Seminari
Doktrina e Besëlidhje 124: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 124: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 124”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 124

Doktrina e Besëlidhje 124

Vështrim i Përgjithshëm

Pasi shenjtorët u dëbuan nga Misuri, Zoti i udhërrëfeu që të vendoseshin në qytetin e Navusë në Ilinois. Ata punuan fort që ta përmirësonin tokën moçalore, të mposhtnin sëmundjet dhe të ndërtonin një tempull të ri. Pikërisht gjatë kësaj kohe Zoti zbuloi disa ordinanca tempulli që i praktikojmë sot, të tilla si dhurimi [indaumenti].

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit t’i diskutojnë bindjet e ungjillit me të tjerët: Kuptueshmëria rritet kur nxënësit ia shpjegojnë ungjillin njëri‑tjetrit. Krijoni një mjedis ku nxënësit të ndihen të lirshëm që t’ua tregojnë të tjerëve atë që kuptojnë për të vërtetat e ungjillit. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 124”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Themelimi i Navusë

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i përshtatin shkrimet e shenjta dhe tregimet nga historia e Kishës me veten.

Doktrina e Besëlidhje 124

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e tempullit të Zotit dhe ordinancave të kryera atje, përfshirë dhurimin [indaumentin].