Seminari
Mësimi 210 – Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Studiojini dhe Zbatojini Mësimet e Shërbëtorëve të Zotit


“Mësimi 210 – Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës: Studiojini dhe Zbatojini Mësimet e Shërbëtorëve të Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 210: Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Model: Mësime të Udhëheqësve të Kishës

Studiojini dhe Zbatojini Mësimet e Shërbëtorëve të Zotit

i ri duke parë Konferencën e Përgjithshme

Gjatë gjithë vitit të seminarit, nxënësit do të kenë disa mundësi të studiojnë mesazhe nga udhëheqësit e Kishës. Ky model ju ofron ide për t’i ndihmuar nxënësit të studiojnë mesazhet nga udhëheqësit e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Shënim: Për një shembull të mënyrës se si ta përdorni këtë model, shihni mësimin 211: “Zgjedhjet për Përjetësinë”.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Për çdo mesazh nga udhëheqësit e Kishës, mund të përzgjidhni një ose më shumë prej ideve nga pjesët Fillojeni mësimin, Studiojeni mesazhin, ose Thellojeni kuptueshmërinë të këtij modeli ose diçka të ngjashme të zgjedhur prej jush. Mund të përdorni edhe pjesën Zbatojeni atë që keni studiuar të këtij modeli.

Për të studiuar, nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale ose si klasë, ose mund t’i organizoni në grupe më të vogla. Nëse zgjidhni të dëgjoni materialin zanor ose të shihni materialin filmik të bisedës, ju lutemi sigurojuni nxënësve një variant të shtypur ose digjital që ta ndjekin.

Ndihmojini nxënësit të përqendrohen tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti me secilën ide mësimi që përzgjidhni.

Fillojeni mësimin

Mendoni për një mënyrë për ta filluar mësimin që mund të ndihmojë të ngjallet interesi në mendjet ose zemrat e nxënësve për t’i ndihmuar të përgatiten për përvojën e të mësuarit. Mesazhi që do të studiojnë nxënësit mund të ketë disa qasje të dobishme që mund t’i përdorni. Në vijim janë disa shembuj:

  • Nga mesazhi, jepni një pyetje që provokon mendime dhe ftojini nxënësit ta diskutojnë shkurtimisht ose t’i regjistrojnë përgjigjet fillestare në ditarët e tyre.

  • Tregoni një figurë ose mësim me sende që përdoret si pjesë e mesazhit të tyre dhe diskutoni shkurtimisht përse është përdorur.

  • Tregoni një histori nga mesazhi i folësit. Mund të jetë më mirë të mos e tregoni të gjithë historinë në fillim të mësimit, por mbase aq sa mjafton për të nxitur interesin e nxënësve. Më vonë në mësim, historia mund të përfundohet duke ilustruar qëllimin e mesazhit të folësit.

  • Mund të jepni një temë të bisedës dhe t’i ftoni nxënësit t’i regjistrojnë disa prej pyetjeve që i kanë lidhur me temën. Nxitini të kërkojnë përgjigje gjatë mësimit.

Studiojeni mesazhin

Mund të përdorni idetë tuaja ose disa prej ideve vijuese për t’i ndihmuar nxënësit ta përqendrojnë studimin e tyre të bisedës. Nëse e lejon koha, mund të jetë e përshtatshme të përdorni metoda të shumta. Ftojini nxënësit të kërkojnë zbulesë vetjake ndërsa e shqyrtojnë mesazhin, duke i shkruar nxitjet në ditarët e tyre të studimit. Ide shtesë të studimit mund të gjenden te “Studying General Conference Addresses” [“Studimi i Fjalimeve të Konferencës së Përgjithshme”] në ChurchofJesusChrist.org.

Nëse nxënësit nuk kanë qasje në një kopje digjitale të bisedës, mund ta rregulloni që nxënësit të studiojnë një kopje të shtypur.

  • Kërkoni. Merrini parasysh me lutje nevojat e klasës suaj dhe përcaktoni një pikë “Kërkoni” që mund të përdoret ndërsa nxënësit e studiojnë bisedën. Shembujt “Kërkoni” mund të përfshijnë sa vijon: Të Vërtetat e Përjetshme, Ftesat dhe Bekimet e Premtuara. Nxënësit gjithashtu mund të kërkojnë përgjigje për pyetjet ose shqetësimet që mund të kenë.

    Mund të jetë e përshtatshme t’i lejoni nxënësit të përzgjedhin diçka që duan ta kërkojnë në bisedë. Mund të tregoni temën e një bisede dhe t’u jepni nxënësve një mundësi për të shkruar disa pyetje rreth asaj teme në tabelë. Pas studimit, mund të përcaktoni se cilat pyetje nxënësit e ndien se morën përgjigje dhe në ç’mënyrë.

  • Numërtojini paragrafët dhe qarkulloni bisedën. Shkruajini ose shtypini në tastierë numrat e paragrafëve në një kopje të bisedës. Siguroni një kopje për secilin nxënës dhe ftojini të përzgjedhin diçka për të kërkuar. Nxënësit mund të lexojnë një ose më shumë paragrafë, duke shenjuar dhe shkruar shënime në anë. Letra mund t’i kalohet nxënësit të radhës, duke ndjekur një model të ngjashëm. Pasi i studiojnë të gjithë paragrafët, kthejani letrën nxënësit fillestar dhe lëreni të shikojë pikëpamjet e dhëna nga anëtarët e tjerë të klasës.

