Eja, Më Ndiq
22–28 Qershor. “Dëgjo nga Qielli Lutjen e Tyre”: 2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11


“22–28 Qershor. ‘Dëgjo nga Qielli Lutjen e Tyre’: 2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–9; 11”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“22–28 Qershor. ‘Dëgjo nga Qielli Lutjen e Tyre’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Salomoni duke përkushtuar tempullin

Solomon Dedicates the Temple at Jerusalem [Salomoni Përkushton Tempullin në Jerusalem], nga James Tissot dhe të tjerë

22–28 Qershor: “Dëgjo nga Qielli Lutjen e Tyre”

2 Samuelit 11–12; 1 Mbretërve 3; 6–911

Sauli, Davidi dhe Salomoni, tre mbretërit e parë të Izraelit, të gjithë e filluan punën me kaq shumë premtim. Të përulur, guximtarë dhe të urtë, secili gjeti hir para Zotit, të paktën në fillim. Për fat të keq, secili mbret gjithashtu u dorëzua ndaj dobësive njerëzore dhe tundimit. Ata i vunë dëshirat e tyre vetjake përpara dëshirave të Zotit. Dhe siç e kemi parë herë pas here në shkrimet e shenjta, dhe në vetë jetën tonë, ajo çoi në tragjedi.

Por diçka e rëndësishme ndodhi gjatë mbretërimit të Salomonit që siguroi ca shpresë për stabilitet në jetën e popullit të besëlidhjes. Salomoni ndërtoi një tempull. Ai do të ishte një shtëpi më e përhershme e Zotit sesa kishte qenë tabernakulli. Dhe do të përfaqësonte një prani më të përhershme të Zotit mes popullit të Tij. Salomoni e dinte se populli do të vazhdonte të përballej me dobësi e sprova të llojeve të ndryshme. Në përkushtimin e shtëpisë së re të shenjtë, Salomoni iu përgjërua Zotit: “Në rast se … kthehen nga ana jote me gjithë zemër, … dëgjo nga qielli … lutjen … e tyre” (1 Mbretërve 8:47–49). Kjo është çka bëjnë për ne besëlidhjet e tempullit, ato krijojnë në lidhje me Perëndinë. Ato sigurojnë për ne premtimin se nëpërmjet pendimit tonë dhe mëshirës së Tij, Ai mund të “banoj[ë] në mes [nesh]” dhe kurrë të mos na braktisë (1 Mbretërve 6:13).

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të 1 Mbretërve, shihni zërin “Mbretër(ve)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

2 Samuelit 11; 12:1–14

ikona e seminarit
Zoti mund të më ndihmojë të bëj zgjedhje të mira kur tundohem të mëkatoj.

Nganjëherë ne shohim njerëz të cilët duken të fortë në besimin e tyre dhe hamendësojmë se ata janë të paprekur nga tundimi. Zgjedhjet tragjike të Davidit, të përshkruara te 2 Samuelit 11, tregojnë qartësisht se nuk është kështu. Merrni parasysh se çfarë mësimesh mund të mësoni nga përvojat e tij. Pyetje si këto mund t’ju ndihmojnë që të studioni kapitujt te 2 Samuelit 11–12:

  • Çfarë zgjedhjesh bëri Davidi që e çuan atë në një shteg gjithnjë e më shumë mëkatar? Çfarë zgjedhjesh të drejta mund të kishte bërë në vend të kësaj? (Shihni edhe materialin filmik “To Look Upon” [“Të Kundrosh”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

    4:15

    To Look Upon

    Përdorimi i materialeve filmike. Materialet filmike mund t’ju ndihmojnë të përfytyroni rrëfimet nga shkrimet e shenjta dhe të marrin parasysh se si ato gjejnë zbatim për ju. Merrni parasysh se si mund t’i përdorni ato që ta rritni mësimdhënien dhe të mësuarit. Për shembull, ndërkohë që shikoni “To Look Upon” [“Të Kundrosh”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit], merrni parasysh ta ndaloni materialin filmik në pika të ndryshme për të përsiatur ose diskutuar disa prej pyetjeve të sugjeruara në këtë veprimtari.

