Seminari
Mësimi 132 – Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42: “Fuqitë e Qiellit”


“Mësimi 132 – Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42: ‘Fuqitë e Qiellit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 132: Doktrina e Besëlidhje 121–123

Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42

“Fuqitë e Qiellit”

Jezu Krishti

Mes rrethanave sprovuese të Burgut të Libertisë, Zoti i dha mësim Profetit Jozef Smith se si të kishte të drejtë përdorimi të fuqive të qiellit nëpërmjet parimeve të drejtësisë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kenë të drejtë përdorimi më të plotë të fuqive të qiellit në jetën e tyre duke u bërë më të ngjashëm me Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dëshirat tona për t’u shërbyer të tjerëve

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se lidhja jonë vetjake me Perëndinë do të na mundësojë t’u shërbejmë më mirë të tjerëve që na rrethojnë. Ju mund të përdorni një skenar të shkurtër si ai në vijim për të nisur një diskutim.

Moli është thirrur kohët e fundit për të shërbyer në presidencën e klasës së saj. Ajo dëshiron t’i ndihmojë të rejat në klasën e saj, por është e pasigurt se si ta bëjë këtë.

  • Çfarë këshille do t’i jepje Molit nëse do të të kërkonte këshillë?

Pasi i kërkoi këshillë presidentes së të rejave, presidentja i dërgoi Molit me mesazh me celular thënien vijuese dhe e këshilloi që të përsiaste se si gjen zbatim te ndihmesa ndaj atyre të cilave ajo është thirrur t’u shërbejë.

Presidenti Harold B. Li

“Ju nuk mund ta ngrini moralisht një qenie tjetër derisa ju të qëndroni në një vend më të lartë se ç’po qëndron ajo.” (Harold B. Lee, “Stand Ye in Holy Places”, Ensign, korrik 1973, f. 123)

  • Si mendon se kjo thënie gjen zbatim në dëshirën e Molit për t’i ndihmuar të rejat në klasën e saj?

Ftojini nxënësit të përsiatin nëse është dikush të cilin dëshirojnë ta ndihmojnë të vijë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ata mund të mendojnë për shokë, familjarë, ata të cilëve janë thirrur t’u japin shërbesë, ose ata mbi të cilët janë thirrur të kryesojnë në kuorumet dhe klasat e tyre. Ata mund të shkruajnë edhe disa emra që u vijnë në mendje, në ditarët e tyre të studimit.

Nxitini nxënësit gjatë gjithë mësimit t’u kushtojnë vëmendje mendimeve dhe ndjenjave që mund të vijnë nga Fryma e Shenjtë rreth mënyrës se si mund të bëhen ndikimi më i mirë mbi ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë.

Burgu i Libertisë

Nëse e keni dhënë mësimin e titulluar “Doktrina e Besëlidhje 121–123”, merreni parasysh ta paraqitni figurën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth kontekstit të këtyre seksioneve.

Burgu i Libertisë

Ndërkohë që Jozef Smithi ishte i burgosur në Burgun e Libertisë, Zoti i dha mësim atij për rëndësinë e lidhjes sonë vetjake me fuqinë qiellore.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 121:34–36, duke kërkuar të vërteta rreth lidhjes sonë me fuqitë e qiellit në jetën tonë.

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 121:34–36 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

  • Çfarë gjete?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë se fuqitë e qiellit nuk mund të kontrollohen, as përdoren [përveçse] mbi bazën e parimeve të drejtësisë. Nëse doni, mund t’i nxitni ata ta shënojnë këtë frazë në librat e tyre të shkrimeve të shenjta.

Merreni parasysh të shkruani “Fuqitë e Qiellit” në krye të tabelës dhe të bëni dy kolona nën të, njëra e emërtuar “E drejtë përdorimi më e madhe” dhe tjetra “Pengimi i së drejtës të përdorimit”.

Ftojini nxënësit ta lexojnë thënien vijuese dhe të fillojnë të bëjnë lista të veprimeve dhe qëndrimeve që gjejnë zbatim në secilën kolonë.

