Seminari
Krishti i Gjallë: Vështrim i Përgjithshëm


“Krishti i Gjallë: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Krishti i Gjallë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Krishti i Gjallë

Krishti i Gjallë

Vështrim i Përgjithshëm

Në vitin 2000, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve nxorën deklaratën “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” për të përkujtuar përvjetorin e 2000-të të lindjes së Shpëtimtarit. Në të shpallen të vërteta të rëndësishme rreth Shpëtimtarit që mund të na ndihmojnë dhe bekojnë.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit të arrijnë ta njohin Jezu Krishtin: Ndërsa nxënësit arrijnë ta njohin vetë Shpëtimtarin, ata do të mësojnë nga Ai dhe të përpiqen fort qëllimisht që të bëhen si Ai. Ata do të kenë më shumë të ngjarë të drejtohen tek Ai për ndihmë, shpresë dhe shërim gjatë gjithë jetës së tyre. Ata do të jenë në gjendje ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë. Për më shumë mbi mënyrën se si t’i ndihmoni nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për Krishtin, shihni pjesën “Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull mbi mënyrën se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Krishti i Gjallë, Pjesa 1”.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Krishti i Gjallë, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për Jezu Krishtin.

Krishti i Gjallë, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’ua tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Jezu Krishtit të tjerëve.