“Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 50: ‘Një Shikues do të Ngrejë Zoti, Perëndia Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 50: ‘Një Shikues do të Ngrejë Zoti, Perëndia Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 42–50: Mësimi 36
Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 50
“Një Shikues do të Ngrejë Zoti, Perëndia Im”
Pak para vdekjes së tij, Jozefi i Egjiptit profetizoi se në ditët e mëvonshme Zoti do ta ngrinte Jozef Smithin për të bërë punën e Tij. Ne mund të marrim vetë dëshminë tonë se Jozef Smithi ishte shërbëtori i Zotit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i forcojnë dëshmitë e tyre që Zoti e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shkruajnë atë që ka bërë Profeti Jozef Smith, që i ka ndihmuar ata të vijnë më pranë Jezu Krishtit. Ata mund t’i kërkojnë edhe një pjesëtari të familjes ose shoku të shprehë mendimet dhe ndjenjat e tij.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Çlirimi i popullit të Zotit
Merreni parasysh të paraqitni figurat e Jozefit në Egjipt dhe të Moisiut. Kërkojuni nxënësve të përcaktojnë mënyrën se si Zoti e përdori secilin prej këtyre individëve si një çlirues (një person që i shpëton të tjerët). Më pas, tregoni figurën e Jozef Smithit dhe pyetini nxënësit se si e përdori Zoti atë si një çlirues. Në fund, tregoni një figurë të Jezu Krishtit, Çliruesit, dhe diskutoni mënyrat se si na çliron Jezu Krishti.
Pasi nxënësit të japin mendimet e tyre, përdorini figurat dhe paragrafin e mëposhtëm për të përmbledhur ngjarjet dhe profecitë te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 50.
Në fund të jetës së tij, Jozefi i Egjiptit profetizoi se Zoti do të ngrinte dy profetë, që janë pasardhës të Jakobit, për të ndihmuar të çlirohej populli i Tij nga robëria. Moisiu do të vinte për t’i çliruar izraelitët nga robëria fizike në Egjipt (shih te PJS, Zanafilla 50:24, 29). Më pas, në ditët e mëvonshme, Zoti do ta çlironte popullin e Tij nga errësira shpirtërore nëpërmjet Profetit Jozef Smith.
Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë atë që dinë dhe besojnë rreth Jozef Smithit, merreni parasysh t’i ftoni ata t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.
-
Çfarë mendimesh ose ndjenjash të vijnë në mendje kur mendon për Profetin Jozef Smith?
-
Si do ta përshkruaje gjendjen e tanishme të dëshmisë sate që ai u thirr nga Perëndia për të qenë një profet?
Ndërsa studion sot, dëgjo mbresat nga Shpirti që konfirmojnë se Zoti e thirri Jozef Smithin si një profet. Ati Qiellor mund të të dërgojë mendime në mendje ose ndjenja në zemër nëpërmjet Frymës së Shenjtë që të thotë se ajo që po studion është e vërtetë.
Jozefi i Egjiptit profetizon për Jozef Smithin
Ftojini nxënësit të krijojnë një tabelë bosh të ngjashme me atë më poshtë në ditarët e tyre të studimit. Nxënësit mund të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për të plotësuar tabelën. Mund ta përdorni informacionin që jepet në tabelë për të treguar mënyrën se si mund të bëhet kjo dhe për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë përgjigjet sipas nevojës.
Mund t’i ndihmoni nxënësit të gjejnë materialin Shtojca për Përkthimin prej Joseph Smith-it në shkrimet e tyre të shenjta ose te Ndihma për Studimin te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Gjithashtu, mund t’u kujtoni nxënësve se një shikues është një zbulues dhe profet që e njeh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen (shihni te Mosia 8:17); “fryti i ijëve të tua” (PJS, Zanafilla 50:27) u referohet pasardhësve të Jozefit të Egjiptit; shkrimet e farës së Jozefit i referohen Librit të Mormonit dhe shkrimet e farës së Judës i referohen Biblës (shihni te PJS, Zanafilla 50:31).
Lexo te Përkthimi prej Jozef Smith-it, Zanafilla 50:26–33 për të plotësuar tabelën vijuese.
|
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): |
Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: |
|---|---|
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): “Ai do të vlerësohet shumë” (vargu 27) | Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: Miliona besimtarë e konsiderojnë Jozef Smithin si Profetin e Rivendosjes. |
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): “Ai do t’i sjellë ata në njohurinë e besëlidhjeve që unë kam bërë me etërit e tu” (vargu 28) | Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: Nëpërmjet priftërisë së rivendosur, ne mund të bëjmë besëlidhje me Perëndinë nëpërmjet ordinancës së pagëzimit dhe ordinancave të tjera. Një nga qëllimet e Librit të Mormonit është të sjellë Shtëpinë e Izraelit te njohuria e besëlidhjeve të Zotit. |
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): “Atij do t’i jap fuqi ta nxjerrë fjalën time” (vargu 30) | Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: Zoti zbuloi Librin e Mormonit, librin Doktrina e Besëlidhje, Përkthimin prej Joseph Smith-it dhe shkrime të tjera të frymëzuara nëpërmjet Jozef Smithit. |
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): “Nga dobësia ai do të bëhet i fortë” (vargu 32) | Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: Nga fillimet e thjeshta dhe arsimimi formal i paktë, Jozef Smithi u bë një profet i fuqishëm. |
Profecia rreth Jozef Smithit (duke përfshirë vargun): “Ata që përpiqen ta shkatërrojnë atë do të ngatërrohen” (vargu 33) | Mënyrat e mundshme se si u përmbush kjo profeci: Ata që kërkojnë ta diskreditojnë Jozef Smithin dhe punën e tij do të jenë të pasuksesshëm. |
Si pjesë e diskutimit tuaj, mund të vini në dukje frazat se “rrisë/ngrejë/rris/rrisja” përdoren shtatë herë në këto vargje. Disa kuptime të mundshme për këtë frazë janë: i thirrur, i zgjedhur ose i përgatitur për të bërë një punë që do t’i sillte popullit të Zotit shpëtim (vargu 33). Mund t’i ftoni gjithashtu nxënësit të përcaktojnë një model tjetër duke shenjuar çdo herë që Zoti është Ai që kryen veprimin, të tillë si “do të rris” (vargu 27) ose “do t’i jap fuqi” (vargu 30).
