Seminari
Eksodi 15; 17: Përcaktimi i të Vërtetave nga Perëndia në Shkrimet e Shenjta


“Eksodi 15; 17: Përcaktimi i të Vërtetave nga Perëndia në Shkrimet e Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 15; 17: Përcaktimi i të Vërtetave nga Perëndia në Shkrimet e Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 14–18: Mësimi 46

Eksodi 15; 17

Përcaktimi i të Vërtetave nga Perëndia në Shkrimet e Shenjta

Moses sitting on a rock having his hands held up by Aaron and Hur.

Perëndia shpesh përdor përvoja fizike për të dhënë mësime shpirtërore thelbësore. Për shembull, Perëndia i përdori nevojat e izraelitëve për ujë dhe për ndihmë në betejë për t’u dhënë mësim atyre dhe ne. Nëpërmjet ushtrimit dhe udhërrëfimit të Shpirtit, ne mund të mësojmë të përcaktojmë dhe zbatojmë të vërtetat shpirtërore të tregimeve në shkrimet e shenjta në jetën tonë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë përcaktimin e të vërtetave nga Perëndia në tregimet në shkrimet e shenjta dhe lidhjen e atyre të vërtetave me jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi tregimet që kanë studiuar nga Dhiata e Vjetër dhe Perla me Vlerë të Madhe deri më tani këtë semestër. Kërkojuni të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar se si do ta plotësonin fjalinë vijuese: “Më pëlqen tregimi i për shkak se më mëson që ”.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përcaktimi i të vërtetave të ungjillit në shkrimet e shenjta

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë të gjejnë dhe tregojnë të vërteta të ndryshme të ungjillit. Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni nxënësve se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë burimi i të gjitha të vërtetave të ungjillit. Shpjegoni se të mësuarit se si t’i gjejmë dhe zbatojmë të vërtetat e ungjillit mund të na ndihmojë të afrohemi më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Për ta filluar mësimin, merreni parasysh t’i pyesni nxënësit se si do t’i plotësonin hapësirat bosh në fjalinë më poshtë. Nëse një kujtues pamor i disa prej tregimeve që keni studiuar do të ishte i dobishëm, mund të paraqitni figura si ato më poshtë. Ose ftojini nxënësit të shikojnë nëpër figurat e Dhiatës së Vjetër te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], që mund të gjendet te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nën “Materiale Filmike dhe Figura”.

Plotësoje fjalinë vijuese me një tregim në shkrimet e shenjta sipas zgjedhjes sate:

“Mua më pëlqen tregimi i për shkak se më mëson se .”

The Old Testament prophet standing beside an altar.  Abraham's son Isaac is strapped to the altar.  Abraham is holding a dagger in the air as he prepares to sacrifice Isaac. An angel is appearing before Abraham and commanding him to not sacrifice his son.
Joseph's brothers talking away his coat of many colors.
The Old Testament prophet Moses standing with his arm extended toward the Red Sea. Moses is commanding the Red Sea to part to allow the Israelites to escape the Pharoah of Egypt.

Ndërsa vullnetarët shprehen në klasë, ata mund t’i shkruajnë të vërtetat që përcaktojnë në tabelë. Të vërtetat që ata tregojnë mund të shprehen si doktrinë, si për shembull: “Ne jemi fëmijë të Perëndisë” (shihni te Moisiu 1:1–7). Ose mund të shprehen si parime që mund të zbatohen, si: “Nëse jemi të gatshëm të udhëhiqemi nga Perëndia, Ai do ta rritë aftësinë tonë për ta përmbushur punën e Tij” (shihni te Moisiu 6:31–36). Mund t’u kërkoni gjithashtu nxënësve që flasin të shpjegojnë përse e vërteta që shkruan është e rëndësishme në jetën e tyre.

ikona e seminarit Si mësues, përpiquni të mos jepni reagimin tuaj për çdo koment të nxënësve. Mund të jetë e dobishme t’i kërkoni klasës të tregojë atë që mësoi nga komenti i një nxënësi tjetër. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet ndikimit të Frymës së Shenjtë. Për trajnim shtesë mbi këtë, shihni te “Help learners take responsibility for their learning” [“Ndihmojini nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre”] te Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve] [2022].

