“Eksodi 7–13: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Eksodi 7–13: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Eksodi 7–11
Eksodi 7–13
Vështrim i Përgjithshëm
Zoti e tregoi fuqinë e Tij përpara faraonit shumë herë në një seri plagësh. Plaga e fundit që do t’i çlironte izraelitët ishte vdekja e të gjithë fëmijëve të parëlindur në Egjipt. Megjithatë, Zoti dha udhëzime në mënyrë që plaga të “kalo[nte] tutje” njerëzve që me bindje e vendosën mirëbesimin e tyre tek Ai (shih tek Eksodi 12:13). Për t’i ndihmuar fëmijët e Izraelit të kujtonin se Zoti i çliroi ata nga Egjipti, Ai krijoi Festën e Pashkës. Kjo javë përfshin edhe një mësim të Ushtrimit të Zotërimit Doktrinor.
Ndihmojini nxënësit të gjejnë domethënie vetjake në doktrinën që jepni mësim. Ndihma ndaj nxënësve që të dallojnë lidhjen vetjake me doktrinën e Shpëtimtarit mund të ndihmojë që ajo që mësojnë të jetë kuptimplotë dhe e dobishme. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 43: “Eksodi 12–13, Pjesa 2”. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit të Gjenin Lidhje Vetjake te Doktrina e Tij” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 22).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Eksodi 7–11
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ta dallojnë fuqinë e Zotit dhe të besojnë tek Ai.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë prova të fuqisë së Zotit në jetën e tyre nga tani e deri në orën e ardhshme mësimore.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela për plagët dhe dy pyetjet që vijojnë
Eksodi 12–13, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për simbolet e Jezu Krishtit që i kanë studiuar në të kaluarën. Kërkojuni atyre të marrin parasysh se çfarë na mësojnë këto simbole rreth Tij. Më pas ftojini ata të zgjedhin një simbol dhe t’i shpjegojnë dikujt se çfarë na mëson ai rreth Jezu Krishtit.
-
Figurë: Darka e Pashkës
Eksodi 12–13, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kujtojnë Shpëtimtarin ndërsa përgatiten për ordinancën e sakramentit dhe marrin pjesë në të.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar diçka që i ka ndihmuar ata ta kujtojnë Shpëtimtarin para, gjatë ose pas sakramentit. Kjo mund të përfshijë një figurë, shkrim të shenjtë, himn ose citim të parapëlqyer.
-
Materiale për t’u paraqitur: Një figurë ose objekt që ju ndihmon të kujtoni diçka ose dikë të rëndësishëm për ju
-
Figura: Një figurë e Jezu Krishtit; darkës së Pashkës; Jezu Krishtit në Darkën e Fundit
-
Material filmik: “The Last Supper” [“Darka e Fundit”] (5:55) nga kodi kohor 0:00 deri në 1:18 dhe nga kodi kohor 2:13 deri në 3:15
-
Materiale për nxënësit: Letër dhe mjete për punë artistike
Ushtrimi 3 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër dhe të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse do të duan, ata mund edhe ta mësojnë përmendsh të gjithë fragmentin. Ftojini ata të përsiatin për mënyrën se si të mësuarit përmendsh të frazave ose fragmenteve kyç mund t’i ndihmojë ata në jetën e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një listë e fragmenteve të zotërimit doktrinor që nxënësit i kanë studiuar deri tani. Një listë e referencave të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Vjetër, mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Materiale për nxënësit: Pamfletet Për Forcën e Rinisë; pjesa e titulluar “Bekimet e Qenies të Dëlirë” në fjalimin e konferencës së përgjithshme të Plakut Dejvid A. Bednar “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë” (Liahona, maj 2013, f. 43–44)