Seminari
Isaia 53: Jezu Krishti ka “mba[jtur] sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona”


“Isaia 53: Jezu Krishti ka ‘mba[jtur] sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 53: Jezu Krishti ka ‘mba[jtur] sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 50–57: Mësimi 124

Isaia 53

Jezu Krishti ka “mba[jtur] sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona”

Jesus Christ Carries His Cross through the streets on His way to be crucified on Calvary Hill. An angel shows this experience to Nephi after he inquires about Lehi's vision.

Vështirësitë tona në vdekshmëri mund të na shtyjnë të pyesim veten nëse ndokush e kupton atë çfarë po përjetojmë dhe nëse ndokush mund të na ndihmojë. Nëpërmjet flijimit të Tij shlyes, Jezu Krishti ndjeu gjithçka që ne mund të përjetojmë në vdekshmëri. Për shkak të Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti mund të na ndihmojë në vuajtjen tonë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për atë që ka bërë Shpëtimtari për ta nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të punojnë për ta mësuar përmendsh referencën e zotërimit doktrinor tek Isaia 53:3–5 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë “Megjithatë ai [Jezu Krishti] mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona”.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përvojat jetësore

Për t’i ndihmuar nxënësit ta marrin parasysh atë që përjetoi Jezu Krishti për ta si pjesë e Shlyerjes së Tij, merreni parasysh të shkruani: “Askush s’e di si është. Askush s’e kupton”, në tabelë.

  • Cilat janë disa përvoja që mund të kenë njerëzit, që mund t’i shtyjnë ata të mendojnë në këtë mënyrë?

Merreni parasysh t’i shkruani përgjigjet e nxënësve në tabelë. Lëruni disa nxënësve kohë për të folur.

Më pas, paraqitni nxitjen dhe pyetjet vijuese.

Përsiati përgjigjet e tua ndaj pyetjeve vijuese:

  • Çfarë përvojash kam pasur ose mund të kem që mund të më bëjnë të mendoj në këtë mënyrë?

  • Çfarë të bëj kur ndihem në këtë mënyrë? Përse?

Inkurajojini nxënësit ta ftojnë Frymën e Shenjtë në studimin e tyre ndërsa mësojnë rreth asaj që ka përjetuar Shpëtimtari dhe mënyrës se si Ai mund t’i ndihmojë ata.

Shlyerja e Shpëtimtarit

Nëpërmjet Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti i njeh dhe i kupton përsosurisht përvojat e jetës sonë. Tek Isaia 53, profeti Isaia dha mësim rreth flijimit shlyes të Jezu Krishtit.

ikona e zotërimit doktrinor Isaia 53:3–5 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Nxënësit mund të marrin ngushëllim dhe ta thellojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet studimit vetjak të kapitullit tek Isaia 53. Veprimtaria vijuese është një mënyrë se si mund t’i vini nxënësit të studiojnë tek Isaia 53.

Lexo tek Isaia 53:1–12 dhe Alma 7:11–13, duke kërkuar:

  • Atë që përjetoi Shpëtimtari si pjesë të Shlyerjes së Tij.

  • Atë që mund të bëjë Shpëtimtari për mua për shkak të Shlyerjes së Tij.

Nëse dëshiron, mund të krijosh dy kolona në një faqe bosh në ditarin e studimit për të shënuar atë që gjen.

Çfarë përjetoi Shpëtimtari

Çfarë mund të bëjë Shpëtimtari për mua

ikona e seminarit Disa nga fjalët dhe frazat tek Isaia 53 mund të jenë të vështira për nxënësit për t’u kuptuar. Nëse po, mund të doni të paraqitni fletushkën shoqëruese të titulluar “Të kuptuarit e kapitullit tek Isaia 53” ose ta siguroni për nxënësit që t’i referohen ndërsa studiojnë. Përndryshe, mund t’i ftoni nxënësit të përdorin një fjalor për të sqaruar fjalët ose frazat e panjohura.

Ndërsa nxënësit studiojnë tek Alma 7:12, mund të jetë e dobishme për ta të dinë se ndihmoj mund të përshkruajë mënyrën se si Shpëtimtari kujdeset për ne. “Të ndihmosh do të thotë ‘të qasesh’” (Jeffrey R. Holland, “He Hath Filled the Hungry with Good Things”, Ensign, nëntor 1997, f. 66).

