Seminari
Eksodi 25; 35–40: “Lavdia e Zotit e Mbushi Tabernakullin”


“Eksodi 25; 35–40: ‘Lavdia e Zotit e Mbushi Tabernakullin’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 25; 35–40: ‘Lavdia e Zotit e Mbushi Tabernakullin’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 35–40; Levitiku 1; 4; 16; 19: Mësimi 52

Eksodi 25; 35–40

“Lavdia e Zotit e Mbushi Tabernakullin”

A depiction of the Israelite tabernacle in the wilderness.  The tabernacle is viewed from above.  The interior and exterior of the tabernacle are depicted.

Për t’iu bindur urdhrit të Zotit, izraelitët ndërtuan një tabernakull, ose tempull, në shkretëtirë. Ky tabernakull ishte një shenjtërore e lëvizshme ku Zoti mund të banonte në mes të popullit të Tij ndërsa ai udhëtonte. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të adhuruar Zotin në tempullin e Tij.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përdorin programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose temples.ChurchofJesusChrist.org për të gjetur figura të tempujve ose materiale filmike të lidhura me tempullin. Kërkojuni nxënësve të mendojnë se si ndihen në lidhje me tempullin e Zotit. Ftojini ata të marrin parasysh se si tempujt e ditëve të sotme i ndihmojnë ata të kujtojnë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Cili është qëllimi i tempujve?

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke treguar skenarin vijues. Mund të paraqitni më pas pyetjet pas skenarit dhe t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë ato me një partner.

Imagjino sikur një tempull do të përkushtohet së afërmi në zonën tënde. Ti fton një shoqe për të frekuentuar me ty shtëpinë e hapur për tempullin. Shoqja jote e pranon ftesën, por thotë se nuk di asnjë gjë rreth tempujve.

  • Çfarë do të doje që shoqja jote të kuptonte rreth tempujve dhe qëllimit të tyre?

  • Si mund të përgjigjeshe nëse shoqja jote do të të pyeste përse tempujt janë të rëndësishëm për ty?

    Pasi nxënësit t’i kenë diskutuar përgjigjet me partnerët e tyre, ftojini ata të mendojnë rreth përgjigjeve të tyre për pyetjen vijuese.

  • Duke përdorur një shkallë nga 1 (e ulët) deri në 5 (e lartë), si do ta vlerësoje dëshirën tënde për ta adhuruar vazhdimisht Zotin në tempull?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth arsyes përse u përgjigjën në atë mënyrë për pyetjen e mëparshme.

Ndërsa studion sot, kushtoji vëmendje asaj që mund të të mësojë Fryma e Shenjtë rreth tempujve dhe mënyrës se si ata mund të na lidhin me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Kërko frymëzim për të të ndihmuar të ndiesh dëshirë më të madhe për ta adhuruar Zotin në tempujt e Tij.

Zoti i urdhëron izraelitët të ndërtojnë një tabernakull

Ndërsa fliste me Moisiun në malin Sinai, Zoti iu kërkoi izraelitëve që të ofronin arin, argjendin e tyre dhe materiale të tjera me vlerë për të ndërtuar një shenjtërore, ose tabernakull, për Të. Në kohën tonë, edhe neve na është kërkuar të ndërtojmë tempuj për të shërbyer si shenjtërore ose një vend shenjtërie.

Lexo tek Eksodi 25:8, duke kërkuar arsyen përse Zoti dëshiroi që izraelitët të ndërtonin një shenjtërore.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë të mëson arsyeja e Zotit për këtë urdhërim rreth Tij dhe mënyrës se si ndihet Ai për ne?

Simbolizmi i tabernakullit

ikona e seminarit Kujtojuni nxënësve se ka shumë simbole në shkrimet e shenjta që mund të na mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Të mësuarit nga simbolet është një aftësi studimi që mund t’i ndihmojë ata të mësojnë më shumë nga shkrimet e shenjta.

Për trajnim shtesë mbi përdorimin e simbolizmit, shihni pjesën “Kërkoni simbole që dëshmojnë për Jezu Krishtin” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve (2022), f. 9.

