“Zakaria 10–14: Po Vjen Dita e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zakaria 10–14: Po Vjen Dita e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14: Mësimi 157
Zakaria 10–14
Po Vjen Dita e Zotit
Nëpërmjet profetëve të Tij, Zoti zbulon hollësi rreth ngjarjeve të ardhshme në mënyrë që ne t’i kuptojmë dhe t’i presim me siguri. Zakaria profetizoi se Shpëtimtari do të kthehet dhe do ta mbrojë popullin e Tij nga kombet e mbledhura për të luftuar kundër tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndihen të sigurt se Shpëtimtari do të jetë me ta gjatë ngjarjeve që i paraprijnë Ardhjes së Dytë.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë shënimin “Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit” tek Tema dhe Pyetje (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Inkurajojini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar atë që mësuan ose pyetjet që kanë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Pritja e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke u kërkuar nxënësve të mendojnë për disa ngjarje të mëdha që i presin në të ardhmen, si vajtja me pushime, shërbimi në një mision ose martesa. Ftojini ata të tregojnë se si ndihen në lidhje me këto ngjarje.
Më pas, tregoni një figurë të Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ftojini nxënësit të renditin në tabelë disa fjalë që mund të përfaqësojnë mënyrën se si mund të ndihen individët në lidhje me këtë ngjarje. Lista mund të përfshijë fjalë si i/e emocionuar, gati, i/e sigurt, plot paqe, i/e frikësuar, i/e paqartë, nervoz, ose i/e pasigurt.
Për të vlerësuar se si ndihen në lidhje me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit, nxënësit mund të bëjnë sa vijon.
Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Cilat fjalë përshkruajnë mënyrën se si ndihesh në lidhje me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?
-
Çfarë ndikon në mënyrën se si ndihesh në lidhje me këtë ngjarje?
Shkruaj çdo pyetje që ke rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.
Ndërsa i studion ngjarjet e lidhura me Ardhjen e Dytë, dëgjo për mbresa nga Shpirti për të ditur se si mund të ndihesh më i sigurt se Shpëtimtari do të jetë me ty gjatë këtyre ngjarjeve.
Mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që shkruan. Inkurajojini nxënësit të kërkojnë përgjigje për pyetjet e tyre ndërsa studiojnë te Zakaria.
Shënim: Nuk është e nevojshme t’i përgjigjeni çdo pyetjeje rreth Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Nëse nxënësit dëshirojnë të mësojnë më shumë, ata mund të studiojnë burime si “Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit” tek Tema dhe Pyetje (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
Zakaria profetizoi Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit
Për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë profecitë e Zakarias në lidhje me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit, mund të lexoni ose të përmblidhni paragrafin vijues. Nxënësit mund të lexojnë edhe titujt e kapitujve për kapitullin te Zakaria 10; 12–14.
Zakaria profetizoi se në ditët e fundit do të ndodhë një betejë e madhe, e njohur si beteja e Armagedonit (shih te Zbulesa 16:16), pranë Jerusalemit. Të gjitha kombet e tokës do të mblidhen kundër Jerusalemit (shih te Zakaria 12:2–3). Si pjesë e betejës, Jerusalemi do të rrethohet ndërsa ushtritë e rrethojnë qytetin (shih te Zakaria 14:2). Shpëtimtari do të shfaqet më pas në Malin e Ullinjve (shih te Zakaria 14:4).
Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë më shumë se si Shpëtimtari do ta ndihmojë popullin e Tij gjatë këtyre ngjarjeve, merreni parasysh të përdorni fletushkën “Çfarë do të Bëjë Shpëtimtari Për …”. Mund t’i lexoni vargjet si klasë dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë nën çdo pyetje fjalët ose frazat që përshkruajnë atë që premtoi të bënte Shpëtimtari për besnikët.
Përndryshe, mund ta organizoni klasën në tre grupe dhe t’i caktoni secilit grup një pyetje për ta studiuar dhe për t’ia treguar klasës.
