Seminari
Zanafilla 42–50: Vështrim i Përgjithshëm


“Zanafilla 42–50: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zanafilla 42–50: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Zanafilla 42–50

Zanafilla 42–50

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë shtatë vjetëve të zisë së bukës të profetizuar nga Jozefi i Egjiptit, vëllezërit e tij erdhën nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqim në Egjipt. Vëllezërit e tij nuk e njohën Jozefin, por ai i njohu ata. Jozefi i akuzoi se ishin spiunë, e mbajti Simeonin në burg dhe u tha atyre të ktheheshin me vëllanë e tyre më të vogël, Beniaminin. Jozefi u dha atyre ushqim dhe i vendosi paratë që ata paguan, në trastat e tyre të ushqimeve. Më vonë, kur ata u kthyen me Beniaminin, Jozefi ua zbuloi veten vëllezërve të tij dhe i fali ata. Në fund fare, i ati i Jozefit, Jakobi dhe e gjithë familja e tij erdhën për të jetuar në Egjipt. Afër fundit të jetës së tij, Jozefi i Egjiptit profetizoi se në ditët e mëvonshme Zoti do të ngrinte një profet për ta nxjerrë popullin nga errësira. Ky profet ishte Jozef Smithi.

ikona e seminaritGjeni mënyra të përshtatshme për ta shprehur dashurinë tuaj. Kur njerëzit që u jepni mësim, e ndiejnë dashurinë tuaj, ka më shumë gjasa që ata të ndiejnë edhe dashurinë e Shpëtimtarit për ta ndërsa u jepni mësim. Shpëtimtari kërkonte gjithmonë mënyra unike dhe vetjake për t’i ndihmuar njerëzit që u jepte mësim, ta ndienin dashurinë e Tij. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari e Shprehu Dashurinë e Tij për Ata të Cilëve u Dha Mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 14–15).

Kërkoni mundësi këtë javë për ta shprehur në mënyrën e duhur dashurinë tuaj për nxënësit tuaj. Një mënyrë se si mund ta bëni këtë, është t’u dërgoni një mesazh prindërve të disa nxënësve duke u treguar diçka pozitive që keni vërë re në lidhje me fëmijët e tyre. (Për trajnim shtesë, shihni pjesën “Gjeni mënyra të përshtatshme për ta shprehur dashurinë tuaj” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Zanafilla 42–45

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit duke qenë më falës.

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 50

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i forcojnë dëshmitë e tyre që Zoti e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë atë që ka bërë Profeti Jozef Smith, që i ka ndihmuar ata të vijnë më pranë Jezu Krishtit. Ata mund t’i kërkojnë edhe një pjesëtari të familjes ose shoku të shprehë mendimet dhe ndjenjat e tij.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një tabelë me dy kolona me një kolonë të titulluar “Profeci rreth Jozef Smithit” dhe tjetrën “Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci”

  • Figura: Jozefi në Egjipt; Moisiu; Jozef Smithi; Jezu Krishti

  • Material filmik: “Joseph Smith” [“Jozef Smithi”] (14:49) nga kodi kohor 11:44 deri në 12:48

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar, gjatë studimit të tyre të kapitujve te Zanafilla 12–50 dhe Abraham 1–2.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar mënyrat se si janë rritur shpirtërisht nga studimi i tyre i Dhiatës së Vjetër dhe i librit Perla me Vlerë të Madhe këtë vit. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re rritjen dhe të mësuarit e tyre.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Vizatimi i një fidani dhe një peme të rritur; figura e tempullit e përdorur te Mësimi 29: “Zanafilla 24”; tabelë në lidhje me planet e nxënësve për të mbledhur Izraelin

  • Figura: Ëndrra e Jakobit