Seminari
Mësimi 98 – Doktrina e Besëlidhje 86: Shpëtimtari Po e Mbledh Izraelin


“Mësimi 98 – Doktrina e Besëlidhje 86: Shpëtimtari Po e Mbledh Izraelin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 86”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 98: Doktrina e Besëlidhje 85–87

Doktrina e Besëlidhje 86

Shpëtimtari Po e Mbledh Izraelin

një korrje e grurit

Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 86, Shpëtimtari zbuloi kuptim shtesë për interpretimin e Tij fillestar të shëmbëlltyrës të grurit dhe të egjrës (Mateu 13:36–43). Ai dha mësim rreth përpjekjeve të Tij për t’i mbledhur të drejtët në përgatitje për Ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për të marrë pjesë me Shpëtimtarin në mbledhjen e Izraelit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shpëtimtari mbledh popullin e Tij

Jezusi në një mjedis si për mbledhje

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për shembuj të njerëzve me të cilët u pëlqen të rrinë dhe përse.

Më pas mund t’i ftoni nxënësit të mendojnë për njerëz që dëshiruan të rrinin me Jezu Krishtin gjatë shërbesës së Tij tokësore. Nëse është e nevojshme, ju mund të tregoni disa shembuj, të tillë si Mateu 9:10; 19:1–2, 13–15; Gjoni 6:1–14; 3 Nefi 17:1–5.

  • Si mendon, përse njerëzit dëshironin të rrinin pranë Shpëtimtarit?

  • Si mendon, përse Shpëtimtari dëshiron që njerëzit të mblidhen tek Ai?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i studiojnë disa nga shkrimet e shenjta që na mësojnë se përse Shpëtimtari dëshiron që ne të mblidhemi tek Ai. Shembujt mund të përfshijnë vargjet te Mateu 11:28–30; 3 Nefi 9:13–14; 10:4–6.

Mendo rreth vetë dëshirave të tua për ta ndjekur ose për t’u mbledhur te Shpëtimtari. Mendo gjithashtu rreth dëshirave të tua për të ndihmuar në mbledhjen e të tjerëve tek Ai. Ndërsa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë ta dallosh rëndësinë e mbledhjes sate dhe të të tjerëve te Jezu Krishti.

Shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës

Lexojeni ose përmblidheni paragrafin vijues për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë kontekstin historik për zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 86.

Ndërsa Jozef Smithi dhe Frederik G. Uilliamsi punuan për përkthimin e frymëzuar të Biblës, Shpëtimtari zbuloi një interpretim të shëmbëlltyrës së grurit dhe të egjrës. Ky interpretim është shënuar te Doktrina e Besëlidhje 86.

Përpara se nxënësit të studiojnë kapitullin te Doktrina e Besëlidhje 86, ndihmojini ata ta kuptojnë shëmbëlltyrën e grurit dhe të egjrës. Ata mund të lexojnë vargjet te Mateu 13:24–30, një nxënës mund të japë një përmbledhje të shëmbëlltyrës, ose mund të shfaqni materialin filmik “Jesus Declares the Parables of the Wheat and Tares, Mustard Seed, and Leaven” [“Jezusi Shpall Shëmbëlltyrat e Grurit dhe të Egjrës, Kokrrës së Sinapit dhe të Majasë”] nga kodi kohor 0:00 deri në 1:30. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se egjrat janë një lloj bari i keq helmues. Gruri dhe egjra duken pothuajse njëlloj kur janë të njomë, por ata mund të dallohen kur piqen. Nëse një person do të përpiqej t’i shkulte egjrat përpara se gruri dhe egjra të piqeshin, ai ose ajo me gjasë do ta shkatërronte edhe shumicën e grurit.

2:21
  • Çfarë të bie në sy nga kjo shëmbëlltyrë?

  • Çfarë simbolizojnë gruri dhe egjra? (Shih te Mateu 13:38.)

Shpëtimtari jep një interpretim të shëmbëlltyrës

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 86:1–7, duke kërkuar simbolet nga shëmbëlltyra që Shpëtimtari na ndihmoi t’i kuptojmë.

