Seminari
Mësimi 133 – Doktrina e Besëlidhje 122: “Gjithë Këto Gjëra … do të Jenë për të Mirën Tënde”


“Mësimi 133 – Doktrina e Besëlidhje 122: ‘Gjithë Këto Gjëra … do të Jenë për të Mirën Tënde’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 122”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 133: Doktrina e Besëlidhje 121–123

Doktrina e Besëlidhje 122

“Gjithë Këto Gjëra … do të Jenë për të Mirën Tënde”

Jozef Smithi në Burgun e Libertisë

Ndërkohë që Profeti Jozef Smith vuante në Burgun e Libertisë, Perëndia i dha mësimin se megjithëse vuajtja e tij ishte e thellë dhe e dhembshme, ajo do ta ndihmonte të bëhej më shumë si Krishti. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se për shkak të Jezu Krishtit, edhe përvojat e vështira mund të na ndihmojnë të përparojmë dhe të bëhemi më shumë si Ai.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të lëmuar nëpërmjet mundimit

Merreni parasysh t’i paraqitni fotografitë vijuese të gurëve të ashpër dhe të lëmuar. Përndryshe, ju mund të sillni gurë të ashpër dhe të lëmuar ose gurë të butë që nxënësit t’i shohin dhe t’i përdorin.

gurë të ashpër kundrejt gurëve të lëmuar
  • Çfarë duhet që gurët e ashpër të bëhen të butë ose të lëmuar?

Ju mund të shpjegoni se gurët mund të bëhen të lëmuar duke i fërkuar dhe duke i përplasur me gurë të tjerë ose rërë përgjatë një periudhe të zgjatur. Ky proces i lëmon cepat e tyre dhe zbulon ngjyrat e tyre më të thella, natyrale.

Profeti Jozef Smith tregoi sa vijon rreth vetes:

Profeti Jozef Smith

“Unë jam si një gur gjigant, i palëmuar, që rrokulliset poshtë nga një mal i lartë; dhe e vetmja gdhendje që marr është kur ndonjë cep lëmohet duke ardhur në kontakt me diçka tjetër me forcë të përshpejtuar … ; … duke hequr një cep këtu e një cep atje; kështu, do të bëhem një shigjetë e butë dhe e lëmuar në kukurën e të Plotfuqishmit.” (Joseph Smith, në History, 1838–1856 [Dorëshkrimi i Historisë së Kishës], vëllimi D‑1, 1556, josephsmithpapers.org)

  • Çfarë mundimesh të vijnë ndër mend nga jeta e Jozef Smithit që mund ta kenë ndihmuar atë të bëhej një mjet në duart e Zotit?

Ndërsa studion sot, mendo rreth arsyes përse Ati ynë i dashur në Qiell do të të lejonte të përjetoje sprova të dhembshme. Përsiat se si Shpëtimtari mund të të ndihmojë të bëhesh më shumë si Ai nëpërmjet mundimeve dhe vuajtjes që mund të përjetosh në jetë.

Mundimet mund të jenë për të mirën tonë

Gjatë dimrit të viteve 1838–1839, Jozef Smithi dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u burgosën pa të drejtë në Burgun e Libertisë dhe vuajtën mundime të forta. Si pjesë të një letre të frymëzuar për shenjtorët e përvuajtur, Jozefi përfshiu të vërtetat që Perëndia ia zbuloi atij rreth vuajtjes që ai po përjetonte.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë dhe ta diskutojnë në grupe të vogla atë që mësojnë nga vargjet më poshtë. Nëse është e nevojshme, ju mund t’i nxitni diskutimet në grup me pyetje si këto:

  • Cilat të vërteta e shihni Perëndinë t’ia japë mësim Jozefit në këto vargje?

  • Përse këto të vërteta mund të jenë të vështira për t’u dëgjuar kur kaloni një sprovë?

  • Përse mund të jenë të vërteta të tilla një bekim për t’u dëgjuar gjatë një mundimi?

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 122:5–7, duke kërkuar atë që Perëndia donte që Jozefi të kuptonte rreth sprovave që i ishin dashur t’i duronte në jetën e tij.

Pasi grupet të kenë pasur një mundësi për të diskutuar, ju mund të ftoni një përfaqësues nga secili grup që të tregojë një të vërtetë që e mësoi. Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me atë në vijim: Perëndia na lejon të kalojmë mundime për shkak se Ai e di që ato mund të na japin përvojë dhe mund të jenë për të mirën tonë.

  • Si mendon, çfarë do të thotë se mundimet mund të na japin “përvojë” dhe mund të jenë “për të mirën [tonë]”? (Vargu 7.)

