Seminari
Mësimi 144 – Doktrina e Besëlidhje 133:41–56: “Kush Është Ai që Vjen nga Perëndia?”


“Mësimi 144 – Doktrina e Besëlidhje 133:41–56: ‘Kush Është Ai që Vjen nga Perëndia?’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 133:41–56”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 144: Doktrina e Besëlidhje 133–134

Doktrina e Besëlidhje 133:41–56

“Kush Është Ai që Vjen nga Perëndia?”

kthimi i Shpëtimtarit

Kur Jezu Krishti të kthehet, besnikët do të përgatiten për Të (shih te Doktrina e Besëlidhje 133:56). Mësimet e Shpëtimtarit te Doktrina e Besëlidhje 133 mund të na ndihmojnë të mësojmë më shumë rreth Tij dhe të përgatitemi për Ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë më mirë cilësitë dhe karakterin e Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit

Merreni parasysh të paraqitni një figurë që përshkruan Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Nxënësit mund edhe të përshkruajnë, ose, nëse është e mundur, të paraqitin figura të parapëlqyera të Ardhjes së Tij të Dytë.

Përsiate thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ndërkohë që imagjinon se si do të jetë Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit.

15:32
Plaku Nil L. Andersen

“Besimi ynë rritet kur e presim me dëshirë ditën e lavdishme të kthimit të Shpëtimtarit në tokë. Mendimi i ardhjes së Tij ma emocionon shpirtin. Do të jetë marramendëse! Qëllimi e madhështia, gjerësia e mrekullia do ta kapërcejnë çdo gjë që sytë njerëzorë e kanë parë ose përjetuar ndonjëherë.” (Nil L. Andersen, “Ardhtë Mbretëria Jote”, Liahona, maj 2015, f. 122)

  • Çfarë fjalësh ose frazash të bënë më shumë përshtypje? Çfarë fjalësh të tjera mund të përdorësh për të përshkruar Ardhjen e Dytë?

    Shpjegojuni nxënësve që pasi Jezu Krishti na ftoi të përgatiteshim për Ardhjen e Tij të Dytë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 133:10), Ai zbuloi më shumë rreth karakterit dhe cilësive të Tij. Ai tregoi gjëra që do të manifestohen në kohën e ardhjes së Tij dhe gjatë ngjarjeve që i paraprijnë asaj.

    Më pas mund t’i paraqitni pyetjet vijuese një e nga një dhe ftojini nxënësit t’i përsiatin përgjigjet e tyre në heshtje.

  • Kur mendoj për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit, a përqendrohem zakonisht më shumë te ngjarjet që do të ndodhin apo te fakti se kush po kthehet në tokë?

  • Çfarë ndryshimi do të shkaktohej po të përqendrohesha më shumë te Jezu Krishti sesa te ngjarjet përqark kthimit të Tij?

Ftojini nxënësit të kërkojnë udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë për të mësuar më shumë rreth Jezu Krishtit dhe Ardhjes së Tij të Dytë ndërsa studiojnë sot.

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë më shumë rreth asaj se çfarë do të ndodhë në Ardhjen e Dytë dhe rreth faktit se kush do të kthehet, merreni parasysh t’i ftoni ata të kopjojnë tabelën vijuese në ditarët e studimit. Nxënësit mund të punojnë në dyshe, ku secili partner plotëson një kolonë të ndryshme. Pas një kohe të mjaftueshme, partnerët mund t’i tregojnë njëri‑tjetrit atë që gjetën dhe të plotësojnë kolonën tjetër.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 133:42–53 dhe shënoje në kolonën e duhur atë që gjen.

Çfarë do të ndodhë në Ardhjen e dytë

Çfarë mësoj rreth Jezu Krishtit

Nëse nxënësit kanë pyetje rreth frazës “gjëra të tmerrshme” te vargu 43, shpjegoni se të tmerrshme mund të ketë kuptimin të frikshme ose të rënda. Nëse nxënësit kanë pyetje rreth veshjes së Shpëtimtarit, në vargjet 46–48, merreni parasysh të tregoni atë që dha mësim Presidenti Rasëll M. Nelson: “Në ardhjen e dytë, Jezusi do të veshë ‘rroba mbretërore të kuqe për të simbolizuar gjakun e Tij, i cili doli nga çdo por’” (“The Future of the Church: Preparing the World for the Savior’s Second Coming”, Ensign, prill 2020, f. 10).

Cilësitë e Shpëtimtarit

Pasi nxënësit t’i tregojnë partnerit të vet atë që përfshinë në tabelat e tyre, merreni parasysh të shkruani fjalët “Jezu Krishti …” në tabelë. Bëjeni pyetjen vijuese dhe ftojini nxënësit të vijnë në tabelë dhe ta përfundojnë frazën me përgjigjet e tyre.

ikona e trajnimitPërqendrohuni te Jezu Krishti ndërsa i jepni mësim shkrimet e shenjta: Për të mësuar më shumë rreth përqendrimit te Jezu Krishti, shihni trajnimin e titulluar “Jepni Mësim për Titujt, Rolet dhe Cilësitë e Jezu Krishtit”, që gjenden te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Përqendrohuni te Jezu Krishti. Merreni parasysh ta ushtroni këtë zotësi: “Krijoni pyetje kërkimore për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë rolet, titujt, simbolet, cilësitë dhe karakteristikat e Jezu Krishtit.”

  • Çfarë mësove për Jezu Krishtin që është kuptimplotë për ty? Përse është kuptimplotë për ty?