  • Skenar i përshtashëm. Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si biseda që po studiohet mund të gjejë zbatim te një adoleshent sot ose në sfidat vetjake që mund të përjetojë një adoleshent. Përgatitni dhe paraqitni një skenar në fillim të orës mësimore. Ose nxënësit mund të krijojnë një skenar të një adoleshenti që ka vështirësi me një situatë ose pyetje. Nxënësit mund të shtojnë në skenar hollësi të lidhura me të, që u përshtaten nevojave të adoleshentëve në zonën tuaj.

  • Shkrimet e shenjta të cituara ose të lidhura me të. Nxënësit mund të kërkojnë shkrimet e shenjta të cituara në bisedë ose në shënimet fundore. Nxënësit mund të lexojnë vargjet dhe, ose të shënojnë se si i ndihmon biseda t’i kuptojnë më mirë shkrimet e shenjta të cituara, ose se si shkrimet e shenjta të cituara i ndihmojnë ta kuptojnë më mirë mesazhin e bisedës. Te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], nxënësit mund t’i lidhin me hallkë lidhëse shkrimet e shenjta të cituara në bisedë ose të shenjojnë shkrimet e shenjta të tyre në letër.

Thellojeni kuptueshmërinë

Qëllimi i kësaj pjese është t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë dhe diskutojnë për bisedën që studiuan. Mund të përdorni idetë tuaja ose mund të përzgjidhni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të përfshihen në diskutim. Mund të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë ndërkohë që nxënësit tregojnë atë që menduan dhe ndien ndërsa studiuan. Këto mundësi mund të kryhen në mënyrë individuale, me një partner ose në një grup të vogël.

  • Përqendrohuni te Jezu Krishti. Merreni parasysh të vendosni një figurë të Shpëtimtarit në tabelë. Ftojini nxënësit të shkruajnë fjalë ose fraza frymëzuese përreth figurës që gjetën në bisedë. Ftojini disa nxënës ta tregojnë atë që shkruan dhe se si ndiejnë se fjala ose fraza mund ta ndihmojë një person të njohë karakterin, cilësitë dhe rolet e Jezu Krishtit. Nxënësit mund të tregojnë se si mësimet mund t’i ndihmojnë ta ndjekin Shpëtimtarin dhe ta forcojnë marrëdhënien tyre me Të.

  • Jepini mësim njëri‑tjetrit. Mund t’i ftoni nxënësit të krijojnë një bisedë tri deri në pesë minuta, ose një mësim që jep mesazhin që studiuan. Nxënësit mund të përfshijnë përvoja vetjake ose referenca shtesë të shkrimeve të shenjta që e përkrahin mesazhin. Nxënësit mund të ushtrojnë ndarjen e bisedës me një partner, një grup të vogël ose klasën.

  • Shënojini ndjenjat. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë mendimet dhe ndjenjat që patën ndërsa studiuan bisedën. Nxënësit mund të shënojnë çdo veprim që Shpirti i nxiti të bëjnë. Sipas rastit, mund t’u kërkoni nxënësve të gatshëm ta tregojnë atë që shkruan.

  • Krijoni diçka. Duke përdorur atë që mësuan në bisedë, mund t’u jepni nxënësve kohë për të krijuar një pikturë, vizatim, afishe, meme, publikim në median shoqërore ose diçka të ngjashme. Mund të jetë një kujtues ose diçka për t’i frymëzuar të tjerët. Nxënësit mund t’ia tregojnë një grupi ose klasës atë që krijuan.

  • Shpërndajeni tek të tjerët. Mund t’i inkurajoni nxënësit t’i japin një mesazh nga biseda familjes, shokëve, ose ta shpërndajnë në median shoqërore (për shembull, një publikim, një material filmik ose një meme). Ndërsa tregojnë, nxënësit mund të përfshijnë një dëshmi të thjeshtë dhe një ftesë për të mësuar më shumë.

Zbatoje atë që ke studiuar

Qëllimi i kësaj pjese është t’u japë nxënësve një mundësi për ta zbatuar atë që kanë mësuar dhe ndier nga studimi i bisedës. Mund të përdorni një ose më shumë prej ideve vijuese ose ide të tjera për të plotësuar nevojat e nxënësve tuaj. Për ide shtesë, shihni “Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Ftoni të Mësuarit me ZellChurchofJesusChrist.org.

  • Ndiqini nxitjet. Inkurajoni nxënësit t’i ndjekin nxitjet që patën ndërkohë që studionin bisedën. Ata mund të kenë ndier të bëjnë ndryshime të caktuara në jetën e tyre, të punojnë për një prej synimeve të tyre vetjake, ose t’ia tregojnë mesazhin personit tjetër.

  • Bëni një plan. Nxënësit mund të plotësojnë nxitjet vijuese për t’i ndihmuar ta zbatojnë atë që mësuan. Disa nxënës nëse duan mund t’ia tregojnë planin e tyre një pjesëtari të familjes ose shoku për t’i ndihmuar ta përmbushin atë.

  • Për shkak të kësaj bisede, unë do të .

  • Hapi i radhës që do të ndërmarr për plotësimin e planit tim është .

  • Unë do të përpiqem ta bëj këtë deri më (data).

  • Unë do t’ia kujtoj vetes planin duke .