Seminari
Mësimi 134 – Themelimi i Navusë: Qyteti i Bukur


“Mësimi 134 – Themelimi i Navusë: Qyteti i Bukur, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Themelimi i Navusë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 134: Doktrina e Besëlidhje 124

Themelimi i Navusë

Qyteti i Bukur

pikturë e Navusë

Pas dëbimit me forcë të shenjtorëve nga Misuri, ata e kthyen tokën kënetore përgjatë lumit Misisipi në një qytet të lulëzuar. Navuja në Ilinois u bë një vend bukurie dhe shërbeu si selia e Kishës, nga viti 1839 deri në vitin 1846. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i krahasojnë shkrimet e shenjta dhe rrëfimet e historisë së Kishës me veten.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Krahasuar me ne

Ftojini nxënësit të përsiatin se sa shpesh ata mësojnë të vërteta në librin Doktrina e Besëlidhje dhe në historinë e Kishës që kanë lidhje me ta.

Në njërën anë të dhomës, merreni parasysh të paraqitni një kopje të librit Doktrina e Besëlidhje ose një figurë të Profetit Jozef Smith për të përfaqësuar kohën e shenjtorëve të hershëm. Ftojeni një nxënës që të qëndrojë në anën tjetër të dhomës për të përfaqësuar kohën tonë. Tregoni hapësirën ndërmjet kohës së Jozef Smithit dhe kohës së tashme dhe bëni pyetjet vijuese.

  • Në ç’mënyra mund të jetë e vështirë për ne që të gjejmë lidhjen me Jozef Smithin dhe shenjtorët e hershëm?

  • Ndërsa e studion librin Doktrina e Besëlidhje dhe historinë e Kishës, cilat janë disa gjëra që ti i bën për t’u lidhur me Jozef Smithin dhe shenjtorët e hershëm për ta krahasuar atë që studion me veten?

Shkruajini përgjigjet e nxënësve për pyetjen e fundit në tabelë. Nëse nxënësit nuk i përmendin këto katër parime, merreni parasysh t’i shkruani edhe ato në tabelë. Nxënësit do t’i përdorin ato gjatë gjithë mësimit.

  1. Gjej hollësi të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime me jetën tënde.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin vetjak.

Ftojini nxënësit të përsiatin se për çfarë u nevojitet më shumë ndihma e Zotit tani në jetën e tyre.

Nxitini ata të kërkojnë drejtim dhe ndihmë nga Perëndia për këtë çështje ndërsa studiojnë rreth shenjtorëve në Navu. Dëshmoni se Perëndia mund t’u përgjigjet atyre nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Materiali vijues ka për qëllim t’i udhërrëfejë nxënësit në zotësinë e krahasimit dhe t’i përgatitë ata për ta bërë këtë në mënyrë të pavarur.

Hapi 1: Gjej hollësi të rëndësishme

Për ta ushtruar këtë hap, ftojini nxënësit të mbajnë vesh për hollësi të rëndësishme ndërsa lexoni ose një nxënës e lexon informacionin vijues me zë të lartë:

Ndërkohë që Profeti Jozef Smith ishte në Burgun e Libertisë, mijëra shenjtorë u nxorën jashtë nga shtëpitë e tyre në Misuri. Pas lirimit të tij, Jozefi u ribashkua me familjen e tij dhe rreth 5 000 refugjatë të tjerë nga Misuri që ishin pranuar nga njerëzit e mirë të Kuinsit në Ilinois.

Zoti i drejtoi shenjtorët të blinin dhe të mblidheshin në toka kënetore jo të kushtueshme afër buzës së lumit Misisipi. Ata jetuan në çadra dhe karroca ndërkohë që filluan të ndërtonin një qytet të cilin më vonë do ta quanin Navu. Mushkonjat i infektuan shumë shenjtorë me malarie, e cila shkaktonte ethe dhe të dridhura të forta dhe shumë vetë vdiqën.

  • Cilat hollësi të këtij rrëfimi të duken të rëndësishme?

Hapi 2: Bëj krahasime me jetën tënde

Ftojini nxënësit ta ushtrojnë hapin e dytë duke u përgjigjur për pyetjen vijuese, duke mbajtur në mendje hollësi të rëndësishme nga hapi 1.