-
Çfarë profecish të bënë përshtypje në këto vargje? Përse?
Ndër të vërtetat e mundshme që mund të përcaktojnë nxënësit, vini në dukje sa vijon: Zoti e zgjodhi dhe e përgatiti Jozef Smithin për të nxjerrë në dritë Librin e Mormonit. Ftojini nxënësit të marrin parasysh ta shkruajnë këtë të vërtetë pranë vargjeve 30–33.
-
Çfarë të vërtetash mund të përcaktosh rreth Zotit nga ajo që studiove rreth Jozef Smithit?
-
Si mendon, në ç’mënyrë Libri i Mormonit i sjell shpëtim popullit të Zotit?
-
Si e ka bekuar Libri i Mormonit jetën tënde?
Fitimi i një dëshmie shpirtërore për Profetin Jozef Smith
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Çdo besimtar ka nevojë për një pohim shpirtëror për misionin dhe karakterin hyjnor të Profetit Jozef Smith. Kjo është e vërtetë për çdo brez.” (“Jozef Smithi”, Liahona, nëntor 2014, f. 30)
-
Përse mendon se është e rëndësishme për secilin prej nesh që të marrë një konfirmim shpirtëror nga Ati Qiellor, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, rreth misionit hyjnor të Jozef Smithit?
Jepni thënien vijuese nga Plaku Andersen ose shfaqni materialin filmik “Joseph Smith” [“Jozef Smithi”] në ChurchofJesusChrist.org nga kodi kohor 11:44 deri në 12:48.
Plaku Andersen dha dy mënyra se si mund ta fitojmë ose forcojmë dëshminë tonë për Profetin Jozef Smith.
“Të rinjve që po dëgjojnë sot ose që i lexojnë këto fjalë në ditët në të ardhmen, unë u jap një sfidë të veçantë: Fitoni një dëshmi vetjake për Profetin Jozef Smith. Lëreni zërin tuaj të ndihmojë për përmbushjen e fjalëve profetike të Moronit duke folur mirë për Profetin. Ja ku janë dy ide: Së pari, gjeni shkrime të shenjta në Librin e Mormonit që ju e ndieni dhe e dini se janë absolutisht të vërteta. Pastaj, tregojuani ato familjes dhe miqve tuaj në mbrëmjen familjare, në seminar dhe në klasat tuaja të Të Rinjve dhe të Të Rejave, duke e pranuar se Jozefi ishte një mjet në duart e Perëndisë. Pastaj, lexoni dëshminë e Profetit Jozef Smith te Perla me Vlerë të Madhe. … Kjo është dëshmia vetjake e Jozefit lidhur me atë që ndodhi në të vërtetë. Lexojeni shpesh.” (“Jozef Smithi”, Liahona, nëntor 2014, f. 30)
Pasi ta jepni këtë thënie, ftojini nxënësit të zgjedhin një nga sugjerimet e Plakut Andersen për të forcuar dëshminë e tyre vetjake që Zoti e thirri Jozef Smithin si një profet.
Mundësia 1: Gjej një ose më shumë shkrime të shenjta kuptimplota për ty në Librin e Mormonit. Bëj një figurë ose shkruaj një paragraf që e thekson përzgjedhjen tënde. Përfshiji mendimet dhe ndjenjat e tua rreth mënyrës se si Libri i Mormonit dhe mësimet e tij të ndihmojnë të mësosh rreth Shpëtimtarit dhe ta duash Atë. Gjithashtu, përfshi mënyrën se si kjo ndihmon që të vërtetohet se Jozefi ishte një mjet në duart e Perëndisë.
Mundësia 2: Lexoje dëshminë e Jozef Smithit siç shënohet te Joseph Smith – Historia 1:15–20 dhe dëshminë e Jozef Smithit të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 135:3. Krijo një figurë ose shkruaj një paragraf rreth asaj që ke mësuar dhe ndier për mënyrën se si Shpëtimtari e zgjodhi dhe e përgatiti Jozef Smithin për të qenë profeti i Rivendosjes.
Dëshmo për Profetin Jozef Smith
Pasi nxënësit ta kenë përfunduar veprimtarinë, ftojini ata t’ia tregojnë një anëtari të klasës atë që krijuan.
Më pas, mund të ftoni disa nxënës të gatshëm të dëshmojnë rreth mënyrës se si Jezu Krishti e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë.
-
Çfarë ke mësuar sot që e ka forcuar dëshminë tënde për Jozef Smithin?
-
Si e forcon dëshminë tënde për Jezu Krishtin të pasurit e një dëshmie për Jozef Smithin?
Merreni parasysh ta përmbyllni me dëshminë tuaj për punën që kreu Zoti nëpërmjet Jozef Smithit. Ftojini nxënësit të vazhdojnë të mbajnë vesh për mbresa nga Shpirti për të ditur vetë se Jezu Krishti e thirri Jozef Smithin për të qenë një profet.