  • Si mund të lidhet kjo e vërtetë me gurët e ashpër dhe të lëmuar nga fillimi i këtij mësimi?

    Merreni parasysh ta shkruani frazën “Nëse duhet të durosh …” në tabelë. Më pas renditini përgjigjet e nxënësve për pyetjet vijuese:

  • Me çfarë mundimesh përballen shumë adoleshentë sot?

  • Përse është e rëndësishme në këto situata që ta kuptosh atë që Perëndia i dha mësim Profetit Jozef Smith?

    Pyetja e radhës mund të jetë një mundësi e pashoqe që nxënësit të mendojnë, tregojnë dhe dëgjojnë përvojat e të tjerëve. Merreni parasysh të ndaleni që vullnetarë të shumtë të përgjigjen.

  • Kur ke përjetuar ti ose një njeriu yt i dashur mundim që përfundimisht u bë një bekim?

  • Çfarë mund të nevojitet që të bëjë një person për të lejuar që mundimi i tij t’i japë atij përvojë dhe të jetë për të mirën e tij?

Për të parë një shembull të një adoleshenteje që mësoi se Perëndia na lejon të kalojmë mundime për përvojën dhe të mirën tonë, merreni parasysh ta shfaqni materialin filmik “Faith Murray’s Story: Overcoming Adversity through Service” [“Historia e Feith Mërrit: Kapërcimi i Vështirësive nëpërmjet Shërbimit”] (4:52), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

4:52

Të kujtuarit e Jezu Krishtit në mundimet tona

ikona e fletushkësPër t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth aftësisë unike të Shpëtimtarit për t’i kuptuar dhe ndihmuar ndërsa kalojnë mundime, merreni parasysh t’i ftoni ata që ta plotësojnë individualisht fletushkën “Të kujtuarit e Jezu Krishtit në Mundimet Tona”. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë që nxënësit ta ftojnë Frymën e Shenjtë ndërsa ata studiojnë, reflektojnë dhe shkruajnë në heshtje.

Të Kujtuarit e Jezu Krishtit në Mundimet Tona

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 122:8–9 dhe përpiqu të imagjinosh sikur Perëndia po të flet drejtpërdrejt rreth situatave me të cilat po përballeni ti dhe familja jote. Shenjoji frazat që Ai dha mësim, që janë të rëndësishme që ti t’i dëgjosh. Ti mund të duash t’i shënosh mendimet dhe ndjenjat që ke, në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e shenjta.

Lexo te Alma 7:11–12 dhe thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë. Shënoje atë që japin mësim ata rreth Shpëtimtarit që të ndihmon t’i kuptosh më mirë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 122:8–9.

Presidenti Henri B. Ajring

“Kur e pyesni veten se sa shumë dhembje mund të duroni ashtu siç duhet, kujtojeni Atë. Ai e vuajti atë që po vuani, në mënyrë që Ai të mund të dinte se si t’ju lartësonte moralisht. Ai mund të mos e heqë barrën, por Ai do t’ju japë forcë, ngushëllim e shpresë. Ai e di udhën. Ai e piu kupën e hidhur. Ai e duroi vuajtjen e të gjithëve.

Ju po ushqeheni shpirtërisht dhe po ngushëlloheni nga një Shpëtimtar i dashur, i cili e di se si t’ju ndihmojë në çfarëdo provash që hasni.” (Henri B. Ajring, “Të Vënë në Provë, të Provuar dhe të Lëmuar”, Liahona, nëntor 2020, f. 97)

  • Si mund të jetë e dobishme që ti gjatë sprovave ta dish se Jezu Krishti “ka zbritur nën këto të gjitha”? (Doktrina e Besëlidhje 122:8.) Përse mendon se Ai do ta bënte atë?

  • Cilat shkrime të tjera të shenjta kanë qenë kuptimplota për ty ndërsa ke përjetuar mundime?

Jepuni kohë nxënësve që t’ia tregojnë një pjesë të asaj që mësuan, një partneri ose klasës. Nxitini ata të tregojnë çdo shkrim të shenjtë që ka qenë kuptimplotë për ta ndërsa kanë përjetuar mundime.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të reflektojnë përsëri mbi mënyrën se si sfidat e tyre po u japin trajtë atyre. Ftojini ata ta përsiatin pyetjen vijuese:

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot rreth Jezu Krishtit që mund të të ndihmojë ndërsa kalon nëpër mundimet e tua?

Merreni parasysh ta përmbyllni me dëshminë tuaj se nëpërmjet Jezu Krishtit, të gjitha mundimet tona mund të na japin përvojë dhe mund të jenë për të mirën tonë.