Seminari
Isaia 50–57: Vështrim i Përgjithshëm


“Isaia 50–57: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 50–57: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 50–57

Isaia 50–57

Vështrim i Përgjithshëm

Një nga arsyet përse fjalët e Isaias janë kaq të fuqishme është dëshmia e tij për Jezu Krishtin. Mesazhi i Isaias për Izraelin e lashtë dhe të ditëve të sotme është ai i “gëzim[it] dhe hare[së]” (Isaia 51:3). Nëpërmjet fjalëve të Isaias, Shpëtimtari përsëriti ftesën “dëgjomëni” (Isaia 51:1, 4, 7) dhe premtoi ta ngushëllonte popullin e Tij të besëlidhjes (Isaia 51:3, 12; 52:9). Isaia profetizoi për “një njeri [të] dhembjeve, njohës [të] vuajtjes” (Isaia 53:3) që “u tejshpua për shkak të shkeljeve tona” dhe “u shtyp për paudhësitë tona” (Isaia 53:5). Megjithatë, “për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:5). Atyre që ndihen “të braktisur dhe të pikëlluar” (Isaia 54:6), Shëlbuesi u premton “dashuri të përjetshme”, “dhembshuri” dhe “besëlidhj[en] e paqes [së Tij]” (Isaia 54:8, 10). Siç dëshmoi Shpëtimtari Vetë: “Të mëdha janë fjalët e Isaias” (3 Nefi 23:1).

ikona e seminaritNdihmojini nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Ndonjëherë mësuesit ndiejnë nevojën për t’ua thënë nxënësve atë që ata duhet të dinë. Megjithatë, një nga gjërat më me ndikim që mund të bëjë një mësues, është t’i ndihmojë nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Shpëtimtari kërkonte gjithmonë mënyra për ta bërë këtë duke u bërë atyre që u jepte mësim pyetje dhe duke i ftuar ata të vepronin. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi të Tjerët të Mbanin Përgjegjësi për të Mësuarit e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 25).

Për një shembull të mënyrës se si mund t’i ndihmoni nxënësit tuaj ta pranojnë përgjegjësinë për të mësuarit e tyre, shihni Mësimin 123 “Isaia 51–52”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Isaia 51–52

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’ua vënë veshin ftesave të Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për kohën kur ata ose dikush që ata njohin iu bindën njërës prej ftesave ose urdhërimeve të Zotit dhe u bekuan. Mësimi do t’u sigurojë një mundësi nxënësve të gatshëm që të flasin.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një listë e individëve që nxënësit mund t’ua vënë veshin; grafiku rreth ftesave dhe premtimeve të Shpëtimtarit për popullin e Tij të besëlidhjes

  • Fletushkë: “Ftesat dhe Premtimet e Zotit për Popullin e Tij të Besëlidhjes

Isaia 53

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për atë që ka bërë Shpëtimtari për ta nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Isaia 54

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashurinë dhe zotimin e Shpëtimtarit ndaj tyre.