  • Çfarë mësove nga kjo shëmbëlltyrë rreth përgatitjeve që po bën Zoti për Ardhjen e Tij të Dytë?

    Pasi disa nxënës ta kenë treguar atë që zbuluan, vini në dukje të vërtetën vijuese: Zoti po e mbledh Izraelin përpara Ardhjes së Tij të Dytë.

  • Si mund të të ndihmojë njohuria për këtë të vërtetë që të ndiesh shpresë dhe paqe kur mendon rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit?

  • Si mund t’i udhërrëfejë kjo e vërtetë vendimet që ti merr sot?

Presidenti Rasëll M. Nelson tregoi se si ne mund të marrim pjesë me Zotin në mbledhjen e Izraelit sot.

18:51
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Zoti po mbledh ata që do të zgjedhin ta lejojnë Perëndinë që të jetë ndikimi më i rëndësishëm në jetën e tyre.

Për shekuj, profetët e kanë parashikuar këtë mbledhje [shihni tek Isaia 11:11–12; 2 Nefi 21:11–12; Mosia 15:11] dhe ajo po ndodh pikërisht tani! Si një prelud thelbësor për Ardhjen e Dytë të Zotit, ajo është vepra e rëndësishme në botë! …

Kur flasim për mbledhjen e Izraelit në të dyja anët e velit, ne po i referohemi, sigurisht, punës misionare, punës në tempull dhe për historinë familjare. Gjithashtu po i referohemi ndërtimit të besimit dhe të dëshmisë në zemrat e atyre me të cilët jetojmë, punojmë dhe shërbejmë. Në çfarëdo kohe që bëjmë çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën anë të velit – që të bëjë dhe të mbajë besëlidhjet e veta me Perëndinë, ne po ndihmojmë për ta mbledhur Izraelin.” (Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 92, 93)

  • Çfarë mësove nga kjo thënie rreth mënyrës se si mund ta ndihmosh Zotin ta mbledhë Izraelin?

“Një dritë për Johebrenjtë”

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 86:11, duke kërkuar atë që dha mësim Shpëtimtari rreth mënyrës se si ne mund të ndihmojmë në mbledhjen e popullit tek Ai.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se fjala Johebrenjtë te vargu 11 mund t’u referohet atyre që nuk janë anëtarë të Kishës.

Si pjesë e diskutimit tuaj për pyetjen e radhës, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë vargjet te Mateu 5:14–16 dhe 3 Nefi 18:24. Ata mund të tregojnë se çfarë i shtojnë këto vargje kuptueshmërisë së tyre.

  • Si mendon ti, çfarë do të thotë të jesh një “dritë për Johebrenjtë”?

  • Cilat janë disa mënyra se si ti mund të ndihmosh në mbledhjen e Izraelit duke e shpërndarë dritën e Shpëtimtarit tek të tjerët?

Merreni parasysh t’i renditni idetë e nxënësve në tabelë. Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvojat që kanë pasur. Për të parë më shumë shembuj, shfaqni materialin filmik “#NdriçojeBotën – Ndiqeni Shembullin e Jezu Krishtit. Shpërndajeni Dritën e Tij – Shërbeni siç Shërbeu Ai” (2:17) nga kodi kohor 0:29 deri në 2:17, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:37

Bëj një plan për ta mbledhur Izraelin me Shpëtimtarin

Ndihmojini nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat që kanë studiuar, duke i ftuar ata t’i përgjigjen njërës ose të dyja pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Cila është një gjë që ti do të përpiqesh fort ta bësh për t’u mbledhur te Shpëtimtari?

  • Cila është një gjë e caktuar që do të bësh për ta ndihmuar Shpëtimtarin për mbledhjen e Izraelit?

Përfshi hollësi rreth mënyrës dhe kohës kur do ta përmbushësh synimin tënd.

Disa nxënës mund ta tregojnë atë që kanë shkruar. Dëshmoni për të vërtetat që i keni diskutuar dhe nxitini nxënësit të veprojnë sipas synimeve që kanë vendosur për veten.