Seminari
Fjalët e Urta 3: “Ki Besim tek Zoti”


“Fjalët e Urta 3: ‘Ki Besim tek Zoti’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Fjalët e Urta 3: ‘Ki Besim tek Zoti’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12: Mësimi 110

Fjalët e Urta 3

“Ki Besim tek Zoti”

Trust in the Lord - Youth Video - Screen Capture

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të mirëbesosh te Zoti. Por ndërsa arrijmë ta njohim Atë, ne e kuptojmë se “Ai nuk bën asgjë që nuk është për të mirën e botës” (2 Nefi 26:24). Atëherë mund të shohim urtësinë në mirëbesimin tek Ai në vend që të mbështetemi “në gjykimin [tonë]” (Fjalët e Urta 3:5). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zgjedhin ta vendosin mirëbesimin e tyre te Zoti.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh që të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta frazën kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentin e zotërimit doktrinor Fjalët e Urta 3:5–6: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër … dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua”. Për t’u përgatitur për orën mësimore, nxënësit mund të ushtrojnë thënien e frazës disa herë dhe të përsiatin për situata në jetën e tyre, në të cilat do të jetë e nevojshme të mirëbesojnë te Zoti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mirëbesimi

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke shkruar fjalën Mirëbesimi në tabelë. Më pas, bëni pyetjen vijuese ndërkohë që paraqitni me radhë situatat shoqëruese. Merreni parasysh t’i përshtatni situatat sipas nevojave të nxënësve tuaj.

  • Kujt do të ishe i/e gatshëm/me t’i mirëbesoje …

    • për të të shoqëruar me makinë në shtëpi natën vonë?

    • për paratë e familjes sate?

    • për të të dhënë këshillë se me kë duhet të shoqërohesh ose të martohesh?

    • për të të dhënë mësim rreth Jezu Krishtit dhe mënyrës se si ta ndjekësh Atë?

      Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet e nxënësve për pyetjen vijuese në tabelë poshtë fjalës Mirëbesimi.

  • Çfarë cilësish do t’i nevojiteshin dikujt për t’i mirëbesuar?

Lexo te Fjalët e Urta 3:5, duke përsiatur se çfarë kuptimi ka për ty. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Kujt i mirëbeson më shumë: Zotit apo vetes? Përse?

  • Cila është një situatë në jetën tënde pikërisht tani ku e ndien se ke nevojë t’i mirëbesosh Zotit më shumë sesa vetes?

Ndërsa i studion shkrimet e shenjta sot, kërko atë që mëson nga Fryma e Shenjtë që të ndihmon ta vendosësh mirëbesimin te Zoti.

“Ki besim tek Zoti … dhe mos u mbështet”

doctrinal mastery icon @img–type=icon Fjalët e Urta 3:5–6 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo te Fjalët e Urta 3:5–6, duke kërkuar mënyrën se si do ta përfundoje pohimin vijues: “Nëse ne …, atëherë Zoti do të …”

Ftojini nxënësit t’i tregojnë pohimet e tyre të plotësuara. Mundohuni ta vlerësoni atë që ata thonë. Një nga të vërtetat që ata mund të tregojnë është: Nëse ne mirëbesojmë te Zoti me gjithë zemrën tonë, atëherë Ai do t’i drejtojë shtigjet tona.

  • Çfarë mendon se do të thotë të mirëbesojmë te Zoti “me gjithë zemër” (vargu 5)?

  • Çfarë mendon se do të thotë të mirëbesojmë te Zoti dhe jo në “gjykimin” tonë (vargu 5)?

    Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë këtë fragment, ftoni dy nxënës që të qëndrojnë rreth një metër larg diçkaje të fortë, të tillë si muri. Ftojeni një nxënës që të anohet drejt murit dhe ta përdorë atë për mbështetje. Ftojeni nxënësin tjetër që të anohet larg murit sa më shumë të mundet para se të humbasë ekuilibrin.

  • Si mund të na ndihmojnë këta shembuj t’i kuptojmë më mirë vargjet te Fjalët e Urta 3:5–6?

    Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla. Ftojini nxënësit të renditin në një copë letër situata ku adoleshentë shenjtorë të ditëve të mëvonshme mund të ndihen të tunduar të përdorin gjykimin e tyre në vend që t’i mirëbesojnë këshillës së Zotit. Shembujt mund të përfshijnë zgjedhjen e llojit të zbavitjes, vendimin se me kë ose kur të dalin në takime romantike, përdorimin e një gjuhe të caktuar ose vendosjen e synimeve për arsimimin ose të ardhmen.

    Pas një kohe të mjaftueshme, mund të paraqitni pyetjet vijuese. Nxënësit mund t’i përdorin listat e tyre për t’i diskutuar pyetjet në grupet e tyre.

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë për dikë që t’i mirëbesojë Zotit në vend që të mbështetet në gjykimin e vet?

  • Çfarë këshille do t’i jepje dikujt për ta ndihmuar t’i kapërcejë këto pengesa?

“Ai do të drejtojë shtigjet e tua”

Për t’i ndihmuar nxënësit ta shtojnë dëshirën e tyre për të mirëbesuar te Zoti, ata mund të studiojnë disa ose të gjitha fragmentet më poshtë. Nxënësit mund të qëndrojnë në grupet e tyre dhe secili nxënës mund të lexojë një fragment të ndryshëm.

Lexoji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar arsyen përse ne do të donim të mirëbesonim te Zoti dhe jo në gjykimin tonë:

  • Isaia 55:8–9

  • 2 Nefi 4:34–35

  • 2 Nefi 26:24

  • Jakobi [LiM] 4:10

  • Mosia 4:9

    Pasi nxënësit të kenë mbaruar leximin e fragmenteve të tyre, ftojini ata t’ia tregojnë atë që gjetën grupit. Disa nxënës mund t’ia tregojnë më pas klasës.

    Nëse në fillim të mësimit renditët në tabelë cilësitë që vlejnë për mirëbesim, merreni parasysh t’i pyesni nxënësit se si e demonstron Zoti cilëndo prej këtyre cilësive. Nxënësit mund të shtojnë në tabelë çdo cilësi tjetër të Zotit që u vjen në mendje ose që e gjetën në fragmentet më lart.

  • Cilat prej cilësive të Zotit të ndihmojnë t’i mirëbesosh Atij, edhe kur këshilla e Tij mund të jetë kundër gjykimit tënd?

    Për t’i përgatitur nxënësit për t’iu përgjigjur pyetjes më poshtë, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Trust in the Lord” [“Mirëbesoni te Zoti”] (3:30), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Në këtë material filmik, të rinjtë tregojnë arsyet përse zgjodhën të mirëbesojnë te Zoti.

    Merreni parasysh të jepni përgjigjen tuaj për pyetjen më poshtë përveç atyre që japin nxënësit.

    3:30
  • Kur ke mirëbesuar ti ose dikush që ti njeh te Zoti dhe jo në gjykimin tënd? Si të ndihmoi ose udhërrëfeu Ai?

Vendosja e mirëbesimit tim te Zoti

Për t’i ndihmuar nxënësit ta zbatojnë atë që mësuan, merreni parasysh t’i ftoni ata të bëjnë individualisht sa vijon.

Reflekto mbi atë që shkrove në ditarin e studimit në fillim të mësimit. Kërko udhërrëfim nga Zoti për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarin tënd:

  • Çfarë mësove sot rreth Zotit që të inkurajon të mirëbesosh tek Ai?

  • Cila është një mënyrë se si mund t’i mirëbesosh Zotit për situatën rreth të cilës shkrove?

  • Si mund ta bësh këtë “me gjithë zem[rën tënde]” (Fjalët e Urta 3:5)?

Mund të jetë e dobishme të tregoni ndjenjat tuaja rreth Zotit dhe mënyrat se si Ai ju ka udhërrëfyer ndërsa keni mirëbesuar tek Ai. Merreni parasysh të dëshmoni për aftësinë dhe gatishmërinë e Tij për t’i bekuar nxënësit tuaj ndërsa ata i mirëbesojnë Atij.

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për Fjalët e Urta 3:5–6 është: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër; … dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.