  • Si po përpiqet kundërshtari që t’ju çojë në shtigje mëkatare? Çfarë zgjedhjesh mund të bëni tani për të qëndruar të sigurt shpirtërisht?

  • Vini re reagimin e Davidit ndaj historisë së Nathanit te 2 Samuelit 12:1–6. Çfarë sugjeron reagimi i tij rreth mënyrës se si Davidi e shihte vetveten? Çfarë ka bërë Zoti për t’ju ndihmuar që ta shihni veten më me saktësi?

  • Si do t’i përmblidhnit ngjarjet te 2 Samuelit 11–12 me një paralajmërim me një fjali?

Leximi për zgjedhjet e këqija të Davidit mund t’ju bëjë të mësoni rreth rreziqeve të pornografisë dhe mëkatit seksual. Një burim i mirë për këtë është broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, veçanërisht pjesët e titulluara “Çfarë të bëni tani për tani” dhe “Trupi juaj është i shenjtë” (faqet 21–28). Ndoshta mund të shihni në atë burim për këshillë që do ta kishte ndihmuar Davidin të bënte zgjedhje më të mira. Ose mund të lexoni pjesën “Jezu Krishti do t’ju ndihmojë” (faqet 6–9), duke kërkuar diçka që do ta kishte ndihmuar Davidin që të kthehej te Zoti.

Merreni parasysh të këndoni një himn si “Çdo Or’ më Duhesh Ti” (Himne, nr. 51) dhe të përsiatni se si Shpëtimtari ju ka forcuar kur jeni përballur me tundimin.

Shihni edhe te 2 Nefi 28:20–24; Ulises Soares, “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim”, Liahona, nëntor 2020, f. 82–85; “Taking Charge of Technology” [“Marrja nën Kontroll e Teknologjisë”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Watch Your Step” [“Shiko Hapin”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

2:36

Watch Your Step

1 Mbretërve 3:1–15

Dhurata e aftësisë dalluese më ndihmon të bëj dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës.

Nëse Zoti do t’ju thoshte: “Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap” (1 Mbretërve 3:5), çfarë do t’i kërkonit? Çfarë ju bën përshtypje rreth kërkesës së Salomonit? Përsiatni pse “një zemër [e] zgjuar” për të “dall[uar] të mirën nga e keqja” (vargu 9) është një dhuratë e çmuar. Çfarë mund të bëni për ta kërkuar këtë dhuratë?

Shihni edhe te Moroni 7:12–19.

1 Mbretërve 6–8; 9:1–9

Nëpërmjet besëlidhjeve të bëra në shtëpinë e Zotit, Zoti banon me ne.

Te 1 Mbretërve 6–7 do të gjeni një përshkrim të hollësishëm të shtëpisë së shenjtë që Salomoni ndërtoi për Zotin. Hollësitë mund të mos duken aq të rëndësishme për ju sa ishin për izraelitët e lashtë. Por leximi i këtyre kapitujve mund t’ju japë një ndjesi se sa e rëndësishme ishte për ta që të kishin një shtëpi të Zotit. Përse është e rëndësishme për ju?

Mund të përsiatni atë që mund të simbolizojnë pjesët e ndryshme të tempullit të Salomonit. Për shembull, merrni parasysh se çfarë mund të përfaqësojnë kerubinët, pemët dhe lulet te 1 Mbretërve 6:35. (Shihni edhe te Zanafilla 3:24.)

Kapitulli 8 shënon lutjen e Salomonit në mbarimin e tempullit (shihni te vargjet 22–61). Merreni parasysh të bëni një listë të bekimeve që kërkoi Salomoni. Çfarë ju bën përshtypje rreth këtyre bekimeve? (Vini re edhe premtimet e Zotit te 2 Mbretërve 6:11–13; 9:1–9.) Nëse keni qenë në shtëpinë e Zotit, mendoni rreth përvojave tuaja të adhurimit atje. Si ju ka ndihmuar mbajtja e besëlidhjeve të tempullit që të merrni bekimet e Zotit?

