“Mësimi 83 – Ushtrimi 5 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh dhe Marrja e Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Ushtrimi 5 i Zotërimit Doktrinor”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 83: Doktrina e Besëlidhje 71–75
Ushtrimi 5 i Zotërimit Doktrinor
Mësimi Përmendsh dhe Marrja e Njohurisë Shpirtërore
Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndërtojnë themelin e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim u jep mundësi nxënësve për t’i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë, si edhe për t’i mësuar dhe zbatuar parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Përsëritja e zotërimit doktrinor: mëso përmendsh
Mendo për raste në jetën tënde kur mësimi përmendsh i informacionit ishte i dobishëm në përmbushjen e një detyre.
-
Si e ka bekuar jetën tënde mësimi përmendsh i informacionit?
-
Në cilat situata mund të kesh dobi nga të mësuarit përmendsh të disa referencave të shkrimeve të shenjta?
Veprimtaria vijuese është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Ide shtesë për mësimin përmendsh gjenden në shtojcë nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Veprimtaria e mësimit përmendsh që zgjodhët, nuk duhet të zgjasë më shumë se 10–15 minuta, që të keni kohë për ushtrimin e vënies në zbatim të zotërimit doktrinor.
Ndajini nxënësit në grupe të vogla dhe shtypni një kopje të tabelës vijuese për secilin grup. Ftojini grupet ta presin secilën referencë dhe frazë kyç veçmas. Vërini nxënësit t’i përziejnë referencat dhe frazat kyç dhe më pas të punojnë si grup për t’i përputhur ato sërish së bashku sa më shpejt të munden. Grupet mund ta përsëritin këtë veprimtari shumë herë për të parë nëse mund t’i përputhin ato më shpejt pas çdo përpjekjeje.
|
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor |
Fraza kyç e shkrimit të shenjtë |
|---|---|
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë Jozef Smithi “pa dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërce[nte] të gjitha përshkrimet”. |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Të vetmen kishë të vërtetë dhe të gjallë.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Unë do të të them në mendjen tënde dhe në zemrën tënde, me anë të Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë Priftëria Aarone “mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit”. |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Sa i madh do të jetë gëzimi juaj nëse do të më sillni shumë shpirtra!” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Unë, [Jezu Krishti], i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Fjalën e [profetit] duhet ta merrni si nga goja ime.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Unë do të shfaqem nga qielli me fuqi e lavdi të madhe … dhe do të banoj në drejtësi me njerëzit në tokë për një mijë vjet.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Martesa shugurohet nga Perëndia.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet.” |
Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor | Fraza kyç e shkrimit të shenjtë “Nga ju kërkohet t’i falni të gjithë njerëzit.” |
Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore
Pjesa e mbetur e mësimit përqendrohet te ndihma ndaj nxënësve për të zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale. Përpara se ta lexoni situatën më poshtë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje përfshihen në shtojcë nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Mund të gjeni përshkrime të parimeve te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
Ky skenar për ushtrimin e vënies në zbatim bazohet në një përvojë që Motra Kristin M. Ji, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, e tregoi në një konferencë të përgjithshme. Nëse është e dobishme, mund të përdorni një skenar të ndryshëm rreth faljes për t’iu përshtatur më mirë nevojave të nxënësve tuaj.
Motra Kristin M. Ji, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tregoi përvojën vetjake vijuese.
“E kam dëshmuar vetë mrekullinë e Krishtit duke shëruar zemrën time plot mllef. Me lejen e babait tim, po tregoj se u rrita në një shtëpi ku nuk ndihesha gjithmonë e sigurt për shkak të keqtrajtimit emocional dhe verbal. Në vitet e rinisë së hershme dhe si e re në moshë madhore, i mbaja mëri babait tim dhe kisha inat në zemër nga ai lëndim.” (Kristin M. Ji, “Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes”, Liahona, nëntor 2022, f. 37)
Ndalu një çast për të menduar rreth mënyrës se si mund të ishe ndier po të kishe përjetuar situatën e Motrës Ji. Mendo për atë që mund të kishe bërë po të përballeshe me një situatë të ngjashme.