Nëse nxënësit kanë pyetje rreth asaj që do t’u ndodhë të ligjve në Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit, ju mund t’i ftoni ata të lexojnë te Zakaria 14:12–13, 17–19. Këto vargje përshkruajnë kushtet për njerëzit që zgjedhin të mos e ndjekin Jezu Krishtin.
Pasi nxënësit ta plotësojnë fletushkën, ftojini ata të bëjnë pyetje rreth asaj që studiuan. Nëse jeni i/e pasigurt në lidhje me një përgjigje, thuajuni atyre se nuk e dini. Ftojini të kërkojnë për një përgjigje. Mund të kërkoni gjithashtu një përgjigje me ta në klasë ose jashtë saj.
Pyetja vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë të vërteta nga mësimet e Zakarias.
-
Çfarë të mësojnë këto fragmente rreth Jezu Krishtit?
Si pjesë e diskutimit, ftojini nxënësit ta përmbledhin atë që mësuan rreth Shpëtimtarit në një pohim të thjeshtë të vërtete. Nxënësit mund të japin një larmi përgjigjesh, duke përfshirë këtë: Jezu Krishti do të kthehet në ditët e fundit dhe do të mbledhë, do të shpëtojë dhe do të mbrojë popullin e Tij.
Fuqia vjen kur nxënësit kuptojnë se të vërtetat që ata po mësojnë në shkrimet e shenjta janë provë e dashurisë, fuqisë dhe mëshirës së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në jetën e tyre. Kjo kuptueshmëri mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një lidhje më të afërt me Ta.
Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta arrijnë këtë kuptueshmëri.
(Për trajnim shtesë mbi bërjen e pyetjeve që i lidhin dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit me të vërtetat që jepen mësim në shkrimet e shenjta, shihni “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre”, te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)
-
Si na ndihmon dijenia për këtë të vërtetë rreth Jezu Krishtit të përballemi me Ardhjen e Dytë të Tij me siguri në vetvete?
-
Cilat janë disa mënyra se si Jezu Krishti e mbledh, e shpëton dhe e mbron popullin e Tij sot?
Përgjigjet për pyetjen e mëparshme mund të përfshijnë: Jezu Krishti i mbledh njerëzit duke i ftuar të gjithë të vijnë tek Ai, të ndjekin ungjillin e Tij dhe të marrin bekimet e tempullit. Ai i shpëton njerëzit duke ofruar dhuratën e Shlyerjes së Tij dhe ordinancat e ungjillit. Ai i mbron njerëzit duke zbuluar vullnetin e Tij nëpërmjet profetëve të gjallë dhe shkrimeve të shenjta.
Tregoje atë që di
Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të shprehin sigurinë e tyre për atë që premtoi të bënte Shpëtimtari për popullin e Tij kur të vijë përsëri. Nxënësit mund të punojnë individualisht ose në grupe. Ftojini ata të përdorin vargjet nga shkrimet e shenjta që janë në fletushkë për të plotësuar veprimtarinë.
Për t’i përgatitur nxënësit të shkruajnë tekstin e tyre, mund të shfaqni materialin filmik “Come, O Thou King of Kings” [“Eja, Mbret i Mbret’ve”] (3:43) në ChurchofJesusChrist.org.
Lexoje tekstin e himnit “Eja, Mbret i Mbret’ve” (Himne, nr. 31). Më pas, shkruaj një strofë shtesë për himnin. Përfshiji mësimet e Zakarias për atë që premtoi të bënte Shpëtimtari për popullin e Tij gjatë Ardhjes së Tij të Dytë dhe për mënyrën se si këto premtime të ndihmojnë të ndihesh i sigurt se Shpëtimtari do të jetë me popullin e Tij në ditët e fundit.
Ftojini nxënësit ta tregojnë tekstin që shkruan.
Mund të merrni parasysh ta këndoni himnin së bashku si klasë, duke përfshirë një ose më shumë nga vargjet që shkruan nxënësit.
Për ta përmbyllur, mund të jepni dëshminë tuaj për Shpëtimtarin dhe mënyrën se si Ai ju ndihmon ta prisni me padurim Ardhjen e Tij të Dytë me siguri.