Pasi t’u jepni nxënësve kohë të mjaftueshme për të studiuar, organizojini ata në grupe të vogla. Ftojini ata ta diskutojnë dhe ta përmbledhin atë që mësuan nga studimi i tyre. Disa grupe mund t’ia tregojnë përmbledhjet e tyre klasës. Nxënësit mund të përcaktojnë të vërteta të tilla si:

  • Si pjesë e Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti mori mbi Vete trishtimet, dhembjet, sëmundjet, vuajtjet dhe pikëllimet tona dhe vuajti për mëkatet tona.

  • Nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij ne mund të marrim faljen dhe të shërohemi.

Shlyerja e Shpëtimtarit është për mua

Rilexo tek Isaia 53:3–6 në heshtje vetë, por kësaj here, vendos emrin tënd dhe fjalët unë ose e mia në vend të fjalëve tona dhe ne.

  • Çfarë mësove ose vure re duke i individualizuar këto vargje që nuk e vure re më parë?

Nëse nxënësit mund të kenë dobi nga studimi shtesë rreth mënyrës se si Shpëtimtari e përjetoi personalisht vuajtjen tonë si pjesë të Shlyerjes së Tij, mund t’i vini gjithashtu nxënësit të studiojnë thënien vijuese nga Plaku Bednar. Merreni parasysh të paraqitni thënien nga Plaku Bednar dhe t’i ftoni nxënësit të kërkojnë fjalë ose fraza në thënie që i ndihmojnë ata ta kuptojnë Shpëtimtarin dhe Shlyerjen e Tij.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi mënyrën se sa thellësisht vetjak ishte flijimi i Shpëtimtarit:

16:23
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Nuk ka dhembje fizike, as plagë shpirtërore, as ankth të shpirtit apo të zemrës, as dobësi apo lëngatë që ju ose unë do të hasim ndonjëherë në vdekshmëri, të cilën Shpëtimtari nuk e përjetoi fillimisht. Në një çast dobësie ju mund të thërrisni: ‘Askush s’e di si është. Askush s’e kupton.’ Por Biri i Perëndisë di dhe kupton në mënyrë të përsosur, sepse Ai i ka ndier dhe i ka mbajtur barrët tona vetjake. Dhe për shkak të flijimit të Tij të pafund dhe të përjetshëm (shih Alma 34:14), Ai ka dhembshuri të përsosur dhe mund të na e shtrijë krahun e Tij të mëshirës. Ai mund të na arrijë, prekë, ndihmojë, shërojë e forcojë që të jemi më shumë sesa mund të ishim ndonjëherë dhe që të na ndihmojë të bëjmë atë që nuk mund ta bënim kurrë duke u mbështetur vetëm mbi vetë fuqinë tonë.” (“I Duronin Barrët e Tyre me Lehtësi”, Liahona, maj 2014, f. 90)

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që mendon se askush nuk e kupton atë që po përjeton ai/ajo? Përpiqu të përdorësh fjalët ose frazat nga Isaia 53, Alma 7:11–13 dhe thënien nga Plaku Bednar.

Reflektim mbi Shlyerjen e Shpëtimtarit

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të reflektojnë mbi mirënjohjen e tyre për Shlyerjen e Shpëtimtarit. Ndihmojini nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve duke u dhënë atyre disa minuta për të përsiatur ose për t’i shkruar përgjigjet e tyre.

Dhënia e kohës për nxënësit që të përsiatin mund t’i ndihmojë ata të reflektojnë mbi marrëdhënien e tyre me Jezu Krishtin. Merreni parasysh të luani muzikë të shenjtë, të qetë ndërsa nxënësit përsiatin ose shkruajnë mendimet e tyre.

Duke përdorur atë që mësove sot rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij, si do t’i përgjigjeshe pyetjeve vijuese:

  • Përse është Jezu Krishti personi më i mirë tek i Cili të drejtohesh kur përjeton vuajtje, pikëllim ose dhimbje?

  • Si e ke ndier ti ose dikush që ti njeh ngushëllimin e Shpëtimtarit gjatë përjetimit të vuajtjes, pikëllimit ose dhimbjes?

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që përsiatën. Ndërsa ata tregojnë përvoja, jini të ndjeshëm dhe inkurajues.

Dëgjimi i përvojës së një tjetri mund t’i përgatitë nxënësit të tregojnë përvojën e tyre. Merreni parasysh të jepni një përvojë vetjake ose të shihni “He Will Give You Help” [“Ai do t’ju Japë Ndihmë”] (4:43), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik tregon mënyrën se si një i ri gjeti ndihmë për ta kapërcyer pikëllimin nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij.

4:43

Falënderojini nxënësit që treguan mendimet dhe ndjenjat e tyre. Mund të tregoni edhe mendimet dhe ndjenjat tuaja rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet tek Isaia 53:3–5 është “Megjithatë ai [Jezu Krishti] mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.