Manualet dhe Thirrjet
19. Muzika


“19. Muzika”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm (2023).

“19. Muzika”, Përzgjedhje nga Manuali i Përgjithshëm

grua dhe fëmijë duke luajtur në piano

19.

Muzika

19.1

Qëllimi i Muzikës në Kishë

Muzika e shenjtë e shton besimin te Jezu Krishti. Ajo e fton Shpirtin dhe na mëson doktrinën. Ajo gjithashtu krijon një ndjenjë nderimi, i bashkon anëtarët dhe siguron një mënyrë për të adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

19.2

Muzika në Shtëpi

Nëpërmjet profetëve të Tij, Zoti i ka nxitur individët dhe familjet që të përdorin muzikë lartësuese moralisht në jetën e tyre të përditshme.

Regjistrimet e muzikës së Kishës janë në dispozicion nga burimet vijuese:

19.3

Muzika në Mbledhjet e Kishës

19.3.1

Planifikimi i Muzikës për Mbledhjet e Kishës

Bashkërenduesit e lagjes dhe kunjit për muzikën punojnë me udhëheqësit e priftërisë për të planifikuar muzikën për shërbimet e adhurimit. Ata përzgjedhin muzikën që e shton frymën e adhurimit në mbledhje.

19.3.2

Muzika në Mbledhjen e Sakramentit

Muzika në mbledhjen e sakramentit përfshin të kënduarit e himneve si bashkësi për ta hapur dhe mbyllur mbledhjen dhe përpara administrimit të sakramentit. Himni i sakramentit duhet t’i referohet sakramentit vetë ose flijimit të Shpëtimtarit.

Muzika prelud luhet me nderim ndërsa anëtarët grumbullohen përpara mbledhjes. Pas lutjes së mbylljes luhet një muzikë mbylljeje ndërsa anëtarët largohen nga mbledhja.

Një mbledhje sakramenti mund të përfshijë edhe një himn shtesë të bashkësisë që këndohet në mes të mbledhjes, për shembull, midis mesazheve nga folësit.

19.3.3

Muzika në Orët Mësimore dhe në Mbledhjet e Tjera të Lagjes

Udhëheqësit i nxitin mësuesit të përdorin himnet dhe pjesë të tjera muzike të shenjtë për ta pasuruar mësimdhënien e tyre.

19.3.6

Instrumentet Muzikore

Instrumente që luhen drejtpërsëdrejti, përdoren zakonisht për muzikën prelud dhe atë mbyllëse dhe për shoqërimin e himneve në mbledhjet e Kishës. Atje ku janë në dispozicion dhe ku anëtarët mund t’i luajnë ato, organot dhe pianot janë instrumentet standarde. Peshkopatat mund të miratojnë përdorimin e instrumenteve të tjera për të shoqëruar të kënduarit si bashkësi, për muzikën prelud dhe atë mbyllëse dhe në përzgjedhje të tjera muzikore.

Në qoftë se nuk ka piano, organo apo persona që u bien atyre, mund të përdoren regjistrime (shihni te 19.2).

19.3.7

Koret

19.3.7.1

Koret e Lagjeve

Atje ku ka anëtarë mjaftueshëm, lagjet mund të organizojnë kore që këndojnë rregullisht në mbledhjen e sakramentit.

Krahas korit të lagjes, në mbledhjet e Kishës mund të ftohen të këndojnë familje, grupe grash, burrash, të rinjtë, të rejat ose fëmijët.

19.4

Udhëheqja për Muzikën në Lagje

19.4.1

Peshkopata

Peshkopi është përgjegjës për muzikën e lagjes. Ai mund t’ia caktojë këtë përgjegjësi njërit prej këshilltarëve të tij.

19.4.2

Bashkërenduesi/ja i/e Lagjes për Muzikën

Bashkërenduesi/ja i/e lagjes për muzikën shërben nën drejtimin e peshkopatës. Ai ose ajo ka përgjegjësitë vijuese:

  • Të jetë një burim për peshkopatën dhe udhëheqësit e tjerë të lagjes për çështjet muzikore.

  • Të punojë me peshkopatën që të planifikojë muzikën për mbledhjet e sakramentit (shihni te 19.3.1 dhe 19.3.2).

  • Sipas kërkesës nga peshkopata, të rekomandojë anëtarë për të shërbyer në thirrje për muzikën në lagje. T’i orientojë ata që shërbejnë në këto thirrje, duke ofruar përkrahje, udhëzim dhe trajnim sipas nevojës.

19.4.3

Thirrje të Tjera

Peshkopata mund të thërrasë anëtarë që të shërbejnë në thirrjet vijuese.

19.4.3.1

Udhëheqësi/ja i/e Muzikës në Lagje

Udhëheqësi/ja i/e muzikës në lagje drejton himnet e bashkësisë për mbledhjen e sakramentit dhe për mbledhjet e tjera sipas kërkesës.

19.4.3.2

Shoqëruesi/ja në Piano ose Organo i/e Lagjes

Shoqëruesi/ja në piano ose organo i lagjes ofron muzikën prelud dhe atë pas mbarimit të mbledhjes dhe muzikën shoqëruese për himnet gjatë mbledhjes së sakramentit dhe mbledhjeve të tjera të lagjes siç kërkohet.

19.7

Rregullore dhe Orientime Shtesë

19.7.2

Përdorimi i Instrumenteve të Shtëpive të Mbledhjeve për Praktikë, Mësime Private dhe Recitale

Kur nuk ka një alternativë të arsyeshme, udhëheqësit e priftërisë mund të autorizojnë përdorimin e pianove dhe të organove të shtëpive të mbledhjeve për prova, mësime private të paguara dhe recitale që përfshijnë anëtarë të njësive që e përdorin shtëpinë e mbledhjeve.