Ndërsa e studiojmë atë që bëri Motra Ji, merr parasysh se çfarë mësimesh mund të nxjerrësh nga përvoja e saj. Kushtoji vëmendje të veçantë mënyrës se si ajo i zbatoi parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe se si Shpëtimtari e ndihmoi atë.
Shpërndajuani fletushkën shoqëruese nxënësve. Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese në tabelë që nxënësit t’u referohen ndërsa e studiojnë bisedën e Motrës Ji. Nxitini nxënësit të marrin parasysh mënyra shtesë se si një person në një situatë të ngjashme mund t’i zbatojë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Çfarë bëri Motra Ji për të vepruar me besim? Si e ndihmoi Shpëtimtari atë?
-
Çfarë bëri Motra Ji për ta parë situatën e saj në kontekstin e planit të shpëtimit dhe mësimeve të Shpëtimtarit?
-
Në cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore u mbështet Motra Ji? Si e ndihmuan atë këto burime të fitonte kuptueshmëri ose këndvështrim për situatën e saj?
Merreni parasysh të përdorni njërën nga idetë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të përcaktojnë se si Motra Ji i zbatoi parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore:
-
Përcaktoni si klasë disa mënyra të dallueshme për të shenjuar se si Motra Ji e zbatoi secilin parim të marrjes së njohurisë shpirtërore. Për shembull, mund të nënvizoni një parim, të futni në katror një tjetër dhe të rrethoni një tjetër. Mund të përdorni gjithashtu ngjyra të ndryshme për ta shenjuar secilin parim. Ftojini nxënësit ta studiojnë pjesën e mbetur të fletushkës, duke kërkuar dhe shenjuar shembujt e secilit parim.
-
Caktojuni nxënësve ose grupeve të nxënësve një parim të ndryshëm të marrjes së njohurisë shpirtërore. Ndërsa e studiojnë bisedën e Motrës Ji, ftojini ata të shkruajnë atë që bëri ajo për ta zbatuar atë parim.
-
Në vend që të përdorni fletushkën, mund të shfaqni materialin filmik të bisedës së Motrës Ji. Ftojini nxënësit të dëgjojnë mënyrat se si i përdori ajo parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Nxënësit mund të ngrenë dorën kur dëgjojnë shembuj dhe ju mund ta ndalni materialin filmik dhe t’i vini ata ta tregojnë atë që gjetën.
Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes
“Me kalimin e viteve dhe në përpjekjet e mia për të gjetur paqe dhe shërim përgjatë atij shtegu të faljes, arrita të kuptoja në një mënyrë të thellë se i njëjti Bir i Perëndisë që shleu për mëkatet e mia, është i njëjti Shëlbues i cili do të shpëtojë edhe ata që më kanë lënduar thellësisht. Nuk mund ta besoja njëmend të vërtetën e parë pa besuar të dytën.
Teksa dashuria ime për Shpëtimtarin është rritur, po ashtu është rritur edhe dëshira ime për ta zëvendësuar lëndimin dhe inatin me balsamin e Tij shërues. Ka qenë një proces shumëvjeçar, që kërkonte guxim, këmbëngulje, të isha e çiltër, dhe që të mësoja t’i mirëbesoja fuqisë hyjnore të Shpëtimtarit për të shpëtuar dhe shëruar. Ende kam punë për të bërë, por zemra ime nuk është më në një shteg lufte. Më është dhënë ‘një zemër [e] re’ [Ezekiel 36:26] – një zemër që ka ndier dashurinë e thellë dhe të qëndrueshme të një Shpëtimtari personal, i cili më qëndroi pranë, i cili me butësi dhe durim më udhëhoqi drejt një vendi më të mirë, i cili lotoi me mua, i cili ma njihte hidhërimin. …
Plaku Riçard G. Skot tha: ‘Ju nuk mund ta fshini atë që është bërë, por ju mund të falni. Falja shëron plagë të tmerrshme, tragjike, sepse e lejon dashurinë e Perëndisë që të na pastrojë zemrën dhe mendjen tonë nga helmi i urrejtjes. Ajo e pastron vetëdijen tuaj prej dëshirës për hakmarrje. Ajo bën vend për dashurinë pastruese, shëruese, përtëritëse të Zotit’ [‘Healing the Tragic Scars of Abuse’, Ensign, maj 1992, f. 33].
