“Doktrina e Besëlidhje 71–75: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 71–75”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 71–75
Doktrina e Besëlidhje 71–75
Vështrim i Përgjithshëm
Në dimrin e vitit 1831, në zonën e Kirtlandit në Ohajo u shpërndanë letra me informacione të rreme rreth Jozef Smithit dhe Kishës. Shpëtimtari i udhëzoi Jozef Smithin dhe Sidni Rigdonin të udhëtonin nëpër të gjithë rajonin për t’i ndrequr gënjeshtrat.
Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit: Një mënyrë për ta vendosur Jezu Krishtin në qendër të mësimdhënies dhe të të mësuarit është të theksoni se si Ai është shembulli i përkryer i të gjitha parimeve të ungjillit. Edhe kur shembulli i Shpëtimtarit nuk përmendet drejtpërsëdrejti në një fragment të shkrimit të shenjtë, ne mund t’i ndihmojmë nxënësit tanë të bëjnë lidhje mes asaj që po mësojmë në tregimin e shkrimit të shenjtë dhe shembullit të Shpëtimtarit. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Theksojeni Shembullin e Jezu Krishtit” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 71”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 71
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Shpëtimtari do të donte që të përgjigjeshim kur njerëzit i kritikojnë bindjet tona.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një rast kur e dëgjuan dikë ta kritikojë ose përqeshë Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ose bindjet e tyre, si dhe të përsiatin për këto pyetje: Çfarë thashë ose bëra mirë? Çfarë mund të kisha bërë më mirë?
Ushtrimi 5 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për t’i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë, si edhe për t’i mësuar dhe zbatuar parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth informacionit që kanë mësuar përmendsh, që i ndihmoi ata në shkollë, në punë ose në veprimtari që ata i pëlqejnë. Nxënësit mund të mendojnë rreth arsyes përse janë mirënjohës që e kanë mësuar përmendsh atë informacion.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të tabelës që përmban referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë; gërshërë
-
Fletushkë: “Diademë në Vend të Hirit: Shtegu Shërues i Faljes”
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 5
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si përvojat e tyre me studimin e librit Doktrina e Besëlidhje i kanë ndihmuar të rriten shpirtërisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një veprimtari që e pëlqejnë dhe të mendojnë rreth pyetjeve vijuese: Nga e kuptoni nëse po përmirësoheni? Si mund ta matni rritjen tuaj në këtë veprimtari?
-
Material: Një instrument, si një metër ose një kronometër, që ju ndihmon të matni përparimin në një veprimtari në të cilën merrni pjesë
-
Figurë: Një zemër dhe mendje
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një listë me pyetje nga e cila nxënësit të zgjedhin dhe të përgjigjen