    Nxënësit mund të përcaktojnë të vërteta të tilla si vijueset:

    • Jezu Krishti …

    • … është i drejtë dhe i fuqishëm (shihni vargjet 44–45, 50–51).

    • … i shpërblen ata që e presin (shihni vargjet 45).

    • … është i fuqishëm për të shpëtuar (shihni te vargu 47).

    • … tregon dashamirësi dhe mirësi (shihni te vargu 52).

    • … i kupton hidhërimet tona (shihni te vargu 53).

    • … mban barrët tona, na mban dhe na shëlbon për shkak të dashurisë së Tij për ne (shihni te vargu 53).

    Mund t’i ftoni nxënësit të shenjojnë në shkrimet e tyre të shenjta frazat nga të cilat mësohen këto të vërteta.

  • Si mund të të sjellë dobi për jetën tënde kuptueshmëria për këto cilësi dhe karakteristika të Jezu Krishtit?

  • Si ndikojnë këto përshkrime të Krishtit te ndjenjat e tua rreth Ardhjes së Tij të Dytë?

Thellimi i kuptueshmërisë sonë për karakteristikat e Shpëtimtarit

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë më shumë rreth Shpëtimtarit. Paraqitini tre hapat vijues për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë veprimtarinë.

Përpara se nxënësit ta fillojnë veprimtarinë, nëse doni mund t’u jepni një shembull si ai që përshkruhet poshtë tre hapave.

  1. Përzgjidh një cilësi ose karakteristikë të Jezu Krishtit nga Doktrina e Besëlidhje 133 për të cilën do të doje të mësoje më shumë. Shkruaje atë në krye të një flete bosh.

  2. Në fletën tënde, shkruaj një skenar që përshkruan dikë i cili mund të nxjerrë dobi nga kuptueshmëria për këtë karakteristikë të Jezu Krishtit.

  3. Përfshi një shkrim të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që ta thellon kuptueshmërinë për karakteristikën në fletën tënde. (Për ndihmë, mund ta kërkosh cilësinë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose të bësh kërkime për të në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Duke përdorur idetë si vijueset, merreni parasysh të jepni modelin për çdo hap të kësaj veprimtarie për të gjithë klasën:

  • Hapi 1: Shkruajini fjalët i drejtë dhe i fuqishëm në tabelë, ose rrethojini ato sikur të qenë shkruar gjatë veprimtarisë së mëparshme.

  • Hapi 2: Paraqiteni skenarin vijues. Kërkojuni nxënësve të tregojnë përse disa të rinj mund të ndihen si Saimiri. Pyetini se si njohuria se Jezusi është i drejtë dhe i fuqishëm mund t’i japë shpresë dikujt që ndihet në atë mënyrë.

Saimiri bën çmos që të bëjë atë që është e drejtë, por është e vështirë me kaq shumë ligësi në botë. Ai ndihet pothuajse sikur ligësia po fiton. Është i lodhur nga përndjekja dhe tundimi që e rrethojnë.

Hapi 3: Shkruani 1 Nefi 22:15–17 në tabelë. Ftojini nxënësit ta lexojnë atë, duke kërkuar atë që dha mësim Nefi rreth fuqisë dhe drejtësisë së Jezu Krishtit. Pasi nxënësit të tregojnë se çfarë gjetën, kërkojuni atyre të diskutojnë pyetjen vijuese:

  • Çfarë dha mësim Nefi rreth Jezu Krishtit që mund ta ndihmojë dikë që ndihet si Saimiri?

    Ftojini nxënësit të përzgjedhin një karakteristikë të ndryshme të Jezu Krishtit nga Doktrina e Besëlidhje 133 dhe të plotësojnë hapat 1–3 të veprimtarisë në grupe të vogla (ose individualisht nëse e parapëlqejnë).

    Pas një kohe të përshtatshme për të plotësuar tre hapat e parë, udhëzojini grupet t’i shkëmbejnë fletët me një grup tjetër. Më pas paraqitini hapat 4–6 më poshtë.

    1. Lexoji karakteristikat e Krishtit, skenarin dhe çdo shkrim të shenjtë ose thënie në letër.

    2. Pasi të diskutosh me grupin tënd, shkruaj në letër pse mendon se kuptueshmëria për këtë karakteristikë të Jezu Krishtit mund ta ndihmojë personin në skenar.

    3. Gjej dhe përfshi një shkrim të shenjtë ose thëne tjetër nga një udhëheqës i Kishës që ndien se do ta ndihmonte këtë individ.

Ftojini grupet t’ua kthejnë fletët grupeve fillestare dhe të lexojnë atë që iu shtua fletëve të tyre. Ftojeni një anëtar të secilit grup që t’i tregojë klasës pikëpamjet që mori rreth Jezu Krishtit nga kjo veprimtari.

Cilësitë e Shpëtimtarit në jetën tuaj

Merreni parasysh të tregoni një karakteristikë të Jezu Krishtit që është kuptimplotë për ju.

Ftojini nxënësit t’i përsiatin plot lutje karakteristikat që studiuan sot, dhe t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Si mund të të forcojë kuptueshmëria për karakteristikat e Krishtit që studiove sot, në jetën tënde tani?

  • Çfarë mund të bësh për të mësuar më shumë rreth atyre karakteristikave?

Për ta përmbyllur, disa nxënës të gatshëm mund të tregojnë atë që shkruan së bashku me ndjenja të tjera që kanë rreth Jezu Krishtit.