  • Megjithëse rrethanat tona mund të jenë ndryshe, cilat janë disa mënyra se si mund ta lidhim atë që po u ndodhte shenjtorëve asokohe, me jetën tonë sot?

    Disa përgjigje mund të përfshijnë ndjenjën sikur e kemi përfunduar një sprovë vetëm për të hyrë në një tjetër, transferimin në një vend të ri ose të filluarit nga e para, të jetuarit në kushte të vështira, ose të sëmururit rëndë.

  • Çfarë bën ti për të treguar besim te Zoti gjatë këtyre llojeve të situatave?

Hapi 3: Zbulo mësime të vyera

Ftojini nxënësit të kërkojnë mësime të vyera ndërsa bëjnë sa vijon: Shikojeni“Joseph Smith: Prophet of the Restoration (2002 version)” [“Jozef Smithi: Profeti i Rivendosjes (versioni i vitit 2002)”] nga kodi kohor 47:39 deri në 50:54, ose shpjegoni se më 22 korrik 1839, Jozef Smithi dhe të tjerë shkuan nga një shtëpi në tjetrën dhe nga një çadër në tjetrën, duke i shëruar të sëmurët. Më pas shpjegoni se një person që ata e vizituan, ishte Elija Fordhem. Ai ishte kaq i sëmurë, saqë bashkëshortja e tij, Ana, po vajtonte dhe po përgatiste rrobat për varrosjen e tij. Ftojeni një nxënës të lexojë sa vijon:

69:35

“Jozefi iu afrua Elijas dhe e kapi nga dora. ‘Vëlla Fordhem’, – e pyeti ai, – ‘a nuk ke besim që të shërohesh?’

‘Kam frikë se është tepër vonë’, – tha ai.

‘A nuk e beson se Jezusi është Krishti?’

‘E besoj, Vëlla Jozef.’

‘Elija’, – shpalli profeti, – ‘unë të urdhëroj, në emrin e Jezusit të Nazaretit, të ngrihesh e të shërohesh!’

U duk sikur fjalët e tronditën shtëpinë. Elija u ngrit nga shtrati i tij, me fytyrën që i kishte ardhur ngjyra. Ai u vesh, kërkoi diçka për të ngrënë dhe e ndoqi Jozefin jashtë për të ndihmuar t’u jepej shërbesë shumë të tjerëve.” (Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days [Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme], vëll. 1, The Standard of Truth, 1815–1846 [2018], f. 402–403)

Lexoji të paktën dy prej fragmenteve vijuese, duke kërkuar ngjashmëritë ndërmjet asaj që bëri ose zbuloi Shpëtimtari, dhe historisë më lart: Mateu 4:23; 1 Nefi 11:31; Doktrina e Besëlidhje 42:44; 66:9; 84:68.

  • Çfarë mësimesh mësove nga këto shkrime të shenjta dhe nga shenjtorët në Navu?

Renditini përgjigjet e nxënësve në tabelë. Një shembull është që, nëpërmjet besimit tonë te Jezu Krishti dhe fuqia e priftërisë së Tij, Perëndia mund të na bekojë dhe forcojë.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë këtë parim, merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si: “Çfarë na mëson kjo e vërtetë rreth Zotit?”, “Çfarë përvojash ke pasur që e konfirmojnë këtë parim në jetën tënde?” dhe “Përveç se na shëron, cilat janë disa mënyra të tjera se si Zoti mund të na forcojë dhe bekojë?” Merreni parasysh të pyesni a kanë pyetje nxënësit rreth këtij parimi. Nëse po, diskutojini ato si klasë.

Shpjegojeni sa vijon:

Pavarësisht ditës së shërimit, sëmundja vazhdoi në mesin e shenjtorëve gjatë disa muajve në vijim. Megjithatë, ata vazhduan të kujdeseshin për njëri‑tjetrin dhe ta ushtronin besimin te Zoti. Ata gërmuan hendeqe për ta kulluar ujin nga kënetat drejt lumit, gjë që e bëri tokën më të përdorshme dhe e pakësoi problemin e mushkonjave. Ata ndërtuan një komunitet të begatë dhe përfundimisht Tempullin e Navusë.

