“Eksodi 14–18: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Eksodi 14–18: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Eksodi 14–18
Eksodi 14–18
Vështrim i Përgjithshëm
Pasi fëmijët e Izraelit u larguan nga Egjipti, ata u gjendën të bllokuar ndërmjet Detit të Kuq dhe ushtrisë së faraonit. Zoti i çliroi në mënyrë të mrekullueshme duke hapur një shteg përmes detit në tokë të thatë. Në shkretëtirë, Zoti u dha mësim, i mbrojti dhe siguroi për izraelitët duke i forcuar ata në betejë dhe duke siguruar në mënyrë të mrekullueshme ujë dhe ushqim, përfshirë manën.
Ndihmojini nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Kur nxënësit e përdorin lirinë e tyre të zgjedhjes për të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e të mësuarit, ata kanë më shumë gjasa që ta ndiejnë ndikimin që kthen në besim të Frymës së Shenjtë. Për të mësuar më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi të Tjerët të Mbanin Përgjegjësi për të Mësuarit e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 24–25). Një shembull i ndihmës ndaj nxënësve që të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit, mund të gjendet në Mësimin 46: “Eksodi 15, 17”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Eksodi 14
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dëshirën për ta vendosur mirëbesimin e tyre te Zoti për forcë dhe çlirim.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të studiojnë tek Eksodi 14:13–14 dhe të marrin parasysh aspekte të jetës së tyre ku mund t’i ndihmojnë këto vargje.
-
Figura: Hartat e Biblës, nr. 2, “Eksodi i Izraelit nga Egjipti dhe Hyrja në Kanaan”; Deti i Kuq; Jezu Krishti
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetje për t’i diskutuar në dyshe ose në grupe të vogla
-
Materiale filmike: “The Passover” [“Pashka”] (2:55) (material filmik vizatimor) nga kodi kohor 1:28 deri në 2:32; “Finding Christ during Difficult Times” [“Gjetja e Krishtit Gjatë Kohëve të Vështira”] (4:35); “Feeling the Lord’s Love and Goodness in Trials” [“Të Ndierit e Dashurisë dhe Mirësisë së Zotit Gjatë Sprovave”] (4:18)
Eksodi 15, 17
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë përcaktimin e të vërtetave nga Perëndia në tregimet në shkrimet e shenjta dhe lidhjen e atyre të vërtetave me jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi tregimet që kanë studiuar nga Dhiata e Vjetër dhe Perla me Vlerë të Madhe deri më tani këtë semestër. Kërkojuni të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar se si do ta plotësonin fjalinë vijuese: “Më pëlqen tregimi i për shkak se më mëson që ”.
-
Figura: Abrahami me Isakun mbi altar; Jozefi i Egjiptit; Moisiu duke ndarë Detin e Kuq
-
Fletushkë: “Përcaktimi i të Vërtetave të Ungjillit nga Eksodi 15, 17”
Eksodi 16
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Zoti çdo ditë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë prova të fuqisë së Zotit në jetën e tyre nga tani e deri në orën e ardhshme mësimore. Inkurajojini ata të gjejnë kohë në lutjet e tyre vetjake ose familjare për ta falënderuar Atin Qiellor për ndihmën e Tij.
-
Send për t’u paraqitur: Bukë
-
Fletushkë: “Bukë nga Qielli”
-
Material filmik: “Daily Bread: Pattern” [“Buka e Përditshme: Modeli”] (2:51)