“Levitiku, Pjesa 1: ‘Kjo Gjë Është në Ngjashmëri me Flijimin’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Levitiku, Pjesa 1: ‘Kjo Gjë Është në Ngjashmëri me Flijimin’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19: Mësimi 53
Levitiku, Pjesa 1
“Kjo Gjë Është në Ngjashmëri me Flijimin”
Ndërkohë që praktika e flijimit të kafshëve mund të duket diçka e çuditshme sot, këto flijime e ndihmuan Izraelin e lashtë të njihte dhe vlerësonte atë që kishte besëlidhur Shpëtimtari për të bërë për të. Të mësuarit rreth këtyre flijimeve të lashta mund të na ndihmojë në të njëjtën mënyrë të njohim dhe vlerësojmë atë që bëri Shpëtimtari për ne. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë mirënjohje për Jezu Krishtin dhe flijimin e Tij shlyes.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin këshillën që do t’i jepnin dikujt që e ka të vështirë të kuptojë atë që ka bërë Jezu Krishti për të. Mund edhe t’i ftoni nxënësit të pyesin një pjesëtar të familjes ose shok se çfarë këshille do të jepnin ata.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Çfarë ka bërë Ai për mua?
Për t’i përgatitur nxënësit të flasin rreth Jezu Krishtit, merreni parasysh të tregoni përvojën vijuese.
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregoi ndërveprimin vijues që pati me një anëtare të Kishës:
“Në një mbledhje të shtunën në mbrëmje, shumë vjet më parë në një konferencë kunji, takova një grua që tha se shoqet e saj i kishin kërkuar të kthehej në kishë pas shumë vitesh që nuk ishte aktive, por ajo nuk mund të mendonte për ndonjë arsye pse duhej të kthehej. Për ta inkurajuar, unë thashë: ‘Kur merr parasysh të gjitha gjërat që Shpëtimtari ka bërë për ty, ti ke shumë arsye që të kthehesh për ta adhuruar Atë dhe për t’i shërbyer Atij’. U çudita kur ajo u përgjigj: ‘Ç’ka bërë Ai për mua?’” (“Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 75)
Përsiat se çfarë do t’i thoshe asaj gruaje nëse do të ta bënte ty këtë pyetje.
-
Si mund të ndikohet jeta jonë nëse nuk arrijmë ta dallojmë ose kujtojmë atë që ka bërë Shpëtimtari për ne?
Për t’i ndihmuar nxënësit ta individualizojnë mësimin e sotëm, merreni parasysh të paraqitni pyetjet vijuese. Jepuni nxënësve kohë për t’i shënuar përgjigjet e tyre në ditarët e studimit.
-
Çfarë ka bërë Shpëtimtari për ty?
-
Si ndihesh në lidhje me Jezu Krishtin për atë që Ai ka bërë për ty?
Ndërsa studion te Levitiku sot, kërko udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë rreth mënyrës se si mund ta thellosh mirënjohjen tënde për atë që Zoti ka bërë për ty.
Gjetja e Krishtit në sakrifica
Për t’i përgatitur nxënësit të studiojnë librin Levitiku, merreni parasysh të paraqitni figurat në fillim të mësimit. Ftojini nxënësit të diskutojnë atë që dinë rreth ordinancës së shenjtë të flijimit të kafshëve. Për shembull, mund t’i pyesni ata se kur i urdhëroi Perëndia për herë të parë fëmijët e Tij të kryenin flijime kafshësh dhe përse Ai e dha atë urdhërim. Nëse është e nevojshme, mund t’i referoni nxënësit në vargjet te Moisiu 5:6–7. Pastaj bëni pyetjen e mëposhtme.
-
Çfarë përfaqësonin këto flijime?
Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se që nga koha e Adamit dhe Evës, Perëndia i urdhëroi njerëzit e Tij të kryenin flijime kafshësh për t’i ndihmuar ta prisnin me padurim Shpëtimtarin dhe flijimin e Tij shlyes. Kjo praktikë përfundoi me vdekjen e Jezu Krishtit, që ishte “flijim[i] i madh dhe i fundit” (Alma 34:10).
Libri i Levitikut përmban udhëzimet e Zotit për flijimet e kafshëve dhe të llojeve të tjera që Ai ia kërkoi popullit të Tij. Levitiku është si një manual që jep udhëzime për ordinancat, ritualet dhe përgjegjësitë e shenjta të Izraelit të lashtë.