Hapi 4: Përcakto zbatimin në planin vetjak

Për këtë hap, ftojini nxënësit të tregojnë disa mënyra se si ata mund t’i zbatojnë të vërtetat që mësuan. Përgjigjet e tyre mund të përfshijnë mënyrat se si mund ta ushtrojnë besimin te Zoti, duke përfshirë lutjen për bekimet e priftërisë.

Mësime shtesë

ikona e fletushkësPër të vazhduar të ushtrojnë krahasimin e shkrimeve të shenjta dhe historisë së Kishës me veten, nxënësit mund të kryejnë veprimtaritë në fletushkën “Krahasimi i Historisë së Kishës me Veten”. Nxënësit mund t’i plotësojnë veprimtaritë individualisht ose në grupe të vogla. Ftojini nxënësit ta shkruajnë atë që bënë për secilin prej katër hapave.

Krahasimi i Historisë së Kishës me Veten

Veprimtaria A

Predikimi i ungjillit

Profeti Jozef Smith shkroi: “Përndjekja nuk e ka ndaluar përparimin e së vërtetës” (History of the Church, 4:540). Zoti kishte thirrur më parë shumë anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve për të shërbyer në misione jashtë shtetit. Pavarësisht sëmundjeve dhe vështirësive, këta vëllezër të vendosur u larguan me bindje nga Navuja për të shërbyer. Si rezultat, mijëra njerëz, kryesisht nga Anglia, morën një dëshmi nga Perëndia, iu bashkuan Kishës dhe udhëtuan për në Navu. Ata u bënë një forcë e madhe për Kishën.

Lexo te 1 Nefi 3:7 dhe Doktrina e Besëlidhje 3:1 dhe merre parasysh se si këto vargje mund të lidhen me këtë shembull të punës misionare.

Veprimtaria B

Themelimi i Shoqatës së Ndihmës

Ndërkohë që shenjtorët po ndërtonin Tempullin e Navusë, disa motra vunë re se shumë prej burrave që punonin në tempull, u mungonin këpucët, pantallonat dhe këmishët e përshtatshme. Të frymëzuara nga Zoti, ato organizuan një grup grash dhe filluan të punonin së bashku për t’i siguruar këto veshje. Si grupe të ngjashme të asaj kohe, ato hartuan një statut. Ato ia paraqitën dokumentin Jozef Smithit për miratimin e tij.

“[Kur] Jozefi [e pa atë, ai] tha se ishte statuti më i mirë i llojit të tij. ‘Por kjo nuk është ajo që ti do’, – tha ai. ‘Thuaju motrave se oferta e tyre pranohet prej Zotit dhe Ai ka diçka më të mirë për to. … Unë do t’i organizoj gratë nën priftërinë sipas modelit të priftërisë.’” (Saints [Shenjtorët], 1:448)

Më 17 mars 1842, Perëndia e drejtoi Jozef Smithin të organizonte Shoqatën e Ndihmës. Perëndia vazhdon t’i frymëzojë udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës sot që të shërbejnë dhe t’i forcojnë anëtarët e Kishës dhe shumë të tjerë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 58:26–28, duke kërkuar se si këto vargje mund të lidhen me gratë e frymëzuara veprimet e të cilave çuan në themelimin e Shoqatës së Ndihmës.

Pasi nxënësit ta kenë përfunduar studimin e tyre, ftojini ata të tregojnë se si e krahasuan atë që mësuan, me jetën e tyre.

Disa shembuj të të vërtetave që ata mund t’i përcaktojnë, përfshijnë sa vijon: Zoti përgatit një mënyrë që ne ta përmbushim atë që urdhëron Ai. Puna e Perëndisë nuk mund të pengohet. Perëndia i shpërblen ata që kërkojnë në mënyrë aktive që të realizojnë drejtësinë.

  • Çfarë mësove nga kjo përvojë?

  • Si mund të të ndihmojë krahasimi i shkrimeve të shenjta dhe rrëfimeve të historisë së Kishës me jetën tënde në të ardhmen?