“Doktrina e Besëlidhje 98–101: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 98–101”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 98–101
Doktrina e Besëlidhje 98–101
Vështrim i Përgjithshëm
Në korrikun e vitit 1833, grupet e vetëgjyqtarëve në Misuri u kërkuan shenjtorëve të largoheshin nga konteja Xhekson. Peshkopin Eduard Partrixh dhe Çarls Alenin i lyen me zift dhe pupla dhe shtypshkronjën e W. W Felpsit e shkatërruan. Profeti Jozef Smith nuk ishte në dijeni për këto ngjarje kur mori seksionin te Doktrina e Besëlidhje 98. Në këtë zbulesë, shenjtorët u ngushëlluan dhe iu dhanë udhëzime se si të reagonin ndaj përndjekjes. Kur u mor seksioni te Doktrina e Besëlidhje 101 në dhjetor të vitit 1833, grupi kryesor i shenjtorëve qe dëbuar nga shtëpitë e veta në kontenë Xhekson në Misuri. Zoti u tha atyre se përse Ai lejoi që ata të dëboheshin nga shtëpitë e tyre, u kujtoi dhembshurinë e Tij dhe foli rreth shëlbimit përfundimtar të Sionit.
Jepuni mundësi nxënësve për t’i diskutuar të vërtetat e ungjillit. Gjeni kohë që nxënësit të ushtrojnë të folurit rreth asaj që ata po mësojnë për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij. Kjo mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përvetësojnë, kujtojnë dhe shprehin me qartësi këto të vërteta. Ky ushtrim mund të rritë edhe vetëbesimin e nxënësve për t’i treguar të vërtetat në mjedise të tjera. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 101:1–42”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 98
-
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të presin me durim për Zotin në kohët e mundimeve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një prindi ose udhëheqësi të mirëbesuar të tregojë një përvojë kur ata kanë mundur t’i besonin Perëndisë gjatë një sprove të vështirë. Kjo mund t’i ndihmojë ata të mendojnë rreth vlerës së sprovave në jetën e tyre dhe të përgatiten t’ia tregojnë mendimet e tyre klasës.
-
Materiale filmike: “Shpresë te Krishti” (15:37) nga kodi kohor 9:13 deri në 10:06; “Face the Future with Faith” [“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”] (14:25) nga kodi kohor 8:05 deri në 9:14; “God Will Lift Us Up” [“Perëndia do të na Lartësojë”] (4:59); “Mountains to Climb” [“Male për t’i Ngjitur”] (05:02)
Doktrina e Besëlidhje 101:1–42
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dhembshurinë dhe mëshirën e Shpëtimtarit për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si pjesëmarrja në seminar mund të ndikojë në përvojat e tyre. Ata mund të mendojnë rreth mënyrës se si marrin pjesë në orën mësimore dhe në diskutimet në grup dhe të vendosin se si mund të marrin pjesë më shumë.
-
Material filmik: “Dhembshuria Jetëgjatë e Shpëtimtarit” (13:00) nga kodi kohor 9:40 deri në 10:01
-
Figurë: E re në ankth
Doktrina e Besëlidhje 101:43–101
Qëllimi i mësimit: T’u japë mundësi nxënësve për të studiuar një shëmbëlltyrë dhe zbuluar kuptimin e saj shpirtëror.
-
Përgatitja e nxënësve: Shpjegojuni nxënësve se gjërat rreth nesh mund të simbolizojnë ose të na mësojnë të vërteta rreth Jezu Krishtit (shihni te Moisiu 6:63). Për shembull, dielli është në qendër të sistemit tonë diellor dhe i jep tokës dritë dhe jetë. Në mënyrë të ngjashme, Jezu Krishti është në qendër të planit të Atit Qiellor për fëmijët e Tij dhe i jep secilit prej nesh dritë dhe jetë. Ftojini nxënësit të gjejnë diçka në jetën e tyre të përditshme që mund t’u mësojë atyre diçka rreth Jezu Krishtit. Nxënësit do të kenë një mundësi për të folur në fillim të mësimit.
-
Material filmik: “Rivishu me Forcën Tënde, o Sion” (13:44) nga kodi kohor 0:47 deri në 1:20
-
Fletushkë: “Si t’i Studiojmë Shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit”