Seminari
1 Mbretërve 6–9: Salomoni Ndërton Shtëpinë e Zotit


“1 Mbretërve 6–9: Salomoni Ndërton Shtëpinë e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Mbretërve 6–9: Salomoni Ndërton Shtëpinë e Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11: Mësimi 79

1 Mbretërve 6–9

Salomoni Ndërton Shtëpinë e Zotit

Holiness To The Lord The House of The Lord Signs Languages

Në kohën tonë, tempulli po bëhet më i arritshëm anembanë botës, por nuk ka qenë gjithmonë ashtu. Me ndërtimin e tempullit të Salomonit, izraelitët patën më në fund një shtëpi të përhershme të Zotit, një vend ku Vetë Shpëtimtari do të “bano[nte] në mes të bijve të Izraelit” (1 Mbretërve 6:13). Premtimi i Shpëtimtarit po përmbushet edhe në ditët tona ndërsa tempujt përhapen në botë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre që tempulli është shtëpia e Zotit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin një figurë të një tempulli aty afër ose të parapëlqyer. Ata mund të përgatiten për të treguar arsyen përse tempulli është kuptimplotë për ta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Tempulli është shtëpia e Zotit

Për ta filluar orën mësimore, ftojini nxënësit t’i përgjigjen skenarit vijues (ose diçkaje të ngjashme që u përshtatet nevojave të klasës suaj).

Imagjino sikur shoqja jote Anxhela sheh një fotografi të një tempulli të ri që po ndërtohet në zonën tënde dhe pyet:

  • Përse ndërton Kisha jote tempuj?

  • Ku ndryshon një tempull nga ndërtesat e tjera të kishës sate?

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të marrin në shqyrtim se sa të sigurt ndihen në dhënien e përgjigjeve për pyetjet e Anxhelës. Mund të ftoni nja dy nxënës të tregojnë se si ndihen.

Pas përkushtimit të Tempullit të Prajës në Kepin e Gjelbër, Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Former Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.   Replaced September 2019.

“Tempulli është njëmend shtëpia e Zotit. Lejoni që këto fjalë të zhyten me ngadalë në shpirtin tuaj. Është shtëpia e Tij.” (“The House of the Lord – Recent Messages from Prophets, Apostles, and Other Church Leaders”, newsroom.ChurchofJesusChrist.org, 13 gusht 2023)

Ftojini nxënësit ta shkruajnë këtë të vërtetë në ditarët e studimit dhe në tabelë: Tempulli është shtëpia e Zotit.

Ndalu një çast për të ndjekur ftesën e Plakut Andersen që ta lejosh këtë të vërtetë të zhytet me ngadalë në shpirtin tënd ndërsa i përgjigjesh pyetjes vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë do të thotë për ty që tempulli është shtëpia e Zotit?

Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për tempullin si shtëpia e Zotit. Gjatë gjithë mësimit, shtoje atë që po mëson, në ditarin e studimit.

Mund të jetë e dobishme t’i siguroni nxënësit se, megjithëse pyetjet e tyre specifike rreth tempullit mund të mos marrin përgjigje sot, Fryma e Shenjtë do të vazhdojë t’i frymëzojë dhe drejtojë përpjekjet e tyre për të mësuar më shumë rreth shtëpisë së Zotit.

Zoti e urdhëron popullin e Tij të ndërtojë shtëpinë e Tij

Solomon's Temple and Modern Temple

Në malin Sinai, Zoti e urdhëroi popullin të ndërtonte një tabernakull të përkohshëm, të lëvizshëm për t’i bekuar fëmijët e Izraelit (shih tek Eksodi 25:1–8). Shumë breza më vonë, në kohën e mbretit Salomon, nuk ishte ndërtuar ende një tempull i përhershëm.

Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin ngjashmëritë midis urdhrit të Zotit për të ndërtuar shtëpinë e Tij në kohën e 1 Mbretërve 6–9 dhe në kohën tonë, mund të paraqitni figurat e tempullit të Salomonit dhe të tempullit më të afërt të ditëve të sotme.

Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit t’i shohin këto ngjashmëri ndërmjet tempujve në lashtësi dhe në kohën tonë, do të ishte të paraqitni tabelën vijuese.

Në mësim gjenden tri veprimtari të sugjeruara me tabela. Mund të merrni parasysh të ketë njëfarë larmie në mënyrën se si nxënësit do ta studiojnë secilën tabelë. Për veprimtarinë e parë me tabelë, merreni parasysh ta ftoni gjysmën e klasës të studiojë vargjet te kolona “Koha e Salomonit” dhe gjysmën tjetër të studiojë vargjet te kolona “Koha Jonë”. Pasi t’i studiojnë vargjet, nxënësit mund t’ia tregojnë atë që gjetën, një partneri që studioi vargjet e kolonës së kundërt.

Një mënyrë tjetër për ta organizuar veprimtarinë do të ishte t’i ndani nxënësit në tre grupe dhe t’i jepni secilit grup një tabelë. Nxënësit mund të studiojnë së bashku dhe të përzgjedhin një zëdhënës për t’ia paraqitur klasës pjesën e grupit të tij. Në fund të paraqitjes, secili grup mund të tregojë mënyrën se si temat që studiuan, mund të ndihmojnë që pyetjet e Anxhelës të marrin përgjigje.