Babai im tokësor ka pësuar gjithashtu një ndryshim të mrekullueshëm të zemrës vitet e fundit dhe i është drejtuar Zotit – diçka që nuk do ta kisha pritur në këtë jetë. Një dëshmi tjetër për mua rreth fuqisë së plotë dhe shndërruese të Jezu Krishtit.
E di se Ai është i aftë ta shërojë mëkatarin dhe ata ndaj të cilëve është mëkatuar. Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës, i cili dha jetën e Tij që ne të mund të jetojmë përsëri. Ai tha: ‘Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfrit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit’ [Lluka 4:18; theksimi i shtuar].
Të gjithë atyre që janë zemërthyer, të robëruar, të mavijosur dhe ndoshta të verbër nga lëndimi apo mëkati, iu them se Ai ofron shërim, përtëritje dhe çlirim. Unë dëshmoj se shërimi dhe përtëritja që Ai ofron, janë të njëmendta. Koha kur ndodh ai shërim është individuale dhe ne nuk mund ta gjykojmë kohën e dikujt tjetër. Është e rëndësishme që t’i lejojmë vetes kohën e nevojshme për t’u shëruar dhe të jemi dashamirës me veten gjatë procesit. Shpëtimtari është gjithmonë i mëshirshëm dhe i vëmendshëm dhe rri në gatishmëri për të na dhënë ndihmën që na nevojitet.
Përgjatë shtegut të faljes dhe shërimit ekziston një zgjedhje që të mos i vazhdojmë modelet ose marrëdhëniet e pashëndetshme në familjet tona ose gjetkë. Të gjithë njerëzve brenda rrethit të ndikimit tonë mund t’u ofrojmë dashamirësi kundrejt mizorisë, dashuri kundrejt urrejtjes, butësi kundrejt vrazhdësisë, siguri kundrejt shqetësimit dhe paqe kundrejt grindjes.
Të japësh atë që të është mohuar është një pjesë e fuqishme e shërimit hyjnor që bëhet i mundur nëpërmjet besimit te Jezu Krishti. Të jetosh në mënyrë të atillë që të japësh, siç tha Isaia, diademë në vend të hirit të jetës sate [shihni tek Isaia 61:3] është një vepër besimi që ndjek shembullin suprem të Shpëtimtarit, i cili i vuajti të gjitha që të mund t’i ndihmonte të gjithë. …
Unë dëshmoj se shembulli më i madhërishëm i dashurisë dhe i faljes është ai i Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, i cili në agoninë e hidhur tha: ‘O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë’ [Lluka 23:34].” (Kristin M. Ji, “Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes”, Liahona, nëntor 2022, f. 37–38)
Pasi nxënësit ta tregojnë atë që gjetën, ftojini ata të përcaktojnë fragmente domethënëse të zotërimit doktrinor dhe të shpjegojnë se si këto fragmente mund ta ndihmojnë dikë në këtë lloj situate. Disa shembuj përfshijnë Doktrina e Besëlidhje 6:36 dhe Doktrina e Besëlidhje 64:9–11.
-
Si të ndihmoi ty ta studioje një shembull të dikujt duke përdorur parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një përvojë me të cilën ai u përball?
-
Si mund të të ndihmojë përdorimi i këtyre parimeve në situatat me të cilat përballesh?