“Mësimi 65 – Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 1: Shmangia e Mashtrimit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 65: Doktrina e Besëlidhje 49–50
Doktrina e Besëlidhje 50, Pjesa 1
Shmangia e Mashtrimit
Nga etja e tyre për të përjetuar dhunti shpirtërore, disa të kthyer të hershëm në besim në Kirtland të Ohajos, qenë mashtruar duke menduar se disa manifestime të pazakonta ishin nga Fryma e Shenjtë ndonëse nuk ishin. Zoti ofroi udhërrëfim për t’i ndihmuar ata të dallonin atë që ishte nga Ai dhe atë që nuk ishte. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Zoti mund t’i ndihmojë ata ta dallojnë të vërtetën dhe të shmangin mashtrimin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Kotelja me vija
Merrni parasysh të tregoni skenarin vijues. Mund të paraqitni figurën e një qelbësi ndërsa e tregoni.
Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi historinë vijuese:
“Xhaxha Groveri … jetonte në një shtëpi në fshat, larg nga qyteti. Xhaxha Groveri ishte shumë i vjetër në moshë. Ne menduam që bijtë tanë duhet ta takonin përpara se ai të ndërronte jetë. Kështu që, një pasdite, ne udhëtuam gjatë me makinë deri te shtëpia e tij e përulur. U ulëm së bashku për vizitë dhe e njohëm atë me bijtë tanë. Pa filluar mirë biseda, dy djemtë e mi të vegjël, ndoshta pesë dhe gjashtë vjeç, dëshironin të dilnin jashtë dhe të luanin.
Xhaxha Groveri, kur e dëgjoi kërkesën e tyre, u përkul duke afruar fytyrën e tij me të tyren. … Ai u tha atyre me një zë të gërvishtur: ‘Kini kujdes – se ka shumë qelbës përjashta’. Kur e dëgjuam këtë, Lesa dhe unë u alarmuam së tepërmi, ishim të shqetësuar se mos ata spërkateshin nga një qelbës! Djemtë shpejt dolën jashtë për të luajtur ndërsa ne e vazhduam vizitën.
Më vonë, kur hipëm në makinë për të shkuar në shtëpi, i pyeta djemtë: ‘A patë ndonjë qelbës?’ Një nga ata u përgjigj: ‘Jo nuk pamë asnjë qelbës, por pamë një kotele të zezë me një vijë të bardhë te kurrizi!’” (Geri E. Stivenson, “Mos më Mashtro”, Liahona, nëntor 2019, f. 93)
-
Si mendon, pse fëmijët nuk e njohën qelbësin?
-
Cili është rreziku i mosnjohjes së natyrës së vërtetë të diçkaje?
-
Si lidhet kjo histori me atë që Satani dëshiron që ne të besojmë për të?
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë me një partner për të shkruar një përkufizim për fjalën mashtrim. Pasi të kenë pasur kohë të mjaftueshme, mund t’u kërkoni disave prej tyre t’ia tregojnë përkufizimet e tyre klasës. Nëse është e dobishme, merreni parasysh t’u tregoni përkufizimin që gjendet tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta: “Në shkrimet e shenjta, të mashtrosh do të thotë të bësh dikë të besojë diçka që nuk është e vërtetë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mashtroj, Mashtrim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
Merreni parasysh t’i renditni përgjigjet e nxënësve për pyetjet vijuese në tabelë.
-
Cilat janë disa mënyra se si Satani përpiqet t’i mashtrojë adoleshentët sot?
-
Si mendoni, pse mashtrimet e Satanit funksionojnë aq mirë ndonjëherë?
Ftojini nxënësit të kërkojnë frymëzim nga Fryma e Shenjtë për t’i ndihmuar ta njohin dhe shmangin mashtrimin.
Mashtrimi mes shenjtorëve të hershëm
Kur Jozef Smithi mbërriti në Kirtland të Ohajos në fillim të shkurtit 1831, ai vërejti se “disa nocione të panjohura dhe shpirtra të rremë kishin depërtuar mes” shenjtorëve (në History, 1838–1856 [Manuscript History of the Church], vëll. A-1, f. 93, josephsmithpapers.org).
Xhon Uitmeri shënoi sa vijon rreth kësaj periudhe kohore.
“Disa njerëz patën vegime dhe nuk mund të tregonin atë që panë, disa do të imagjinonin për vete se kishin shpatën e Labanit dhe do ta ngjishnin atë [si një ushtar i hipur mbi kalë], disa do të vepronin si një indian në veprimin e heqjes së lëkurës së kokës, disa do të rrëshqisnin ose zhvendoseshin ndenjur … [mbi] dysheme, me shpejtësinë e një gjarpri. … Kështu djalli ua verboi sytë disa dishepujve të mirë dhe të ndershëm.” (John Whitmer, History, 1831–circa 1847, f. 26, josephsmithpapers.org)
Shqetësimet rreth këtyre veprimeve e çuan Jozef Smithin të pyeste Zotin dhe të merrte seksionin Doktrina e Besëlidhje 50. Në vargjet 1–9, Zoti i paralajmëroi pleqtë e Kishës për shpirtrat e rremë dhe madje për anëtarë që po mashtronin të tjerët.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 50:1–3, duke kërkuar një nga paralajmërimet e Zotit.
-
Si mendon, pse Satani përdor mashtrimin për të na shtyrë të largohemi nga Jezu Krishti?
Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se, megjithëse Satani është shumë i zgjuar për të mashtruar, Jezu Krishti me dashuri ofroi këshilla në vargjet 10–35 për t’i ndihmuar ndjekësit e Tij ta dallojnë të vërtetën dhe të shmangin mashtrimin.
Merreni parasysh ta paraqitni ose shkruani në tabelë thënien vijuese të papërfunduar të theksuar me ngjyrë të zezë. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla dhe t’i caktoni secilit grup një nga blloqet vijuese të shkrimeve të shenjta. Nxënësit më pas mund të përgatiten të tregojnë atë që mësojnë nga veprimtaria vijuese.
Lexoji vargjet vijuese, duke kërkuar mënyrën se si do ta plotësoje të vërtetën vijuese: Zoti do të na ndihmojë ta shmangim mashtrimin ndërsa ne …
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit që t’i renditin gjetjet e tyre poshtë frazës së papërfunduar në tabelë. Përgjigjet mund të përfshijnë sa vijon: … kërkojmë të japim mësim dhe të mësojmë me anë të Shpirtit të së vërtetës, … kërkojmë të marrim dritën e Tij, … lutemi të dimë kur një shpirt është ose nuk është nga Perëndia. Përpara se t’i diskutojnë pyetjet vijuese si klasë, mund të jetë e dobishme për nxënësit që t’iu përgjigjen atyre në ditarët e tyre të studimit. Shkrimi i mendimeve të tyre fillimisht mund t’i ndihmojë nxënësit të ndihet më të sigurt te vetja dhe më të gatshëm për të folur. Nxënësit mund të kenë pyetje të tjera për këto të vërteta. Gjeni kohën për t’i eksploruar pyetjet e tyre. Shokët e tyre të klasës mund të jenë në gjendje të japin ide me vlerë krahas asaj që mund të tregoni ju.
Për t’i ndihmuar nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre, shihni trajnimin e titulluar “Resist the tendency to respond to every comment and question and invite the class to respond” [“Rezistojini prirjes për t’iu përgjigjur çdo komenti dhe pyetjeje dhe ftojeni klasën të përgjigjet”]. Kjo gjendet tek Teacher Development Skills: Invite Diligent Learning [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Ftoni të Mësuarit me Zell].
-
Çfarë do të thotë ky mësim?
-
Si mund të të ndihmojë ky mësim që të marrësh ndihmën e Zotit për të shmangur mashtrimet e Satanit?
Ndërsa e diskutoni pyetjen e mëparshme, mund të ndihmojë referimi i nxënësve te lista në tabelë për mënyrat se si Satani përpiqet t’i mashtrojë adoleshentët. Nxënësit mund të vënë re se si mund t’i ndihmojë mësimi i Shpëtimtarit që zgjodhën, për t’iu përgjigjur njërit ose më shumë mashtrimeve të renditura.
Një mënyrë e qartë për të shmangur mashtrimin
Zoti e mbylli me një sigurim të dashur që për shkak të Tij, ne nuk ka pse të kemi frikë. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 50:40–44, duke kërkuar atë që mëson rreth Shpëtimtarit.
-
Çfarë të bie në sy nga këto vargje rreth Shpëtimtarit?
-
Si mund të na ndihmojë njohuria për këtë rreth Tij në një botë që është kaq e mbushur me mashtrim?
-
Si ke arritur t’i dish ose t’i besosh këto të vërteta rreth Jezu Krishtit?
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim sa vijon rreth mënyrës se si mund ta ftojmë ndihmën e Zotit për të shmangur mashtrimin:
“Zërat dhe trysnitë nga bota janë ndjellëse dhe të shumta. Por tepër shumë zëra janë mashtrues, joshës dhe mund të na heqin nga shtegu i besëlidhjeve. Për ta shmangur zemërthyerjen e pashmangshme që vijon, ju përgjërohem sot që t’i kundërviheni tërheqjes së botës, duke gjetur kohë për Zotin në jetën tuaj – në secilën dhe për çdo ditë.”
Nëse shumica e informacionit që merrni, vjen nga mediat shoqërore apo media të tjera, aftësia juaj për t’i dëgjuar pëshpëritjet e Shpirtit do të pakësohet. Nëse nuk po e kërkoni gjithashtu Zotin nëpërmjet lutjes dhe studimit të përditshëm të ungjillit, ju e lini veten të cenueshëm nga filozofitë që mund të ngjallin kureshtje, por që nuk janë të vërteta. Edhe shenjtorët që përndryshe janë besnikë, mund të dalin nga udha prej ritmit të vazhdueshëm të bandës së Babilonisë.
Vëllezërit dhe motrat e mia, ju përgjërohem që të gjeni kohë për Zotin! Bëjeni themelin tuaj vetjak shpirtëror të fortë dhe të aftë për t’i qëndruar provës së kohës duke bërë ato gjëra që e lejojnë Frymën e Shenjtë të jetë me ju gjithmonë.” (Rasëll M. Nelson, “Gjeni Kohë për Zotin”, Liahona, nëntor 2021, f. 120)
-
Çfarë idesh të tjera gjete që mund të të ndihmojnë ta shmangësh mashtrimin?
Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë të tregojnë diçka që mësuan ose ndihen të frymëzuar të bëjnë për të shmangur mashtrimin. Ftojini ata të vazhdojnë të gjejnë mënyra për ta dalluar të vërtetën hyjnore dhe për ta shmangur mashtrimin. Mund të tregoni sigurinë tuaj për dëshirën dhe aftësinë e Zotit për t’i ndihmuar nxënësit ta bëjnë këtë.