“Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12
Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12
Vështrim i Përgjithshëm
Ndër të tjera, libri Fjalët e Urta na inkurajon të kërkojmë dhe zbatojmë urtësi në jetën tonë. Ai na ndihmon edhe të kuptojmë rëndësinë e mirëbesimit në drejtimin e Zotit dhe jo në urtësinë dhe zgjuarsinë tonë. Te Predikuesit, Predikuesi na kujton se gjërat e kësaj bote janë të përkohshme. Ai na këshillon të përgatitemi për ditën kur Perëndia do t’i gjykojë të gjithë fëmijët e Tij.
Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit. Ndërsa përpiqemi fort ta jetojmë ungjillin e Shpëtimtarit, ne nuk po ndjekim thjesht parimet vijuese, ne po ndjekim Atë. Jezu Krishti është shembulli i përsosur i të gjithë parimeve të ungjillit. Përqendrimi te shembulli i Tij do t’i japë Frymës së Shenjtë mundësi për të dëshmuar për Shpëtimtarin dhe për t’i frymëzuar nxënësit tuaj që ta ndjekin Atë. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 109: “Hyrje te Fjalët e Urta”.
Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Theksojeni Shembullin e Jezu Krishtit” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, [2016] f. 6).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Hyrje te Fjalët e Urta
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë të vërteta që mund t’i ndihmojnë të ndjekin shtegun e Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një këshillë të vyer ose fjalë këshille të dobishme që i kanë marrë nga prindërit, udhëheqësit dhe miqtë e mirëbesuar. Ftojini nxënësit të përgatiten për të dhënë këshillë dhe për të treguar se si ajo e ka bekuar jetën e tyre.
-
Materiale për nxënësit: Copa të vogla letre për nxënësit që të shkruajnë këshilla; shirita letre me fjalë të urta të renditura në to (ose mund t’i shkruani fjalët e urta në tabelë); letër dhe mjete për punë artistike për nxënësit që të krijojnë një afishe
Fjalët e Urta 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zgjedhin që ta vendosin mirëbesimin e tyre te Zoti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh që të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta frazën kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentin e zotërimit doktrinor Fjalët e Urta 3:5–6: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër … dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua”. Për t’u përgatitur për orën mësimore, nxënësit mund të ushtrojnë thënien e frazës disa herë dhe të përsiatin për situata në jetën e tyre, në të cilat do të jetë e nevojshme të mirëbesojnë te Zoti.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetje për t’i ndihmuar grupet të diskutojnë mirëbesimin te Zoti dhe jo te zgjuarsia jonë
-
Material filmik: “Trust in the Lord” [“Mirëbesoni te Zoti”] (3:30)
Predikuesit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si përqendrimi tek takimi me Perëndinë në Gjykimin Përfundimtar mund t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhje të mençura.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një bashkëbisedim me një prind ose udhëheqës të mirëbesuar rreth mënyrës se si e kanë parë ndikimin afatgjatë të vendimeve që morën si adoleshentë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Përkufizimet e fjalëve dhe frazave te Predikuesit
-
Material filmik: “Mendoni Çelestialisht!” (19:15) nga kodi kohor 5:20 deri në 5:46
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kohëve të fundit të Dhiatës së Vjetër.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një rrëfim ose mësim nga Dhiata e Vjetër që ka pasur një ndikim në përparimin e tyre shpirtëror.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për nxënësit që të vetëvlerësojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga projekti i tyre; udhëzime për nxënësit që të vetëvlerësojnë studimin e tyre të shkrimeve të shenjta
-
Sende për t’u paraqitur: Një llambë ose një elektrik dore