Seminari
1 Mbretërve 3: Zoti na Bekon që ta Përmbushim Punën e Tij


“1 Mbretërve 3: Zoti na Bekon që ta Përmbushim Punën e Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Mbretërve 3: Zoti na Bekon që ta Përmbushim Punën e Tij”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11: Mësimi 78

1 Mbretërve 3

Zoti na Bekon që ta Përmbushim Punën e Tij

Norway: Youth Social Media 2020: Savannah Andrewsen

A e ke menduar ndonjëherë se si të ndihmojnë bekimet që merr nga Ati Qiellor, që ta përmbushësh punën e Tij? Pas vdekjes së Davidit, babait të tij, Salomoni u caktua nga Zoti për të qenë mbreti i ri i Izraelit. Duke dashur ta nderonte Zotin, Salomoni kërkoi përulësisht bekimet që do të rritnin aftësinë e tij për t’i shërbyer Zotit dhe izraelitëve me drejtësi. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti do të na bekojë me aftësinë për ta përmbushur punën e Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë diçka që po përpiqen të bëjnë për të marrë pjesë në punën e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit. Ftojini nxënësit ta pyesin me lutje Atin Qiellor se çfarë bekimesh u nevojiten për ta ndihmuar Atë të përmbushë punën e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dallimi me përulësi i dobësive tona

Për të filluar orën mësimore, vizatoni një figurë si ajo në vijim në tabelë. Nxënësit mund ta kopjojnë vizatimin në ditarët e tyre të studimit. Më pas ftojini nxënësit t’i diskutojnë pyetjet vijuese:

  • Cilat janë disa mënyra se si Shpëtimtari na ka ftuar të marrim pjesë në punën e Tij?

  • Cilat janë disa mënyra se si një adoleshent mund të ndihet i papërshtatshëm për t’i shërbyer Zotit?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të renditin, në hapësirën midis figurave, disa mënyra se si një adoleshent mund të ndihet i papërshtatshëm. Nxënësit mund të përcaktojnë shqetësime, të tilla si ankthi, ndrojtja, të ndierit i mbingarkuar ose i pakualifikuar. Më pas, ftojini nxënësit të përsiatin pyetjet vijuese.

Mendo për disa nga ftesat që të ka bërë Zoti për të marrë pjesë në punën e Tij.

  • Çfarë shqetësimesh ke në lidhje me aftësinë tënde për të përmbushur ftesat e Tij?

  • Sa i sigurt ndihesh në aftësinë e Zotit për të të ndihmuar t’i kapërcesh shqetësimet që ke?

Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kuptosh se si Zoti do të të ndihmojë ta përmbushësh punën e Tij.

Mbreti Salomon dëshiron të mbretërojë me drejtësi

Tregojuni nxënësve se kur vdiq mbreti David, i biri, Salomoni, u zgjodh nga Zoti për të mbretëruar si mbret i Izraelit (shihni te 1 Mbretërve 1:11–13). Salomoni e donte Zotin dhe dëshironte të ishte një mbret i drejtë (shihni te 1 Mbretërve 3:3). Mund ta ndryshoni emërtimin e figurës së njeriut në tabelë në Salomoni dhe të ndryshoni anën tjetër në Ji një mbret i drejtë.

  • Si mund të pritej që të vepronte një mbret i drejtë?

  • Si mund të jetë ndier Salomoni që po e zëvendësonte të atin si mbret?

Merreni parasysh të paraqitni fragmentet e shkrimit të shenjtë dhe pyetjet vijuese. Mund t’i organizoni nxënësit në dyshe. Vëreni njërin partner të lexojë te 1 Mbretërve 3:5–9 dhe tjetrin të lexojë te 1 Mbretërve 3:10–14, më pas t’ia tregojnë përgjigjet njëri‑tjetrit.

Lexo te 1 Mbretërve 3:5–9, duke kërkuar bekimet që kërkoi Salomoni nga Zoti.

  • Çfarë të bën përshtypje rreth kërkesës së Salomonit? Çfarë cilësish të ngjashme me të Krishtit demonstron Salomoni?

