Seminari
Eksodi 20:1–11: Dhjetë Urdhërimet: Ta Duam Perëndinë dhe ta Vëmë Atë të Parin në Jetën Tonë


“Eksodi 20:1–11: Dhjetë Urdhërimet: Ta Duam Perëndinë dhe ta Vëmë Atë të Parin në Jetën Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 20:1–11: Dhjetë Urdhërimet: Ta Duam Perëndinë dhe ta Vëmë Atë të Parin në Jetën Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 19–20; 24; 31–34: Mësimi 49

Eksodi 20:1–11

Dhjetë Urdhërimet: Ta Duam Perëndinë dhe ta Vëmë Atë të Parin në Jetën Tonë

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan të gjithëve dhe duan që ne t’i zgjedhim Ata të parët në jetën tonë. Pasi i çliroi izraelitët nga Egjipti, Zoti i udhëhoqi ata drejt malit Sinai për të bërë një besëlidhje me Të. Atje Ai zbuloi Dhjetë Urdhërimet për t’i ndihmuar ata ta donin Atë më shumë se gjithçka tjetër. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta duan dhe ta nderojnë Perëndinë mbi gjithçka tjetër.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të renditin disa nga urdhërimet e Perëndisë. Ftojini ata të diskutojnë me një pjesëtar të familjes ose shok se si urdhërimet që renditën, i ndihmojnë ata ta tregojnë dashurinë e tyre për Perëndinë dhe ta vënë Atë të parin në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Urdhërimi më i madh

Shënim: Ky mësim përqendrohet te katër urdhërimet e para. Mësimi 50: “Eksodi 20:12–17” do të përqendrohet te gjashtë urdhërimet e fundit.

Nëse dëshironi, mund ta filloni orën mësimore duke u kërkuar nxënësve të mendojnë se cili urdhërim, nga të gjithë urdhërimet e Perëndisë, është më i rëndësishmi. Më pas jepni skenarin vijues.

Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtarin e pyetën se cili nga urdhërimet ishte më i madhi ose më i rëndësishmi (shih te Mateu 22:36).

Lexo te Mateu 22:37–39 (shih edhe te Levitiku 19:18; Ligji i Përtërirë 6:5), duke kërkuar përgjigjen e Shpëtimtarit.

  • Përse mendon se këto janë dy urdhërimet më të mëdha?

Ndërsa i studion Dhjetë Urdhërimet në këtë mësim dhe mësimet e tjera, kërko mënyrën se si këto urdhërime na ndihmojnë t’i duam Perëndinë dhe të afërmit tanë. Gjatë këtij mësimi, ti do të studiosh disa nga Dhjetë Urdhërimet që na ndihmojnë ta duam dhe nderojmë Perëndinë.

Lexo tek Eksodi 20:1–11, duke kërkuar katër urdhërimet e para që Zoti ua dha izraelitëve.

ikona e zotërimit doktrinor Eksodi 20:3–17 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  • Çfarë ngjashmërish sheh ndërmjet këtyre urdhërimeve dhe urdhërimit të madh të parë nga Mateu 22:37–38?

    Nëse dëshironi, mund të përmblidhni në tabelë të vërtetat që japin nxënësit. Ato mund të ngjasojnë me diçka të tillë: Perëndia na urdhëron ta duam Atë dhe ta vëmë Atë të parin në jetën tonë.

    Mund t’i ftoni nxënësit të bëjnë referencë-kryq ose t’i lidhin vargjet tek Eksodi 20:3–17 me vargjet te Mateu 22:36–39.

  • Çfarë mendon se do të thotë ta vëmë Perëndinë të parin në jetën tonë?

Ndihmojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si po e zbatojnë tani këtë të vërtetë në jetën e tyre. Mund t’i ftoni ata të plotësojnë vetëvlerësimin vijues.

Përsiati përgjigjet e tua për pyetjet vijuese. Nëse dëshiron, mund t’i shënosh disa nga mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.

  • A është dashuria ime për Perëndinë ndikimi më i rëndësishëm në jetën time?

  • Çfarë mund të më pengojë ta dua Perëndinë dhe ta vë Atë të parin në jetën time?

Urdhërimet që na ndihmojnë ta duam Perëndinë dhe ta vëmë Atë të parin

ikona e seminaritFletushka shoqëruese është hartuar për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se si urdhërimet tek Eksodi 20:3–11 mund të na ndihmojnë ta duam Perëndinë dhe ta vëmë Atë të parin në jetën tonë. Mund ta përdorni fletushkën në një sërë mënyrash.

Të shprehurit mund t’i ndihmojë nxënësit të jenë më të vetëdijshëm për atë që po mësojnë. Jepuni nxënësve një mundësi për ta treguar atë që mësuan nga fletushka. Nxënësit mund të flasin në grupe të vogla ose me klasën.

Si të jetë e përshtatshme, merreni parasysh t’i përgjigjeni pyetjes vijuese nga përvoja juaj pasi të jenë përgjigjur nxënësit e gatshëm.

  • Çfarë bekimesh ke përjetuar ti, ose dikush që ti njeh, duke e vënë Perëndinë të parin?

Vënia e Perëndisë të parin

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të hartojnë një plan për ta dashur Perëndinë dhe për ta vënë Atë të parin në jetën e tyre. Kujtojuni nxënësve se numri 1 i referohet vënies së Perëndisë të parin në jetën tonë.

Në ditarin tënd të studimit, ose në një copë letre të veçantë, vizato një numër 1 të madh. Bëje të madh sa për të shkruar brenda tij, ose lër hapësirë për të shkruar pranë tij.

Placing God First

Kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të vendosur se çfarë mund të bësh për ta vënë Perëndinë të parin në jetën tënde. Brenda ose pranë numrit 1 shkruaj se çfarë do të bësh. Shkruaji nën të përgjigjet e tua për pyetjet vijuese:

  • Si mund të të ndihmojë bërja e kësaj ta duash Perëndinë dhe ta vësh Atë të parin në jetën tënde?

  • Si mund të të bekojë Zoti për bërjen e kësaj?

  • Me çfarë sfidash mund të përballesh ndërsa e bën këtë? Çfarë mund të bësh për t’i kapërcyer këto sfida?

Inkurajojini nxënësit të veprojnë sipas mbresave shpirtërore që kanë pasur. Nxënësit do të kenë mundësi për ta ndjekur ecurinë e tyre në Mësimin 67: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 4”.

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë tek Eksodi 20:3–17 është “Dhjetë Urdhërimet”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë te shtojca nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.