Seminari
Eksodi 20:12–17: Dhjetë Urdhërimet na Ndihmojnë t’i Duam Perëndinë dhe të Afërmin Tonë


“Eksodi 20:12–17: Dhjetë Urdhërimet na Ndihmojnë t’i Duam Perëndinë dhe të Afërmin Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 20:12–17: Dhjetë Urdhërimet na Ndihmojnë t’i Duam Perëndinë dhe të Afërmin Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 19–20; 24; 31–34: Mësimi 50

Eksodi 20:12–17

Dhjetë Urdhërimet na Ndihmojnë t’i Duam Perëndinë dhe të Afërmin Tonë

Ohio: Service Project

Kur fëmijët e Izraelit kishin ngritur kampin në malin Sinai, Zoti zbuloi Dhjetë Urdhërimet. Duke i zbatuar Dhjetë Urdhërimet, ne tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë dhe të tjerët. Ndërsa përpiqemi fort t’i duam të tjerët siç bëjnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti, dashuria jonë për Ta rritet gjithashtu. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyra për t’i zbatuar urdhërimet që do t’i ndihmojnë ata ta duan Perëndinë dhe të afërmin e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta vënë në provë njohurinë e tyre për Dhjetë Urdhërimet. Ata mund të punojnë për t’i vendosur ato sipas rendit ose për t’i thënë ato përmendsh.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Anketë rreth urdhërimeve

Ftojini nxënësit t’i gjejnë dhe lexojnë Dhjetë Urdhërimet tek Eksodi 20:3–17 ose në faqen 39 te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022). Ata mund t’u përgjigjen pyetjeve vijuese, ose mund t’i renditin Dhjetë Urdhërimet nga 1 (më i zbatuari) në 10 (më i shkeluri) në bazë të asaj që mund të zbulojë kjo anketë.

  • Cilit nga Dhjetë Urdhërimet mendon se njerëzit i binden më shpesh? Përse?

  • Cilin nga Dhjetë Urdhërimet mendon se njerëzit e shkelin më shpesh? Përse?

  • Si mendon, si reflektohen ndjenjat tona për Perëndinë në mënyrën se si i trajtojmë urdhërimet e Tij?

Dhjetë Urdhërimet na ndihmojnë t’i duam Perëndinë dhe të afërmin tonë

Nxënësit mund t’i kenë studiuar Dhjetë Urdhërimet te Mësimi 49: “Eksodi 20:1–11”. Nëse dëshironi, mund t’i vini nxënësit t’i lexojnë ose shqyrtojnë vargjet te Mateu 22:36–40, duke kërkuar dy urdhërimet e mëdha që dha mësim Jezusi. Nxënësit mund të shqyrtojnë mënyrën se si Dhjetë Urdhërimet tek Eksodi 20:3–17 lidhen me këto dy urdhërime të mëdha. Ndihmojini nxënësit të vënë re se si gjashtë urdhërimet e fundit përqendrohen te dashuria për të afërmin tonë.

Lexo tek Eksodi 20:12–17, gjashtë prej Dhjetë Urdhërimeve të fundit. Shiko se si këto vargje na mësojnë se duke i jetuar Dhjetë Urdhërimet, ne tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë dhe të afërmin tonë.

Ndërsa studion, ji i hapur ndaj mbresave nga Fryma e Shenjtë. Përsiat se çfarë mund të bësh për ta dashur Perëndinë dhe të afërmin tënd duke i zbatuar Dhjetë Urdhërimet.

Urdhërimet për të dashur të afërmin tonë

ikona e seminaritMerreni parasysh të përdorni fletushkën “Urdhërimet që na Ndihmojnë ta Duam të Afërmin Tonë” për t’i ndihmuar nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Ftojini ata të studiojnë njërin nga urdhërimet dhe të përgatiten për ta treguar atë që mësojnë rreth tij. Nxënësit mund të zgjedhin se cilin urdhërim të studiojnë, ose mund t’i caktoni secilit nxënës një urdhërim. Ata mund të studiojnë individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Shpërndajuani fletushkën nxënësve sipas urdhërimit që po studiojnë. Jepuni nxënësve një kohë të caktuar për të studiuar. Lini kohë të mjaftueshme për veprimtarinë e të shprehurit më vonë në mësim.

Të shprehurit e nxënësve

Falënderojini nxënësit për punën e tyre të zellshme dhe lavdërojini për përpjekjet e tyre. Mendoni për një mënyrë se si ata ta shprehin atë që mësuan. Për shembull, mund t’i rregulloni karriget në mënyrë që nxënësit të ulen përballë njëri-tjetrit në rreshta. Jepni një kohë të caktuar që ata t’ia tregojnë atë që studiuan personit të ulur përballë tyre. Pasi të dy nxënësit të flasin, ftojini nxënësit në njërin nga rreshtat të zhvendosen në një karrige më tutje. Tani nxënësit do të jenë me një partner tjetër. Përsëriteni sa herë të dëshironi.

Më pas nxënësit mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese si klasë ose me partnerin e tyre të tanishëm.

Zgjidh një urdhërim të caktuar që e studiove dhe përgjigju për pyetjet vijuese:

  • Si mund të të ndihmojë dashuria për Perëndinë dhe të afërmin tënd ta zbatosh këtë urdhërim?

  • Çfarë bekimesh ke përjetuar nga të jetuarit e këtij urdhërimi?

Merreni parasysh të jepni mendimet tuaja për mënyrën se si bindja ndaj urdhërimeve të Zotit mund të na ndihmojë ta duam Perëndinë dhe të tjerët më shumë. Mund t’i inkurajoni nxënësit të vazhdojnë të përpiqen fort t’u binden Dhjetë Urdhërimeve.