Ndërsa i studion vargjet vijuese, kërko mësimet që mund të të ndihmojnë të shpjegosh premtimet e Zotit për tempujt në lashtësi dhe sot. Shtoje atë që gjen, në shënimin e ditarit tënd të studimit.

Koha e Salomonit

Koha Jonë

Koha e Salomonit

2 Samuelit 7:4–6

1 Kronikave 22:5–11

1 Mbretërve 5:5; 6:1

Koha Jonë

Doktrina e Besëlidhje 88:119–120

Doktrina e Besëlidhje 97:10–16

  • Çfarë mësove rreth rëndësisë së tempujve sot?

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si ne vazhdojmë ta ndjekim udhëzimin e Shpëtimtarit për të ndërtuar tempuj sot, merreni parasysh të shfaqni një material filmik të profetit të sotëm që njofton për tempuj të rinj gjatë konferencës së përgjithshme. Përndryshe, mund të tregoni disa nga statistikat më të fundit për tempujt, në dispozicion tek Temple List [Lista e Tempujve] në ChurchofJesusChrist.org.

Tempujt i përkushtohen Zotit si shtëpia e Tij

Pas shtatë vjetësh ndërtimi, tempulli i Salomonit përfundoi dhe u përkushtua.

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se lutjet përkushtuese të tempujve merren me anë të zbulesës dhe ruhen në dokumentet e Kishës, merreni parasysh t’i jepni klasës një shembull të një lutjeje përkushtuese. Lutja përkushtuese për secilin tempull funksional mund të gjendet duke përzgjedhur tempullin nga Temple List [Lista e Tempujve] në ChurchofJesusChrist.org.

Për këtë veprimtari me tabelë, mund të paraqitni vargjet dhe t’i ftoni nxënësit të studiojnë gjysmën e kundërt të tabelës që studiuan më parë dhe t’ia tregojnë një partneri që studioi gjysmën tjetër. Për t’i ndihmuar nxënësit ta tregojnë atë që zbulojnë, jepet një pyetje për diskutim.

Lexoji fragmentet vijuese nga lutjet përkushtuese të tempullit të Salomonit dhe tempullit të Kirtlandit duke kërkuar bekimet që kërkuan nga Zoti Salomoni dhe Profeti Jozef Smith.

Koha e Salomonit

Koha Jonë

Koha e Salomonit

1 Mbretërve 8:29–30, 35–40

Koha Jonë

Doktrina e Besëlidhje 109:10–18

  • Si mund të duken bekime të ngjashme sot ndërsa përgatitemi dhe adhurojmë në shtëpinë e Zotit?

Mund të shpjegoni se, pas përkushtimit të shtëpisë së Zotit, populli përjetoi manifestime mbresëlënëse të fuqisë së Tij. Kjo tabelë mund të jetë një çast nderues që nxënësit ta studiojnë individualisht, si të jetë e përshtatshme.

Ndërsa i lexon fragmentet vijuese, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të imagjinosh se si mund të ishe ndier po t’i kishe dëshmuar këto ngjarje.

Koha e Salomonit

Koha Jonë

Koha e Salomonit

1 Mbretërve 9:1–3

2 Kronikave 7:1–3

Koha Jonë

Doktrina e Besëlidhje 110:2–10

  • Çfarë përvojash ke pasur ti ose dikush që ti njeh, nga pjesëmarrja në përkushtimin e një tempulli?

  • Si e ke ndier fuqinë e Shpëtimtarit nga pasja e shtëpisë së Tij në tokë sot?

Mund të jetë e përshtatshme të shpjegoni se himni “Shpirti i Per’ndis’” është kënduar në çdo përkushtim tempulli anembanë botës që nga përkushtimi i tempullit të Kirtlandit. Nxënësit mund ta këndojnë ose dëgjojnë këtë himn, duke kërkuar atë që mësojmë rreth Zotit dhe shtëpisë së Tij. Mund të shihni një material filmik të një kori ose grupi duke kënduar diçka të tillë si “The Spirit of God” [“Shpirti i Perëndisë”] (5:32) nga ChurchofJesusChrist.org.

5:32

Demonstro kuptueshmëri

Për t’i ndihmuar nxënësit të demonstrojnë kuptueshmëri, mund të paraqitni pyetjet e Anxhelës nga fillimi i mësimit.

Mendo për mënyrën se si mësimet që mësove sot mund ta ndihmojnë dikë si Anxhela ta kuptojë më mirë qëllimin e tempujve. Jepu përgjigje pyetjeve me një partner ose në ditarin tënd të studimit.

  • Përse ndërton kisha jote tempuj?

  • Ku ndryshon një tempull nga ndërtesat e tjera të kishës sate?

Ftojini nxënësit të ushtrojnë mësimdhënien ndaj një partneri për atë që kanë mësuar nga studimi i tyre për tempullin e Salomonit dhe tempujt sot. Në përgatitjen e nxënësve për këtë mësim sugjerohet që nxënësit të mund të sjellin në klasë një fotografi të një tempulli aty pranë ose të një tempulli të parapëlqyer. Nëse nxënësit sollën një fotografi, mund t’i ftoni ata t’ia tregojnë atë klasës dhe të tregojnë përse ai tempull është domethënës për ta. Mund të shprehni ndjenjat tuaja rreth Shpëtimtarit dhe shtëpisë së Tij në përfundim të orës mësimore.