Sendet dhe ordinancat në tabernakull ishin simbolike. Ata kishin për qëllim t’i mësonin Izraelit rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe mënyrës se si të udhëtojnë në jetë deri tek Ata.

ikona e seminaritPër t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë rreth simboleve të tabernakullit, merreni parasysh të shpërndani fletushkën e titulluar “Tabernakulli i Dhiatës së Vjetër”. Ju gjithashtu mund të vendosni ngjitës shirit ose spango në dyshemenë e klasës për të rikrijuar diagramin nga fletushka.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë sendet në tabernakull në grupe të vogla. Çdo grupi mund t’i caktohen sende të ndryshme për t’i studiuar. Më pas grupet mund t’ia tregojnë gjetjet e tyre klasës. Kujtojuni nxënësve të kërkojnë udhërrëfim nga Shpirti ndërsa marrin parasysh atë që mësojnë nga sendet rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Mund të jepni ndihmë sipas nevojës, por në përgjithësi, më e mira mund të jetë t’i lejoni nxënësit të zbulojnë dhe t’i bëjnë vetë lidhjet ndërsa mësojnë vetë nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

7:19

Në vend të fletushkës, mund t’i vini nxënësit të studiojnë artikullin “Journey through the Ancient Tabernacle” [“Udhëtim nëpër Tabernakullin e Lashtë”] (Ensign, mars 2018, f. 52–53) ose të shohin materialin filmik “The Tabernacle” [“Tabernakulli”] (7:18), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të studiuar, ftojini ata ta tregojnë atë që mësuan. Mund të bëni pyetje si vijueset si pjesë e këtij diskutimi.

  • Cilat simbole dukeshin veçanërisht kuptimplota ose interesante për ty?

  • Çfarë të mësuan simbolet nga tabernakulli rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Tempuj të ditëve të sotme

An exterior shot of the Kinshasa Democratic Republic of the Congo Temple. We see exterior images of the temple.

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të tempullit të ditëve të sotme. Shpjegoni se tempujt sot përfshijnë ordinancat e Priftërisë Melkizedeke që Perëndia nuk ua dha izraelitëve të lashtë për shkak të rebelimit të tyre. Pavarësisht këtij ndryshimi, tempujt tanë kanë shumë ngjashmëri me tabernakullin e lashtë.

  • Çfarë ngjashmërish sheh ndërmjet tempujve tanë dhe tabernakullit të lashtë?

  • Çfarë të vërtetash mëson nga këto ngjashmëri?

Inkurajojini nxënësit të tregojnë një sërë përgjigjesh për pyetjen e mëparshme. Mund t’i renditni në tabelë të vërtetat që përcaktojnë nxënësit. Duke përdorur vetë fjalët e tyre, nxënësit mund të përcaktojnë të vërteta si vijueset:

  • Zoti na urdhëron të ndërtojmë tempuj në mënyrë që Ai të mund të banojë mes nesh.

  • Ordinancat dhe simbolet e tempullit na mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Tempulli na ndihmon të përgatitemi për t’u kthyer tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Shpjegoni se, ashtu si tabernakulli i lashtë, tempujt e ditëve të sotme përmbajnë simbole që na japin mësim rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Baptistry (Temples) at Provo City Center Temple
Winnipeg Manitoba Temple. An interior image of the temple featuring the Sealing Room. There are chairs around an altar. Above the altar is a chandelier. There is a stained glass window on one side.
  • Cilat janë mënyrat se si tempujt e ditëve të sotme të ndihmojnë të kujtosh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

    Si pjesë e diskutimit tuaj të pyetjes së mëparshme, merreni parasysh të tregoni fotografi të dhomave të veçanta brenda tempujve të ditëve të sotme. Për shembull, pasi të vini në dukje një fotografi të pagëzimores në tempull, mund t’i pyesni nxënësit se çfarë mund të na mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ordinanca e pagëzimeve për të vdekurit. Nëse dëshironi, mund të përdorni figurat e mësipërme ose figurat e përfshira në artikullin “Inside Temples” [“Brenda Tempujve”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

    Mund të shihni gjithashtu materialin filmik “Welcome to the Washington D.C. Temple” [“Mirë se Vini në Tempullin e Uashington D.K‑së”] (11:46), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik është një burim tjetër për t’i ndihmuar nxënësit të shohin se si tempujt e ditëve të sotme na mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Nëse koha është e kufizuar, merreni parasysh të shihni një nga pjesët vijuese: nga kodi kohor 0:00 deri në 3:49, kodi kohor 4:37 deri në 7:44, ose nga kodi kohor 8:16 deri në 9:04.

    11:45
  • Si mund të ndikojë dijenia se tempujt na mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në dëshirën tonë për të adhuruar atje?

  • Kur je ndier më afër Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për shkak të tempullit ose pjesëmarrjes në punën në tempull dhe për historinë familjare?

Shënoji mbresat e tua

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar dhe ndier nga Fryma e Shenjtë sot, merreni parasysh t’i ftoni ata t’i përgjigjen pyetjes vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot nga Fryma e Shenjtë që ka ndikuar në dëshirën tënde për ta adhuruar Zotin në tempull?

Mund t’i ftoni disa nxënës të gatshëm ta tregojnë atë që shkruan. Bëjuani të ditur nxënësve se ata do të kenë mundësi për të reflektuar mbi dëshirën e tyre për ta adhuruar Zotin në tempull, në Mësimin 80: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5”.

Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar sot.