Presidenti Rasëll M. Nelson

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Ne e dimë se çfarë do të na japë të drejtë më të madhe që t’i përdorim fuqitë e qiellit. Ne gjithashtu e dimë se çfarë do ta pengojë përparimin tonë – çfarë na nevojitet të mos e bëjmë më, për ta rritur të drejtën tonë që t’i përdorim fuqitë e qiellit.” (Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Liahona, maj 2019, f. 68)

Nxënësit mund t’i studiojnë vargjet vijuese në grupe të vogla. Mund të jetë e dobishme që nxënësit të kërkojnë përkufizime të fjalëve që ata nuk i kuptojnë. Kur grupet të mbarojnë së studiuari, ftoni përfaqësues nga secili grup që ta shtojnë atë që gjetën, në kolonat përkatëse në tabelë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 121:35–45, duke kërkuar veprimet ose qëndrimet që e shtojnë ose e pakësojnë të drejtën tonë të përdorimit të fuqive të qiellit.

  • Si mund të manifestohen disa prej këtyre veprimeve dhe qëndrimeve në jetën e një adoleshenti sot?

    Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit të shohin se Jozef Smithi dhe shenjtorët kishin vuajtur për shkak se udhëheqësit e qeverisë dhe turmat në Misuri kishin përdorur “sundim të padrejtë” (vargu 39) për të “ushtr[uar] kontroll” (vargu 37) ndaj tyre. Në dallim, Jezu Krishti dëshiron që ne ta ndjekim shembullin e Tij të ndikimit në jetën e të tjerëve nëpërmjet parimeve të drejtësisë si “zemërbutësia” dhe “dashuria” (shih te vargu 41).

  • Përse këto veprime dhe qëndrime që na lidhin me fuqitë e qiellit, janë të rëndësishme kur na jepet një përgjegjësi për t’u shërbyer të tjerëve?

  • Si mundet zbatimi i këtyre veprimeve dhe qëndrimeve të na ndihmojë të bëhemi më të ngjashëm me Krishtin dhe të ndikojmë tek të tjerët ashtu siç e bëri Ai?

Lëruni kohë nxënësve për të eksploruar se si Jezu Krishti i demonstroi parimet e drejtësisë në shërbesën e Tij. Nxënësit mund të zgjedhin një shembull nga jeta e Krishtit që ata e njohin, dhe të shpjegojnë se cilin parim ose parime nga seksioni 121 shohin që Ai i demonstron.

Për t’i ndihmuar nxënësit, ju mund të shpërndani figura të ngjarjeve nga jeta e Jezusit ose të shihni një material filmik nga Bibla nga ChurchofJesusChrist.org, si për shembull “Go and Sin No More” (3:18).

3:18

Mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë shembujt e njerëzve që ata i njohin, që mishërojnë një prej veprimeve ose qëndrimeve te vargjet 35–45 që ndihmon për t’i lidhur ata me fuqinë e Perëndisë.

Bekimet e premtuara

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 121:45–46, duke kërkuar bekimet që u ofron Shpëtimtari atyre që përpiqen fort të lidhen me fuqitë e qiellit duke zhvilluar cilësitë e ngjashme me të Krishtit të cilat i studiove sot.

  • Cilat fraza ose fjalë janë domethënëse për ty?

  • Si mund të të ndihmojnë këto bekime të bëhesh më i ngjashëm me Krishtin ndërsa u shërben njerëzve që të rrethojnë?

Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar dhe ndier në këtë mësim. Nxitini ata të kërkojnë udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë ndërsa e përfundojnë nxitjen vijuese në ditarët e tyre të studimit duke përdorur fjalë ose fraza nga Doktrina e Besëlidhje 121:35–45.

Unë do të përpiqem ta shtoj të drejtën time të përdorimit të fuqive qiellore nëpërmjet:

  • Përpjekjes për të kapërcyer .

  • Përpjekjes për të zhvilluar .

Mësoni Përmendsh

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë është “Të drejtat e priftërisë … nuk mund të kontrollohen, as përdoren, [përveçse] mbi bazën e parimeve të drejtësisë”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.