Seminari
Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore


“Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 7–13: Mësimi 44

Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor

Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Young man (seminary student) in gray sweater, holding and reading scriptures at desk in seminary class. (horiz)

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë te fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër dhe të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse do të duan, ata mund edhe ta mësojnë përmendsh të gjithë fragmentin. Ftojini ata të përsiatin për mënyrën se si të mësuarit përmendsh të frazave ose fragmenteve kyç mund t’i ndihmojë ata në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Mëso përmendsh

Në pjesën e parë të këtij mësimi do të krahasojmë mësimin përmendsh të një shkrimi të shenjtë me zënien e një shoku të ri. Mendoni për një veprimtari për t’i përgatitur nxënësit për këtë krahasim. Për shembull, nëse keni një klasë të madhe ku nxënësit mund të mos e njohin mirë njëri-tjetrin, mund t’i ftoni nxënësit të thonë emrat e sa më shumë njerëzve në klasë që të munden. Ata mund ta bëjnë këtë individualisht ose në grupe të vogla. Ftojini nxënësit të përsiatin se kë kanë arritur ta njohin mirë.

  • Cilat janë disa arsye përse është mirë të arrish t’i njohësh njerëzit në këtë klasë?

  • Cilat janë disa dobi të të pasurit e shokëve?

Lexoje thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Final official portrait of Elder Richard G. Scott of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.  Passed away 22 September 2015.

“Fuqi e madhe mund të vijë nga futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta. Futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta është si të krijosh miqësi të re.” (“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6)

  • Në ç’mënyrë mendon se një frazë ose fragment i mësuar përmendsh i shkrimit të shenjtë mund të jetë si një shok?

Ndërsa nxënësit flasin, mund të doni t’i shkruani përgjigjet e tyre në tabelë. Ftojini nxënësit të lexojmë më shumë nga Plaku Skot në thënien vijuese, duke kërkuar përgjigje shtesë. Mund të vini gjithashtu në dukje se fjalët e shkrimit të shenjtë janë nga Zoti ose të frymëzuara prej Tij. Në shumë mënyra, shkrimet e shenjta janë si të kesh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin si shokë udhërrëfyes.

Plaku Skot vazhdoi:

“Ajo është si të zbulosh një individ të ri që mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të japë frymëzim e ngushëllim dhe të jetë një burim nxitjeje për ndryshimin e nevojshëm”. (Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6)

  • Kur ka qenë një shkrim i shenjtë ose frazë e mësuar përmendsh si një shok për ty në ndonjë nga këto mënyra?

  • Cilat janë disa gjëra që ti i bën ose mund t’i bësh që mund të të ndihmojnë të mësosh përmendsh fraza kyç ose fragmente të shkrimit të shenjtë?

Përgjigjet mund të përfshijnë përsëritjen e frazave ose fragmenteve, të shkruarit e tyre, ose përdorimin e kartave të ilustrimit apo letrave që nxënësit i krijuan në Mësimin 15: “Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor”.

Merreni parasysh të paraqitni ose t’i siguroni çdo nxënësi fragmentet e zotërimit doktrinor që i kanë studiuar deri tani. Një listë e referencave të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Vjetër, mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta në veprimtarinë vijuese:

Ndiqe këshillën e Plakut Skot për të “krij[uar] miqësi të re[ja]” duke mësuar përmendsh referencat dhe frazat kyç për disa shkrime të shenjta të zotërimit doktrinor. Mund të mësosh përmendsh edhe një fragment të tërë.

Përzgjidh njërën nga frazat ose fragmentet që mësove përmendsh dhe përgjigju për pyetjen vijues:

  • Si mund të jetë kjo frazë ose fragment si një shok për ty? (Si mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të të japë frymëzim ose ngushëllim, ose të jetë një burim për ndryshimin e nevojshëm?)

Ftoni nxënës të shumtë të flasin. Merreni parasysh të jepni edhe mendimet tuaja. Kërkoni mënyra për t’i inkurajuar nxënësit të vazhdojnë të mësojnë përmendsh shkrime të shenjta.

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Pjesa e mbetur e mësimit përqendrohet te ndihma ndaj nxënësve që t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata që kanë lidhje me to. Përpara se të vazhdoni, mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit t’i rishikojnë këto parime. Aftësia e nxënësve për t’i kujtuar me lehtësi dhe për t’i zbatuar këto parime të marrjes së njohurisë shpirtërore do të rritet nëpërmjet rishikimit dhe ushtrimit të përsëritur. Veprimtaritë e sugjeruara për rishikim mund të gjenden në pjesën e shtojcës me titull “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Përshkrimet e parimeve gjenden në paragrafët 5–12 te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Përsiatni për nevojat e nxënësve tuaj dhe kërkoni ndihmën e Zotit për të përzgjedhur njërin nga skenarët vijues ose për të përshtatur apo krijuar një për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve tuaj. Ose lexoni dy apo tre nga skenarët me zë të lartë dhe ftojeni klasën të përzgjedhë njërin që e ndien se do të ishte më i dobishmi për t’u përqendruar.

