Seminari
Doktrina e Besëlidhje 85–87: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 85–87: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 85–87”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 85–87

Doktrina e Besëlidhje 85–87

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërsa Profeti punoi për përkthimin e frymëzuar të Biblës në dhjetor të vitit 1832, Zoti i zbuloi një interpretim të shëmbëlltyrës së grurit dhe të egjrës (shih te Doktrina e Besëlidhje 86). Pak javë më vonë, për Krishtlindje, Profeti po mendonte për trazirën politike dhe civile që lidhej me skllavërinë në Shtetet e Bashkuara. Zoti i zbuloi Profetit se këto ngjarje do të çonin në një luftë vdekjeprurëse.

ikona e trajnimit Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet e ungjillit: Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet është të bëni pyetje që nuk marrin përgjigje me “po” ose “jo” në vend të pyetjeve që kërkojnë përgjigje specifike. Pyetjet e efektshme do t’i ndihmojnë nxënësit ta marrin parasysh atë që ju duket vetë kuptimplotë dhe që lidhet me ta. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari e Mësoi Doktrinën” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 87”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 86

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të marrë pjesë me Shpëtimtarin në mbledhjen e Izraelit.

Doktrina e Besëlidhje 87

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se të gjitha fjalët e Zotit për profetët e Tij do të përmbushen.

  • Përgatitja e nxënësve: Ejani të përgatitur për të treguar një shembull nga shkrimi i shenjtë në të cilin një profet i Perëndisë parashikoi një ngjarje të ardhshme.