Manualet dhe Thirrjet
24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar


“24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“24. Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm.

misionarë duke ecur

24.

Rekomandimet dhe Shërbimi Misionar

24.0

Parathënia

Në kohët e lashta, Zoti dha porosinë për ta mbledhur Izraelin mes “të gjithë popuj[ve] duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë” (Mateu 28:19; shihni edhe te vargu 20). Zoti e ka përsëritur atë porosi në këto ditë të mëvonshme (shihni te Doktrina e Besëlidhje 39:11; 68:6–8; 112:28–30).

T’i shërbesh Zotit si një misionar/e është një privilegj i shenjtë. I sjell bekime të përjetshme personit dhe atyre të cilëve ai ose ajo u shërben (shihni te Doktrina e Besëlidhje 18:14–16).

Zoti i kërkon çdo të riu të denjë dhe të aftë që të përgatitet për një mision dhe të shërbejë në një mision.

Zoti gjithashtu i mirëpret të rejat e denja dhe të afta që të shërbejnë në misione nëse dëshirojnë.

Misionarët në moshë gjithashtu nevojiten dhe nxiten që të përgatiten për të shërbyer.

24.1

Thirrja për të Shërbyer

Misionarët përfaqësojnë Zotin dhe duhet të thirren nga autoriteti i duhur (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:11; Nenet e Besimit 1:5). Thirrja për të shërbyer në një mision, përgjithësisht jepet nga Presidenti i Kishës. Për misionarët në moshë me shërbim, thirrja jepet nga presidenti i kunjit.

24.2

Caktimet për Misionarin/en

Thirrja për të shërbyer si një misionar/e përfshin një caktim të veçantë. Këto caktime ndryshojnë gjerësisht.

24.2.1

Misionarët/et në Moshë të Re për Mësimdhënie

Misionarët në moshë të re për mësimdhënie caktohen për ta dhënë mësim ungjillin larg shtëpisë. Këto caktime bëhen nga Apostujt nëpërmjet zbulesës. Këta misionarë shërbejnë nën drejtimin e një presidenti misioni.

24.2.2

Misionarët/et në Moshë të Re me Shërbim

Misionarët në moshë të re me shërbim caktohen që të shërbejnë në Kishë dhe në komunitet ndërkohë që jetojnë në shtëpi. Këto caktime bëhen nga Apostujt nëpërmjet zbulesës. Ato u jepen kandidatëve rrethanat e të cilëve përshtaten më së miri për një mision shërbimi (shihni te 24.3.3).

24.2.3

Misionarët në Moshë

Të gjithë misionarët në moshë nxiten të gjejnë njerëz që t’u japin mësim dhe t’i ndihmojnë të përgatiten për t’u pagëzuar. Misionarët në moshë mund të caktohen gjithashtu për të përkrahur:

  • Anëtarët dhe udhëheqësit vendorë.

  • Zonat, sektorët e Kishës dhe godinat e Kishës.

  • Organizatat bamirëse.

Misionarëve në moshë nuk u kërkohet të punojnë me të njëjtat orare, të kryejnë të njëjtat veprimtari ose të përmbushin të njëjtat pritshmëri si misionarët në moshë të re.

Caktimet për misionarët në moshë u jepen Apostujve me anë të zbulesës. Kandidatët mund të shprehin një parapëlqim për një caktim, por duhet të jenë të gatshëm të pranojnë çdo caktim.

24.2.4

Misionarët në Moshë me Shërbim

Përveç thirrjeve në lagjen ose kunjin e tyre të vendbanimit, anëtarët mund t’i shërbejnë Zotit si misionarë në moshë me shërbim. Këta misionarë japin shërbim të vlefshëm në sektorët, godinat dhe misionet e Kishës (shihni te 24.7.1). Ata jetojnë në shtëpi.

Misionarët në moshë me shërbim thirren nga presidenti i kunjit. Ata shërbejnë nën drejtimin e tij. Sasia e kohës që ata shërbejnë çdo javë, varet nga kapaciteti i tyre, mundësitë për shërbim në zonën e tyre dhe drejtimi nga Presidenca e Zonës.

24.2.5

Përmbledhja e Caktimeve për Misionarët

Tabela vijuese përmbledh llojet e caktimeve për misionarët.

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Thirret nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i Kishës

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Presidenti i kunjit

Caktohet nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Një Apostull

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Presidenti i kunjit

Veçohet nga

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Presidenti i kunjit ose këshilltari

Jeton

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Larg shtëpisë

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Në shtëpi

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Larg shtëpisë ose në shtëpi

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Në shtëpi

Udhëheqësi kishtar

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Presidenti i misionit ose presidenti i vendit historik

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Presidenti i kunjit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidenti i misionit, tempullit apo vendit historik; ose Presidenti i Zonës

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Presidenti i kunjit

I raporton

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

Presidentit të misionit ose presidentit të vendit historik

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

Presidentit të misionit, nëpërmjet udhëheqësve të misioneve të shërbimit

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

Presidentit të misionit, tempullit ose vendit historik; Presidentit të Zonës, drejtorit të qendrës së vizitorëve; ose përgjegjësit të një sektori të Kishës ose godinave

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

Përgjegjësit të veprimeve për caktimet e shërbimit

Kriteret e moshës

Misionari/ja në Moshë të Re për Mësimdhënie
(shihni te 24.2.1).

18–25 (burrat)
19–29 (gratë)

Misionari/ja në Moshë të Re me Shërbim
(shihni te 24.2.2)

18–25 (burrat)
19–29 (gratë)

Misionari/ja në Moshë
(shihni 24.2.3)

40 vjeç e lart nëse është i/e martuar apo nëse është një motër beqare

Misionari/ja në Moshë me Shërbim
(shihni te 24.2.4)

26 vjeç e lart

24.3

Përgatitja dhe Kualifikimi për të Shërbyer në Mision

Misionarët e ardhshëm nxiten të shërbejnë në një mision për shkak të dashurisë së tyre për Zotin dhe fëmijët e Tij. Ata duhet të njihen me pyetjet e intervistës për rekomandimet për misionarët.

24.3.1

Kthimi në Besimin te Jezu Krishti

Misionarët e ardhshëm përpiqen fort ta forcojnë kthimin e tyre në besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur.

24.3.2

Plotësimi i Standardeve të Denjësisë

Misionarët e ardhshëm përpiqen fort të jenë të denjë për shoqërimin e Shpirtit. Kjo është e nevojshme për shërbim misionar të efektshëm (shihni te Doktrina e Besëlidhje 42:13–14).

24.3.2.1

Pendimi

Pendimi kërkon ushtrimin e besimit te Krishti, të pasurit e qëllimit të vërtetë dhe zbatimin e urdhërimeve. Përfshin rrëfimin dhe braktisjen e mëkatit. Për mëkate të rënda, pendimi kërkon rrëfimin te peshkopi ose presidenti i kunjit (shihni te 32.3 dhe 32.4 në këtë manual).

Një person që pendohet falet dhe bëhet i pastër nëpërmjet Shlyerjes dhe hirit të Jezu Krishtit. Zoti nuk e kujton më mëkatin. “Sa i madh është gëzimi i tij për shpirtin që pendohet!” (Doktrina e Besëlidhje 18:13; shihni edhe tek Isaia 43:25; Jakobi [LiM] 6:5; Alma 34:15–17; Helamani 5:10–11; Doktrina e Besëlidhje 58:42–43; dhe 32.1 në këtë manual.)

Një kandidat për misionar/e duhet të jetë penduar për mëkatin e rëndë përpara se presidenti i kunjit të mund të dorëzojë rekomandimin e tij ose të saj (shihni te 32.6; shihni edhe te 24.4.4). Procesi i pendimit përfshin kohë të mjaftueshme që personi të tregojë nëpërmjet jetesës së drejtë se ai ose ajo ka marrë shpirtin e Krishtit për heqjen e mëkateve (shihni te Doktrina e Besëlidhje 20:37).

24.3.3

Shëndeti Fizik, Mendor dhe Emocional

Puna misionare është sfiduese. Misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie duhet të jenë të zotuar dhe të aftë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht për të punuar me programin e plotë misionar.

24.3.4

Financat

24.3.4.1

Financimi i Misionarëve të Rinj në Moshë që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Kandidatët e rinj që janë përgatitur sipas aftësive të tyre, nuk duhet të vonojnë të shërbejnë për arsye financiare. Ata që kanë nevojë për ndihmë financiare për të përmbushur zotimet e pritshme për të kontribuar, mund ta marrin atë nga rrethi familjar dhe miqtë.

Nëse ka ende nevoja, peshkopi ose presidenti i kunjit mund t’u kërkojë anëtarëve në lagje ose kunj të kontribuojnë në fondin për misionarët e lagjes.

Nuk lejohet të përdoren buxhetet e njësive vendore dhe fondet e ofertave të agjërimit.

Zotimi mujor për të kontribuar. Misionarët/et në moshë të re për mësimdhënie dhe familjet e tyre kontribuojnë çdo muaj një shumë të caktuar për të ndihmuar në mbulimin e kostove të programit misionar.

Kontributet bëhen te fondi për misionarët e lagjes. Peshkopët vërtetojnë që fondet jepen kontribut çdo muaj. Fondet përtej shumës mujore nuk duhet të jepen kontribut paraprakisht. Fondet e dhëna kontribut paraprakisht nuk mund të kthehen nëse një misionar/e kthehet herët në shtëpi.

Shpenzimet në fushën e misionit. Çdo muaj, misionarët në moshë të re marrin fonde të përshtatshme nga misioni për të siguruar ushqime të shëndetshme, transportin dhe shpenzime të tjera të jetesës. Këto fonde janë të shenjta. Misionarët i përdorin ato vetëm për qëllime që lidhen me misionin. Ato nuk duhet të përdoren për shpenzime vetjake, të ruhen ose t’u dërgohen pjesëtarëve të familjes apo të tjerëve. Misionarët i kthejnë misionit çdo fond që nuk u nevojitet.

Misionarët përdorin fondet vetjake për të mbuluar shpenzimet e tjera. Këto shpenzime vetjake duhet të jenë minimale. (Shihni materialin Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit, 4.8.)

24.3.4.2

Financimi i Misionarëve në Moshë që Shërbejnë Larg Shtëpisë

Zotimi mujor për të kontribuar. Misionarët në moshë që shërbejnë larg shtëpisë, kontribuojnë në fondin për misionarët e lagjes së vendbanimit të tyre çdo muaj. Këto kontribute ndihmojnë për të mbuluar kostot e strehimit dhe të automjeteve.

Peshkopët vërtetojnë që fondet jepen kontribut çdo muaj. Fondet përtej shumës mujore nuk duhet të jepen kontribut paraprakisht.

Shpenzimet shtesë. Përveç zotimit mujor për të kontribuar, i cili ndihmon në mbulimin e kostove të strehimit dhe automjeteve, misionarët në moshë duhet të mbulojnë plotësisht të gjitha shpenzimet e tjera, përfshirë ushqimin, artikujt personalë dhe karburantin për makinat.

24.3.4.3

Financimi i Misionarëve që Shërbejnë në Shtëpi

Misionarët që shërbejnë në shtëpi, janë përgjegjës për të gjitha nevojat e tyre financiare.

24.3.4.4

Sigurimet dhe Shpenzimet Mjekësore

Të gjithë misionarët, përfshirë misionarët në moshë të re për mësimdhënie, nxiten fuqimisht që të mbajnë sigurimin e tyre mjekësor ekzistues nëse është e mundur.

Misionarët që shërbejnë nga shtëpia, duhet të sigurojnë mbulimin e tyre mjekësor dhe sigurime të tjera. Këtë mbulim duhet ta ofrojnë edhe misionarët në moshë që shërbejnë larg shtëpisë. Misionarët në moshë që do të shërbejnë jashtë atdheut të tyre, mund të jenë në gjendje të kenë sigurime nëpërmjet Senior Service Medical Plan [Planit Mjekësor për Shërbimin në Moshë].

24.3.5

Roli i Pjesëtarëve të Familjes dhe Udhëheqësve në Përgatitjen e Misionarëve

Pjesëtarët e familjes, peshkopët dhe udhëheqës të tjerë i ndihmojnë të rinjtë e të rejat të përgatiten për të shërbyer në një mision.

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i nxitin të gjithë kandidatët për misionarë që të studiojnë:

Pjesëtarët e familjes dhe udhëheqësit i ndihmojnë të gjithë kandidatët të zotohen për të ndjekur standardet misionare. Ata i nxitin kandidatët që të studiojnë manualin e standardeve misionare që i përket caktimit të tyre të mundshëm:

24.4

Rekomandimi i Misionarëve

24.4.1

Vlerësimet për Shëndetin

Të gjithë kandidatëve u kërkohet që të vlerësohen nga profesionistë mjekësorë për gatishmërinë e tyre shëndetësore.

24.4.2

Intervistat dhe Formularët e Rekomandimeve

Peshkopi dhe presidenti i kunjit drejtojnë intervista të hollësishme, depërtuese shpirtërisht dhe lartësuese me secilin kandidat. Ata përdorin pyetjet e intervistës për rekomandimet për misionarët.

Peshkopi dhe presidenti i kunjit shqyrtojnë gjithashtu informacionin rreth standardeve të denjësisë dhe gatishmërisë shëndetësore te Sistemi në Internet i Rekomandimit të Misionarëve Peshkopi dhe presidenti i kunjit nuk shtojnë asnjë standard përshtatshmërie. As nuk i ndryshojnë pyetjet e intervistës.

Nëse peshkopi dhe presidenti i kunjit kanë shqetësime rreth një kandidati/eje për përmbushjen e standardeve të denjësisë ose për gatishmërinë e tij/saj shëndetësore, ata këshillohen së bashku dhe me personin. Me lejen e kandidatit/es në moshë të re, ata mund të këshillohen edhe me prindërit e tij/saj. Peshkopi dhe presidenti i kunjit nuk e dorëzojnë një rekomandim derisa personi të jetë penduar për mëkatin e rëndë (shihni te 24.3.2.1). Në varësi të shëndetit fizik, mendor ose emocional të personit, ata mund të diskutojnë mundësinë e caktimit si misionar me shërbim.

Në raste të ngutshme kur peshkopi ose presidenti i kunjit nuk është në dispozicion, ai mund të autorizojë një nga këshilltarët e tij për t’i kryer këto intervista.

Në distrikte, presidenti i misionit ose një këshilltar i caktuar interviston dhe rekomandon kandidatët për misionarë. Presidentët e distrikteve nuk i kryejnë këto intervista.

24.4.4

Ata që Nuk Janë në Gjendje të Shërbejnë si Misionarë Kohëplotë

Ndonjëherë një anëtar që dëshiron të shërbejë dhe rekomandohet për shërbim misionar, mund të mos thirret si misionar për mësimdhënie ose me shërbim. Kjo mund të jetë për shkak të sfidave shëndetësore, të mospërmbushjes së standardeve të denjësisë, çështjeve ligjore ose rrethanave të tjera. Peshkopi dhe presidenti i kunjit shprehin dashuri dhe mirënjohje për gatishmërinë e anëtarit/es për të shërbyer.

24.5

Pas Marrjes së një Thirrjeje për Mision

Misionarët/et e sapothirrur/a nxiten ta lexojnë ose rilexojnë Librin e Mormonit përpara se të fillojnë misionin e tyre. Ata ndjekin këshillën e mbretit Beniamin: “Shikoni veten tuaj dhe mendimet tuaja dhe fjalët tuaja, dhe veprat tuaja” (Mosia 4:30).

24.5.1

Ordinanca e Dhurimit në Tempull dhe Shërbimi në Tempull

Misionarët e sapothirrur nxiten që të marrin ordinancën e dhurimit në tempull, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta frekuentojnë tempullin sa më shpesh që e lejojnë rrethanat (shihni te Doktrina e Besëlidhje 43:15–16; 105:33). Kjo gjen zbatim për misionarët për mësimdhënie dhe për misionarët me shërbim nëse është e përshtatshme për rrethanat e tyre.

Misionarët/et e sapothirrur/a që e kanë marrë dhurimin, mund të shërbejnë si punonjës/e të ordinancave të tempullit përpara se të fillojnë shërbimin misionar sipas rastit (shihni te 25.5).

24.5.2

Mbledhjet e Sakramentit

Peshkopata i fton misionarët/et e sapothirrur/a të flasin në mbledhjen e sakramentit pikërisht përpara se të nisen për në mision. Kjo është një mbledhje e rregullt sakramenti. Përqendrimi duhet të jetë te sakramenti dhe Shpëtimtari.

24.5.3

Veçimi i Misionarëve

Presidenti i kunjit të vendbanimit veçon çdo misionar/e sa më afër që të jetë e mundur me datën e fillimit të misionit të tij/saj. Në raste të ngutshme kur presidenti i kunjit nuk është në dispozicion, ai mund të autorizojë një nga këshilltarët e tij që t’i veçojë misionarët/et.

Presidenti i misionit ose një nga këshilltarët e tij veçon misionarët/et që thirren nga distriktet në misionin e tij. Presidenti i distriktit nuk i veçon misionarët/et.