Ndërsa nxënësit flasin, mund të vini në dukje se ka një ndryshim të rëndësishëm ndërmjet lidhjes së një tregimi në shkrimet e shenjta dhe gjetjes së të vërtetave të lidhura me të nga Perëndia në atë tregim. Shpjegoni se, ndërsa e kërkojnë me lutje udhërrëfimin e Shpirtit gjatë studimit të tyre të shkrimeve të shenjta, Ati Qiellor do t’i ndihmojë ata të gjejnë të vërtetat që janë më me rëndësi për ta.

Pasi nxënësit të mbarojnë të foluri, ftojini të reflektojnë mbi përpjekjet e tyre për të përcaktuar të vërtetat gjatë studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta. Mund të përdorni nxitjet vijuese.

Shënoji përgjigjet e tua për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • A po të ndihmon studimi yt vetjak i shkrimeve të shenjta t’i afrohesh më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Përse po ose përse jo?

  • Sa shpesh ndalon gjatë studimit të shkrimeve të shenjta për të përcaktuar të vërtetat ku ti e ndien se Ati Qiellor dëshiron që të përqendrohesh?

  • A përpiqesh të kuptosh se si tregimet në shkrimet e shenjta zbatohen në jetën tënde?

Ndërsa i studion tregimet nga Eksodi 15 dhe 17 sot, kushtoju vëmendje mendimeve të frymëzuara dhe ndjenjave nga Shpirti. Kërko mbresa që mund të të ndihmojnë të përfitosh më shumë nga studimi yt vetjak i shkrimeve të shenjta.

Përcaktimi i të vërtetave të ungjillit nga Eksodi 15, 17

Në këtë pjesë të mësimit, nxënësit do të kenë mundësinë të përcaktojnë dhe gjejnë të vërteta që lidhen nga tregimi i Zotit që kujdeset për izraelitët në shkretëtirë.

ikona e seminarit Merreni parasysh ta ndani klasën në dyshe. Caktoni numër të njëjtë dyshesh që të studiojnë secilin prej tregimeve në fletushkë. Mund t’i caktoni nxënësit me më pak përvojë në studimin e shkrimeve të shenjta që të punojnë me nxënës që kanë më shumë përvojë.

Sigurohuni t’u jepni dysheve kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe përgatitur. Mund të ecni nëpër klasë dhe t’i ndihmoni nxënësit që mund të kenë nevojë për pak drejtim shtesë.

Pas një kohe të mjaftueshme për të studiuar, diskutuar dhe përgatitur, jepuni dysheve mundësinë ta tregojnë atë që mësuan. Sa vijon janë mënyra se si nxënësit mund të shprehen në varësi të kohës në dispozicion:

  • Çdo dyshe flet me një dyshe që studioi një tregim të ndryshëm. Më pas ata ndërrohen edhe një herë për të folur me një dyshe që studioi tregimin e mbetur.

  • Në fillim dyshet afrohen dhe flasin me të tjerët që studiuan të njëjtin tregim. (Kjo mund t’u japë nxënësve ide shtesë rreth tregimit të tyre.) Më pas nxënësit afrohen dhe flasin në grupe me nga gjashtë veta, ku çdo dyshe ka studiuar tregime të ndryshme.

  • Dyshet mund t’ia paraqitin me radhë të gjithë klasës atë që përgatitën.

Individualizimi i mësimit

Për ta përmbyllur mësimin, merreni parasysh të përdorni nxitje si vijueset për t’i ndihmuar nxënësit ta individualizojnë atë që mësuan.

Mbaji shënim mendimet e tua për sa vijon në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mendon se Ati Qiellor do të donte të kujtoje nga ky mësim? Përse?

  • Si mund ta përdorësh zotësinë e përcaktimit të të vërtetave nga tregimet në shkrimet e shenjta në studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta? Si mund të ndikojë përdorimi i kësaj zotësie në përvojën tënde me shkrimet e shenjta?

Mund të ftoni vullnetarë të tregojnë pjesë të asaj që shkruan në ditarët e tyre të studimit.

Gjithashtu, merreni parasysh të kërkoni mundësi në mësimet e ardhshme për t’i ftuar nxënësit të tregojnë të vërtetat që po mësojnë nga studimi i tyre vetjak i shkrimeve të shenjta.