato ose shkruaj një mënyrë se si mendon se je rritur ose ke ardhur më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit gjatë gjithë këtij viti. Kjo mund të jetë si një “figurë” e përvojave të tua. Ajo mund të përfshijë:

  • Mënyrat se si po përpiqesh të bëhesh më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Kjo mund të përfshijë synimet dhe planet që ke bërë gjatë gjithë vitit. Nëse bëre një plan ndërsa studiove shkrimet e shenjta, merre parasysh t’i përfshish ato shkrime të shenjta.

  • Shkrimet e shenjta ose mësimet që të kanë ndihmuar ose forcuar. Nëse dëshiron, mund të përfshish vargje ose kapituj për t’ua treguar të tjerëve.

  • Përvojat e rritjes që ke pasur, si marrja e përgjigjeve për lutjet, shërbimi ndaj të tjerëve, të ndierit e ndihmës së Zotit në një sprovë, ose të qenit i frymëzuar nëpërmjet një shembulli nga shkrimet e shenjta ose nga një shok i klasës.

Ftoni disa nxënës ta tregojnë atë që vizatuan ose shkruan. Për shkak se ky është fundi i këtij kursi studimi, mund të ndihmojë të vini shumë nxënës të flasin.

ikona e seminarit Ndërsa nxënësit shprehen, kërkoni mënyra për t’i ndihmuar ata të dinë se ju i vlerësoni përgjigjet e tyre. Para se nxënësit të flasin, mund të thoni gjëra si “Na pëlqen të marrim lajme nga Olivia” ose “Më pëlqejnë vërtet mendimet dhe përvojat e Jozefit”. Është e dobishme të jeni përballë nxënësve dhe t’i shihni në sy ndërsa flasin. Pasi të shprehen, mund të jetë i dobishëm edhe një vlerësim i sinqertë si “faleminderit” ose “Më pëlqen shumë t’i dëgjoj mendimet e tua”. Për trajnim shtesë mbi këtë, shihni pjesën “Krijoni një mjedis ku të gjithë të respektohen dhe të dinë se ndihmesat e tyre vlerësohen” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.

Nëse mendoni se kjo veprimtari do të ishte një përdorim i mirë i kohës për pjesën më të madhe të mësimit, mund t’i jepni çdo nxënësi një mundësi për të treguar një gjë që vizatoi ose shkroi. Për shembull, mund t’i rregulloni tavolinat në rreth dhe t’i kërkoni një vullnetari të fillojë i pari. Më pas, kaloni me radhë te nxënësit e tjerë në rreth dhe ftojini të flasin. Lejojini nxënësit ta kalojnë radhën nëse nuk dëshirojnë të flasin. Ndërsa flasin, kërkoni mënyra për të njohur përpjekjen e nxënësve, për të dëshmuar për Shpëtimtarin dhe për të theksuar fuqinë e shkrimit të shenjtë.

Shpjegoje rolin e profetëve të Zotit

Nxënësit mund të kenë mësuar rreth rolit të profetëve të Zotit në Mësimin 138: “Ezekiel 1–3; 33” dhe në Mësimin 149: “Amos 3; 7”. Merreni parasysh t’u jepni nxënësve disa minuta për ta përsëritur atë që mësuan në këto mësime. Ata mund ta bëjnë këtë duke shqyrtuar vargjet tek Ezekiel 3:10–11, 16–17; Amos 3:7, së bashku me çdo shënim që bënë në shkrimet e shenjta ose në ditarët e tyre rreth rolit të profetëve.

Për ta paraqitur veprimtarinë vijuese, mund të shpjegoni se Kisha vendos burime në internet për njerëzit që dëshirojnë të mësojnë rreth temave të caktuara. Një burim është Tema dhe Pyetje te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Përdori udhëzimet vijuese për të shkruar një hyrje me tri fjali rreth profetëve, që mund të përdoret te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]:

  1. Shkruaje fjalinë tënde të parë duke përdorur atë që mëson rreth rolit të profetëve nga Ezekiel 3:10–11, 16–17.

  2. Shkruaj një fjali të dytë bazuar në atë që mëson rreth rolit të profetëve nga Amos 3:7.

  3. Shkruaj një fjali të tretë bazuar në diçka tjetër që ke mësuar në studimin tënd të Dhiatës së Vjetër rreth rolit të profetëve.