Jepuni mundësi nxënësve për të studiuar disa nga flijimet e përshkruara te Levitiku. Një mënyrë për ta bërë këtë është të shpërndani fletushkën e titulluar “Flijimi i Lashtë: Një Simbol i Jezu Krishtit”. Mund t’i shpërndani të dyja veprimtaritë nga fletushka veçmas, ore mund t’i shpërndani si një fletushkë e vetme.
Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në dyshe. Mund t’i caktoni secilës dyshe të plotësojë njërën nga veprimtaritë. Më pas nxënësit mund t’ia mësojnë atë që mësuan ata vetë, një dysheje tjetër që plotësoi një veprimtari të ndryshme. Ose mund ta ftoni një partner në secilën dyshe që të plotësojë Veprimtarinë e Studimit 1 dhe partnerin tjetër të plotësojë Veprimtarinë e Studimit 2. Pasi nxënësit t’i plotësojnë individualisht veprimtaritë e tyre, ata mund t’ia mësojnë njëri-tjetrit.
Pasi nxënësit ta kenë mbaruar studimin, ftojini ata të tregojnë disa nga përgjigjet e tyre për pyetjet e fletushkës. Mund të përdorni pyetjen vijuese për t’i ndihmuar nxënësit ta përmbledhin atë që mësuan.
-
Si do ta përmblidhje në një thënie të thjeshtë atë që mësove sot rreth Shpëtimtarit dhe flijimit të Tij shlyes?
Nxënësit mund të tregojnë një sërë të vërtetash, të tilla si:
-
Jezu Krishti e ofroi me gatishmëri Veten e Tij si një flijim për ne.
-
Ne mund të marrim falje për mëkatet tona për shkak të Jezu Krishtit.
-
Nëpërmjet flijimit të Tij shlyes, Jezu Krishti pagoi për mëkatet tona duke i marrë ato mbi Veten e Tij.
Për ta thelluar mirënjohjen e nxënësve për këto të vërteta, merreni parasysh të përdorni thënien dhe pyetjet vijuese. Mund ta keni përdorur këtë thënie në Mësimin 27: “Zanafilla 22”.
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, shpjegoi përse e kreu Jezu Krishti Shlyerjen:
“Jezu Krishti e bëri të gjithë këtë, sepse Ai i do të gjithë fëmijët e Perëndisë. Dashuria është shtysa për gjithë këtë dhe ishte kështu që nga fillimi fare. …
Unë … lutem që ne të gjithë do të mbajmë mend atë që ka bërë Shpëtimtari ynë për secilin prej nesh.” (“Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Liahona, maj 2021, f. 77)
-
Si të ndihmon njohuria se Jezu Krishti e lejoi Veten të flijohej për shkak të dashurisë së Tij për ty?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund ta kujtojmë Zotin dhe flijimin e Tij?
Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se një mënyrë se si e mbajmë mend flijimin e Shpëtimtarit, është duke marrë sakramentin çdo javë.
Për t’i ndihmuar nxënësit të shohin lidhjen ndërmjet flijimit të lashtë dhe sakramentit, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Always Remember Him” [“Gjithmonë Kujtojeni Atë”] (5:27), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Më pas mund të bëni pyetjet vijuese.
5:27 -
Ku ngjason sakramenti me flijimet e lashta?
-
Si përpiqesh fort ta kujtosh Shpëtimtarin në jetën tënde të përditshme?
Çfarë bëri Jezusi për mua
Jepuni kohë nxënësve për të reflektuar mbi ndjenjat e tyre ndaj Jezu Krishtit. Për t’i përgatitur ata për të bërë këtë, mund ta ftoni klasën të këndojë himnin “Qëndroj Plot Habi” (Himne, nr. 113). Nxënësit mund të përcaktojnë fraza nga himni që reflektojnë ndjenjat e tyre ndaj Shpëtimtarit.
Përndryshe, mund t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një himn tjetër ose një shkrim të shenjtë rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij. Ata mund të tregojnë frazat që reflektojnë ndjenjat e tyre ndaj Tij.
Më pas, ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese në ditarët e tyre.
-
Si ndihesh rreth Shpëtimtarit dhe asaj që Ai ka bërë për ty?
Nxënësit e gatshëm mund t’i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Shpëtimtarit. Merreni parasysh të tregoni ndjenjat dhe dëshminë tuaj për Të.