Seminari
Doktrina e Besëlidhje 121–123: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 121–123: Vështrim i Përgjithshëm” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 121–123”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 121–123

Doktrina e Besëlidhje 121–123

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi u tradhtua dhe u arrestua me akuza të rreme, Profeti Jozef Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u burgosën në Liberti të Misurit. Gjatë dimrit të viteve 1838–1839, shenjtorët në Misuri vuajtën shumë. Mes kësaj vuajtjeje, Zoti i ngushëlloi ata me këshillë të dhembshur dhe u dha mësim atyre të qaseshin në fuqitë e qiellit nëpërmjet parimeve të drejtësisë.

ikona e trajnimitNdihmojini nxënësit që t’i lidhin shkrimet e shenjta me jetën e tyre: Kur nxënësit e lidhin atë që po studiojnë në shkrimet e shenjta, me vetë rrethanat e tyre, ata mund ta shohin më mirë se si shkrimet e shenjta japin përgjigje dhe drejtim për t’i udhërrëfyer ata në situata nga jeta reale. Kjo mund ta rritë shtysën e tyre për t’i mësuar dhe zbatuar mësimet e ungjillit. Për të mësuar se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit të Gjenin Lidhje Vetjake te Doktrina e Tij” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 121–123”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 121–123

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Perëndia mund të na ndihmojë nëpërmjet sprovave tona.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një njeri të dashur që e ka duruar me besnikëri një sprovë të vështirë, se çfarë ka mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nëpërmjet përvojës së tij.

  • Figura për t’u paraqitur: Figura të Burgut të Libertisë

  • Material filmik: “Lessons from Liberty Jail”, (44:25; shikojeni nga kodi kohor 3:00 deri në 8:49 dhe nga kodi kohor 14:30 deri në 15:22)

  • Materiale: Kopje të përmbledhjeve historike dhe një copë letër bosh për secilin nxënës

Doktrina e Besëlidhje 121:34–46

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’u qasen në mënyrë më të plotë fuqive të qiellit në jetën e tyre duke u bërë më të ngjashëm me Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pajisjeve që përdorin, të cilat kërkojnë elektricitet ose fuqi të rrymës. Nxitini ata të përzgjedhin një pajisje, të përsiatin se si efektshmëria e saj varet nga fuqia e rrymës dhe t’i tregojnë dikujt një mësim të ungjillit që mësojnë rreth fuqisë.

  • Figura për t’u paraqitur: Figura të Jezu Krishtit dhe Burgut të Libertisë

  • Materiale filmike: “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, (14:50; shikojeni nga kodi kohor 12:25 deri në 13:55) “Go and Sin No More” (3:18)

Doktrina e Besëlidhje 122

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se për shkak të Jezu Krishtit, edhe përvojat e vështira mund të na ndihmojnë të përparojmë dhe të bëhemi më shumë si Ai.