Një vëlla që do të shërbejë larg shtëpisë, duhet ta ketë marrë Priftërinë Melkizedeke përpara se të veçohet si misionar. Një vëlla që do të shërbejë si misionar me shërbim, duhet të mbajë Priftërinë Melkizedeke nëse është e përshtatshme për rrethanat e tij.

24.6

Shërbimi larg Shtëpisë

24.6.2

Në Fushën e Misionit

24.6.2.5

Kërkesat për të Përkrahur të Tjerët Financiarisht ose me Shkollim apo Emigracion

Misionarët/et dhe familjet e tyre nuk duhet të sigurojnë përkrahje financiare për ata që jetojnë aty ku po shërbejnë misionarët, duke përfshirë përkrahje financiare për shkollim. As nuk duhet që misionarët dhe familjet e tyre të financojnë persona që duan të emigrojnë në vende të tjera (shihni te 38.8.19).

24.6.2.8

Dokumentet e Anëtarësisë dhe E Dhjeta

Lagjja e vendbanimit të një misionari/je ruan dokumentin e anëtarësisë. Lagjja e vendbanimit regjistron gjithashtu statusin e tij/saj të së dhjetës. Misionarët/et nuk e paguajnë të dhjetën nga fondet përkrahëse që marrin nga misioni. Sidoqoftë, ata e paguajnë të dhjetën nëse kanë ndonjë të ardhur vetjake.

24.6.3

Kthimi në Shtëpi nga një Mision

24.6.3.1

Kthimi në Shtëpi siç Ishte Planifikuar Fillimisht

Misionarët dhe pjesëtarët e familjeve të tyre nuk duhet të kërkojnë lirim të hershëm ose zgjatje të shërbimit për lehtësi vetjake.

Misionarët në moshë të re duhet të udhëtojnë drejtpërdrejt në shtëpi nga misionet e tyre. Çdo udhëtim tjetër mund të miratohet vetëm nëse misionari shoqërohet nga të paktën një prind ose kujdestar.

Misionarët nuk lirohen derisa t’i raportojnë presidentit të tyre të kunjit. Ata ndjekin standardet misionare deri në atë kohë.

24.6.3.2

Kthimi Herët në Shtëpi

Disa misionarë për mësimdhënie dhe me shërbim lirohen herët për arsye shëndetësore, denjësie apo arsye të tjera. Peshkopët dhe presidentët e kunjeve u japin përkrahje të veçantë këtyre misionarëve të kthyer. Udhëheqësit i ndihmojnë ata të punojnë për të rifituar shëndetin ose për t’u kthyer në shërbim nëse është e mundur.

24.7

Misionet e Shërbimit

24.7.1

Përcaktimi i Mundësive për Misionarët me Shërbim

Për misionarët në moshë me shërbim, peshkopi, presidenti i kunjit dhe misionarët këshillohen së bashku për të përcaktuar mundësitë vendore për të shërbyer.

Për misionarët në moshë të re me shërbim, udhëheqësit e misionit të shërbimit përcaktojnë mundësitë e përshtatshme të shërbimit. Prindërit ose kujdestarët e misionarit/es në përgjithësi marrin pjesë në diskutim.

24.8

Pas Shërbimit Misionar

24.8.2

Intervista e Lirimit të Misionarit/es

Presidenti i kunjit i liron misionarët për mësimdhënie dhe misionarët me shërbim dhe kryen një intervistë lirimi. Në distrikte, përgjithësisht presidenti i misionit ose një këshilltar i caktuar i liron misionarët.

Orientimet e mëposhtme për këtë intervistë mund të jenë të dobishme.

  • Nxitini të vazhdojnë si dishepuj të Jezu Krishtit për tërë jetën.

  • Këshillojini të ndërtojnë mbi zakone të mira që i zhvilluan si misionarë.

  • Nxitini të marrin parasysh dhe të përgatiten për të ardhmen, përfshirë arsimimin dhe punësimin për misionarët në moshë të re.

  • Nxitini të jetojnë gjithmonë të denjë për një rekomandim tempulli.

24.8.4

Thirrjet

Udhëheqësit u japin menjëherë caktime për dhënie shërbese dhe thirrje misionarëve për mësimdhënie dhe me shërbim të liruar kohët e fundit. Kjo përfshin që ata të merren parasysh si punonjës të ordinancave të tempullit sipas rastit (shihni te 25.5).

24.9

Burimet për Rekomandimet dhe Shërbimin Misionar

24.9.2

Këndet e Internetit