“2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11
2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11
Vështrim i Përgjithshëm
Mbreti David dhe i biri, Salomoni, e filluan të dy udhëheqjen e Izraelit duke u mbështetur te Zoti dhe të dyve iu dhanë bekimet e Tij të mëdha. Tragjikisht, vendimet e Davidit, e larguan atë nga Zoti dhe i kushtuan ekzaltimin. Në vitet e para të mbretërimit të tij, dëshira e përulur e mbretit Salomon për të pasur urtësinë, udhërrëfimin dhe bekimet e Zotit e kualifikuan atë për të ndërtuar tempullin, shtëpinë e Zotit.
Ftojini nxënësit ta jetojnë atë që po mësojnë. Ndërsa nxënësit mësojnë ungjillin e Shpëtimtarit, Fryma e Shenjtë mund t’i ndihmojë ata të dallojnë përshtatjet që është e nevojshme të bëjnë. Ftesat për të shqyrtuar synimet që kanë vendosur më herët, mund t’i ndihmojnë gjithashtu nxënësit të shohin se si po përparojnë dhe të bëjnë korrigjimet e nevojshme. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 80: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5”.
Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ftoi të Tjerët ta Jetonin Atë që Ai Dha Mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 27).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
2 Samuelit 11–12
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta pranojnë se nuk mund t’ia fshehin mëkatet e tyre Zotit, por mund t’i drejtohen Atij për ta mposhtur tundimin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të disa prej gënjeshtrave që përdor Satani për të na tunduar të mëkatojmë (për shembull, nxënësit mund të shqyrtojnë vargjet te 2 Nefi 28:6–9, 20–22). Më pas, ftojini ata të përsiatin mënyrën se si të vërtetat që jepen mësim në ungjillin e Jezu Krishtit, na ndihmojnë t’i drejtohemi Zotit kur përballemi me tundimin.
-
Figurë për t’u paraqitur: Figura e Jezu Krishtit me një individ të drejtuar nga Ai dhe një tjetër të drejtuar në anën e kundërt
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Dy grupe udhëzimesh që nxënësit t’i kryejnë individualisht ose në grupe; tabelë për vendimet e Davidit
-
Materiale filmike: “The Savior Wants to Forgive” [“Shpëtimtari Dëshiron të Falë”] (5:50); “I Stand All Amazed” [“Qëndroj Plot Habi”] (5:15)
1 Mbretërve 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti do të na bekojë me aftësinë për të përmbushur punën e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë diçka që po përpiqen të bëjnë për të marrë pjesë në punën e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit. Ftojini nxënësit ta pyesin me lutje Atin Qiellor se çfarë bekimesh u nevojiten për ta ndihmuar Atë të përmbushë punën e Tij.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Vizatim i thjeshtë i “vetes sate” dhe “punës së Zotit” të ndara nga një hapësirë e madhe; shkrimet e shenjta dhe pyetjet për studim individual ose në grup
-
Fletushkë: “Merr Pjesë në Punën e Zotit”
1 Mbretërve 6–9
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre që tempulli është shtëpia e Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin një figurë të një tempulli aty afër ose të parapëlqyer. Ata mund të përgatiten për të treguar arsyen përse tempulli është kuptimplotë për ta.
-
Figura: Tempulli i Salomonit dhe një tempull aty pranë
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetja e Anxhelës nga fillimi i mësimit; tri tabela me shkrime të shenjta për studim individual dhe në grup rreth kohës së Salomonit dhe kohës sonë
-
Material filmik: “The Spirit of God” [“Shpirti i Perëndisë”]
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Vjetër kohët e fundit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të marrin parasysh rritjen e tyre shpirtërore gjatë seminarit këtë vit. Inkurajojini ata t’i vlerësojnë përpjekjet e tyre duke rishikuar shënimet në ditar, shkrimet e shenjta që kanë shenjuar dhe shënimet që kanë mbajtur.
-
Figura: Një ilustrim që demonstron një farë që rritet e bëhet bimë; një tempull; Samuelin e vogël duke dëgjuar zërin e Zotit