  • “Dëgjoj të rinj të tjerë të flasin rreth shpërndarjes së fotografive të tyre jomodeste, të papërshtatshme, ose edhe nudo me anë të telefonave të tyre. Mund ta kuptoj se ata nuk mendojnë se është ndonjë gjë e madhe. Është me siguri thjesht një pjesë normale e marrëdhënieve, ose ata thjesht po argëtohen.”

  • “Duket sikur është normale të shohësh dhe dëgjosh gjëra seksuale. Barsoletat, skenat në filma, materialet filmike në internet e me radhë, përmbajnë referenca seksuale. Ajo që udhëheqësit e Kishës mendojnë se është e përshtatshme është ndryshe nga ajo që shumë njerëz të tjerë thonë se është normale. Unë mendoj se kohët kanë ndryshuar tani dhe nuk është aq problem sa ka qenë më përpara.”

  • “Unë kam bërë më parë mësime rreth ligjit të dëlirësisë, por duket se shumë adoleshentë aty ku unë jetoj, janë seksualisht aktivë ose të paktën nuk planifikojnë të presin derisa të martohen. Mendoj se e kuptoj përse udhëheqësit e Kishës na thonë të jemi seksualisht të pastër dhe kjo ka shumë gjëra të mira, por ndonjëherë pyes veten nëse ia vlen.”

    Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur personi që flet në këtë skenar është këtu me ta. Shpjegoni se ky është dikush me një zemër të sinqertë. Kujtojuni nxënësve se ne duhet të përpiqemi fort t’i trajtojmë të gjithë njerëzit me të njëjtën dashuri dhe respekt siç bëjnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  • Çfarë supozimesh rreth ligjit të dëlirësisë vure re në këtë skenar?

    Shpjegoni se klasa do të përgatitet për ta ndihmuar këtë person. Ndërsa nxënësit e diskutojnë pyetjen vijuese, sigurojini se nuk ka përgjigje të gabuara.

  • Nëse do të përpiqeshe ta ndihmoje këtë person, te cili parim i marrjes së njohurisë shpirtërore do të përqendroheshe në fillim? Përse?

Përgatit një mënyrë për ta përdorur këtë parim të marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar këtë person. Kjo mund të përfshijë:

  • Një pyetje që mund t’i bësh këtij personi.

  • Shkrime të shenjta, duke përfshirë fragmentet e zotërimit doktrinor, ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund të ndihmojnë.

  • Mendimet, ndjenjat ose dëshminë tënde.

Nëse është e dobishme, paraqitni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit. Përndryshe, nxënësit mund të përgatitin vetë një mënyrë për ta përdorur një parim të marrjes së njohurisë shpirtërore. Më pas ata mund të përdorin pyetjet vijuese për të përgatitur një mënyrë për të përdorur një parim shtesë.

Shqyrtoji Konceptet dhe Pyetjet me një Këndvështrim të Përjetshëm

  • Si mund ta ndihmojë personin në skenar kuptueshmëria e ndjenjave të Perëndisë rreth pastërtisë seksuale? (Shih te Zanafilla 39:9; 1 Korintasve 6:18–19; Jakobi [LiM] 2:28.)

  • Cilat zgjedhje mendon se qëndrimi i këtij personi mund ta shtyjë të marrë?

Kërko Kuptueshmëri të Mëtejshme nëpërmjet Burimeve të Caktuara në Mënyrë Hyjnore

Vepro me Besim

  • Në këtë situatë, si mendon se do të ishte të veprosh me besim te Shpëtimtari Jezu Krisht?

  • Nëse do të ishe në një situatë të ngjashme, çfarë mund të bëje për ta ftuar ndihmën dhe fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tënde?

Pasi nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, kërkojuni atyre të flasin. Merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si “A do të donte dikush tjetër t’i shtonte asaj që u tha?” “Si mendoni se mund të reagojë personi që po përpiqemi ta ndihmojmë ndaj asaj që po thuhet?” “Si mund ta ndihmojmë këtë person ta ndiejë më shumë dashurinë e Zotit dhe të ndihet më i prirur për ta kërkuar ndihmën e Tij?” dhe “Si mund të ndihmojë një parim i ndryshëm i marrjes së njohurisë shpirtërore?”

Në ditarin tënd të studimit, shkruaje atë që mësove nga kjo përvojë që dëshiron ta mbash mend. Kjo mund të përfshijë mënyrën se si procesi i përdorimit të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të të ndihmojë për çdo pyetje ose shqetësim që ke.