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 109; Henri B. Ajring, “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”, Liahona, maj 2021, f. 28–31.

Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

Tempulli i Barrankijës, Kolumbi

1 Mbretërve 8:61; 11:1–11

“Zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit.”

Çfarë do të thotë “le të jetë … zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit”? (1 Mbretërve 8:61.) A është kjo e ndryshme nga veprimet tona që i përkasin plotësisht Zotit? Si është e ndryshme? Lexoni te 1 Mbretërve 11:1–11 dhe vini re atë që tha Zoti rreth zemrës së Salomonit. Ju mund të përsiatni nëse ka ndikime në jetën tuaj që mund ta largojnë zemrën tuaj nga Zoti dhe ta drejtojnë drejt “perëndive të tjera”.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

2 Samuelit 11

Zoti mund të më ndihmojë kur tundohem.

  • Mësimi “Mbreti David” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 117–120, mund t’ju ndihmojë t’ua tregoni fëmijëve tuaj ngjarjen te 2 Samuelit 11. Mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj që të përcaktojnë zgjedhjet e gabuara që bëri Davidi dhe sugjeroni zgjedhje të mira që ai mund t’i kishte bërë në vend të tyre. Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë kur po tundohemi, që mund të na ndihmojnë të bëjmë zgjedhje të drejta?

    2:11

    King David

  • Leximi rreth mëkateve tragjike të Davidit mund të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rreziqet e pornografisë. Materiali filmik “Çfarë Duhet të Bëj kur Përballem me Materiale Pornografike?” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] ka udhërrëfim të dobishëm. Ndihmojini fëmijët tuaj të bëjnë një plan rreth asaj që do të bëjnë kur të ndeshen me pornografinë.

    5:46

    What should I do when I see pornography?

1 Mbretërve 8:22–61

Bërja e besëlidhjeve në shtëpinë e Zotit, dhe mbajtja e tyre, më ndihmojnë të eci në rrugët e Tij.

  • Ndërkohë që ju dhe fëmijët tuaj mësoni rreth përkushtimit të tempullit te 1 Mbretërve 8, mund të shihni figurat e tempujve në përvijimin e kësaj jave. Lejojini fëmijët tuaj që të flasin rreth hollësive që shohin te figurat. Ju mund të theksoni vargjet 57–58. Çfarë do të thotë të “ecim në të gjitha rrugët e [Zotit]”? (1 Mbretërve 8:58.) Ndoshta fëmijët tuaj mund të bëjnë një hap për çdo përgjigje që japin.

  • U thoni fëmijëve tuaj se si mbajtja e besëlidhjeve që bëni në tempull, ju ndihmon të ecni në rrugët e Zotit. Mund t’u tregoni atyre se cilat janë këto besëlidhje (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 27.2, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Mund edhe të këndoni një këngë së bashku si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99).

tempulli i Salomonit

Ilustrim i tempullit të Salomonit, nga Sam Lawlor

1 Mbretërve 11:1–11

Unë mund ta vendos Zotin të parin në jetën time.

  • Leximi rreth mënyrës se si gratë e Salomonit ndikuan tek ai, mund të çojë drejt një bashkëbisedimi rreth shembujve të “perëndive të tjera”, ose gjërave që njerëzit i adhurojnë ose i duan në vend të Zotit. Si e tregojmë se e duam Atë më shumë se gjithçka tjetër në jetën tonë?

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

tempulli i Salomonit

Dedication of the Temple of Solomon in Jerusalem [Përkushtimi i Tempullit të Salomonit në Jerusalem], nga William Hole

faqja e veprimtarisë së Fillores: Bërja e besëlidhjeve në shtëpinë e Zotit më ndihmon të eci në rrugët e Tij