Lexo te 1 Mbretërve 3:10–14, duke kërkuar bekimet që Zoti i premtoi Salomonit.

  • Si mundën një “zemër [e] urtë dhe [e] zgjuar” (vargu 12) dhe “pasuri[a] dhe lavdi[a]” (vargu 13) ta rritnin aftësinë e Salomonit për t’i shërbyer Zotit me drejtësi?

  • Çfarë kërkoi Zoti nga Salomoni për t’u kualifikuar për këto bekime? (Vargu 14.)

Përmblidhe përvojën e Salomonit me Zotin si një pohim të vërtete.

Nxënësit mund të përcaktojnë një të vërtetë të tillë si: Ndërsa e pranojmë përulësisht dobësinë tonë dhe kërkojmë ndihmën e Zotit për t’i bekuar të tjerët, Ai do ta rritë aftësinë tonë për të përmbushur punën e Tij. Mund të jetë e dobishme ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë frazat që e japin mësim këtë të vërtetë.

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018), duke kërkuar premtimin që u jepet të gjithë atyre që janë të gatshëm të marrin pjesë në punën e Zotit.

Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Tani, disa nga ju mund të jenë të druajtur nga natyra ose ta konsiderojnë veten të papërshtatshëm për t’iu përgjigjur pozitivisht [Zotit]. Mbani mend që kjo vepër nuk është vetëm juaja dhe imja. Ajo është vepra e Zotit dhe, kur jemi në punën e Zotit, na është dhënë e drejta të kemi ndihmën e Zotit. Kujtoni që Zoti do t’i japë shpinës atë formë që të mund ta mbajë barrën e vendosur në të.” (“Të Mësojmë, të Bëjmë, të Jemi”, Liahona, nëntor 2008, f. 62)

  • Si mund ta ndihmojnë mësimet e Presidentit Monson dikë që ishte i shqetësuar për aftësinë e tij për t’i shërbyer Zotit?

Mund të vizatoni një urë midis dy anëve të figurës në tabelë dhe ta emërtoni atë Ndihma e Zotit. Ftojini nxënësit të vizatojnë diçka të ngjashme në ditarët e tyre të studimit.

Zoti na e rrit aftësinë për t’i shërbyer Atij

ikona e seminaritNëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për këtë të vërtetë. Një mënyrë për ta bërë këtë, do të ishte të përdorni fletushkën “Merr Pjesë në Punën e Zotit”. Mund ta prisni fletushkën në gjysmë dhe t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin pjesën që përqendrohet në pjesën e së vërtetës rreth së cilës do të donin të mësonin më shumë. Nxënësit mund të punojnë individualisht ose me dy apo tre veta të tjerë që përzgjodhën të njëjtën pjesë.

Pas veprimtarisë së studimit, ftojini nxënësit t’i përgjigjen ftesës vijuese.

Referoju vizatimit në ditarin tënd të studimit nga fillimi i orës mësimore. Me lutje, shkruaj një ose dy dobësi që e ndien se mund të të pengojnë t’i shërbesh më mirë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’i dallosh bekimet që mund të kërkosh nga Zoti, që mund të të ndihmojnë t’i mposhtësh këto dobësi.

Demonstro kuptueshmëri

Sigurojuni nxënësve një mundësi që ta tregojnë atë që kanë mësuar. Kjo mund ta ftojë Frymën e Shenjtë të dëshmojë se ajo që po tregojnë, është e vërtetë. Veprimtaria vijuese është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë.

Imagjino sikur një shoqe të tregon ankthin e saj në lidhje me marrjen e një thirrjeje të re në lagjen ose degën tuaj. Nga ajo që studiove sot, çfarë do t’i tregoje që mund ta ndihmojë shoqen tënde?

Mund të ftoni vullnetarë të flasin në klasë. Merreni parasysh t’i nxitni nxënësit ta marrin fletushkën në shtëpi dhe t’ia tregojnë atë që mësuan një pjesëtari të familjes ose shoku apo shoqeje. Mund të dëshmoni për fuqinë dhe gatishmërinë e Zotit për të na bekuar me atë që na nevojitet për të punuar me besnikëri me Të në këtë punë të madhe.