Pasi nxënësit ta kenë shkruar hyrjen e tyre, ju mund të paraqitni pjesën vijuese të hyrjes rreth profetëve nga Tema dhe Pyetje. Ftojini nxënësit ta lexojnë atë dhe të shohin nëse ka ndonjë gjë që do të donin ta shtonin në hyrjen e tyre.

“Ashtu si profetët e lashtë, profetët e sotëm dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe japin mësim ungjillin e Tij. Ata bëjnë të njohur vullnetin dhe cilësitë e vërteta personale të Perëndisë. Ata flasin me guxim dhe qartë, duke e dënuar mëkatin e duke na paralajmëruar për pasojat e tij. Nganjëherë ata mund të frymëzohen që të profetizojnë për ngjarje të ardhshme, për të mirën tonë.” (Topics and Questions [Tema dhe Pyetje], “Prophets” [“Profetët”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit])

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe të vogla për ta treguar atë që shkruan. Ju mund të ftoni disa nxënës të gatshëm t’ia tregojnë një ose më shumë nga fjalitë e tyre klasës.

Titujt, rolet dhe simbolet e Jezu Krishtit

Tregoni disa figura të ngjarjeve të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Vjetër që ilustrojnë Shpëtimtarin ose fuqinë e Tij. Figurat vijuese janë disa shembuj:

Collage
  • Çfarë na mëson secila prej këtyre figurave rreth Jezu Krishtit?

Këto figura ilustrojnë mënyrën se si Shpëtimtari e krijoi botën; i shëroi njerëzit që panë gjarprin në shtizë; përkrahu Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon në furrën me zjarr; dhe mbylli gojën e luanëve. Nëse është e dobishme, kujtojuni nxënësve se gjarpri në shtizë ishte një simbol i Shpëtimtarit në kryq (shihni te Gjoni 3:14).

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një ose dy gjëra që i ke mësuar rreth Shpëtimtarit këtë vit që kanë qenë domethënëse për ty. Këto gjëra mund të jenë nga një histori e Dhiatës së Vjetër, ose mund të jenë një nga titujt e Shpëtimtarit, një simbol i Tij ose një nga rolet e Tij. Nëse është e mundur, përfshi një referencë të shkrimit të shenjtë me pikëpamjen tënde. Shpjego arsyen përse kjo pikëpamje është domethënëse për ty.

Ftojini disa nxënës të flasin. Kërkoni mënyra për t’i ndihmuar nxënësit të dëshmojnë për Shpëtimtarin dhe rolet e shumta që Ai përmbush në jetën tonë.

Bindja ndaj Fjalës së Urtësisë të Dhënë nga Zoti

Merreni parasysh të paraqitni figurën vijuese dhe t’i pyesni nxënësit se çfarë mbajnë mend nga rrëfimi që gjendet te Daniel 1. Ose mund t’i ftoni nxënësit të shqyrtojnë afishet rreth Fjalës së Urtësisë që i krijuan në Mësimin 142: “Daniel 1” ose të përpiqen të kujtojnë atë që përfshinë në to.

Daniel Refusing the King’s Meat and Wine, by Del Parson
  • Çfarë kujton rreth kësaj historie?

Në Mësimin 142: “Daniel 1”, nxënësit mësuan se bindja ndaj Fjalës së Urtësisë të dhënë nga Zoti sjell bekime fizike dhe shpirtërore. Si pjesë e atij mësimi, mund t’i keni ftuar nxënësit ta plotësojnë fjalinë vijuese në ditarët e studimit: “Një gjë që mund të bëj, që do të më ndihmojë t’i bindem Fjalës së Urtësisë është …”

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre, mund t’i ftoni ata të përsëritin mënyrën se si e plotësuan atë thënie. Më pas, paraqitni një ose më shumë prej pyetjeve vijuese.

Përgjigju për një ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë përpjekjesh ke bërë për t’iu bindur Fjalës së Urtësisë?

  • Çfarë përvojash ke pasur ndërkohë që je përpjekur t’i bindesh Fjalës së Urtësisë?

  • A e ke parë Perëndinë të të bekojë ty ose të tjerët fizikisht ose shpirtërisht nëpërmjet bindjes ndaj Fjalës së Urtësisë?

Merreni parasysh të ftoni vullnetarë të shprehin mendimet e tyre. Mund t’i inkurajoni gjithashtu nxënësit t’i përshtatin përpjekjet e tyre ose të rizotohen që t’i binden Fjalës së Urtësisë sipas nevojës.