Eja, Më Ndiq
8–14 Qershor. “Zoti Shikon Zemrën”: 1 Samuelit 8–10; 13; 15–16


“8–14 Qershor. ‘Zoti Shikon Zemrën’: 1 Samuelit 8–10; 13; 15–16”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“8–14 Qershor. ‘Zoti Shikon Zemrën’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Jezusi duke mbajtur një shkop

Beside Still Waters [Pranë Ujërave që të Çlodhin], nga Simon Dewey

8–14 Qershor: “Zoti Shikon Zemrën”

1 Samuelit 8–10; 13; 15–16

Sauli ishte një ruajtës gomarësh. Edhe pse i gjatë dhe i pashëm, ai ishte “i vogël në sytë e t[ij]” dhe i vetëdijshëm për prejardhjen e tij familjare (shihni te 1 Samuelit 9:2–3, 21; 15:17). Në ditën që duhej të paraqitej përpara Izraelit si mbreti i tyre, ai nuk u shfaq; ai ishte kaq nervoz sa “[ishte] fshehur” (1 Samuelit 10:21–22). Duke e parë Saulin, mund të mos e kishit marrë me mend se ai do t’i udhëhiqte izraelitët drejt fitores mbi armiqtë e tyre, ose që ai më vonë do të bëhej kryelartë dhe do të ngrinte krye kundër Zotit.

Davidi ishte një ruajtës delesh. Ai nuk ishte aq mbresëlënës nga pamja fizike si shtatë vëllezërit e tij më të mëdhenj në moshë. Në ditën që Samueli erdhi për të zgjedhur një mbret të ri për Izraelin, nuk u duk se ia vlente që ta përfshinin Davidin mes kandidatëve të mundshëm, kështu që u la në fushë me delet. Duke e parë Davidin, mund të mos e kishit marrë me mend se ai do të kishte besimin dhe kurajën që të mundte një gjigant dhe të bëhej mbreti më i suksesshëm i Izraelit.

Por Zoti sheh përtej etiketimeve tona, pamjes sonë fizike, pasigurive tona. Ai shikon, në vend të këtyre, “zemrën” (1 Samuelit 16:7). Dhe, edhe kur zemra jonë të mos jetë plotësisht e drejtë, nëse jemi të gatshëm, Ai do të na japë një “zem[ër] … tjetër” (1 Samuelit 10:9).

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

1 Samuelit 8

Jezu Krishti është Mbreti im.

1 Samuelit 8 tregon për një ngjarje që do ta ndryshonte përgjithmonë fatin e izraelitëve. Për mbrojtje kundrejt armiqve të tyre, izraelitët dëshironin atë që kishin fqinjët e tyre – një mbret që të sundonte mbi ta. Teksa lexoni rreth kërkesës së tyre dhe përgjigjes së Zotit, mendoni se te kush kërkoni për siguri dhe udhërrëfim. Merrni parasysh se çfarë do të thotë ta lejoni Zotin të “mbretëroj[ë] mbi [ju]” (1 Samuelit 8:7).

Gjatë javëve në vijim, do të lexoni për një numër mbretërish të thirrur për të udhëhequr Izraelin. Teksa mësoni rreth tyre, merrni në shqyrtim pyetjet vijuese:

  • Si u përmbushën paralajmërimet e Zotit te 1 Samuelit 8:10–18?

  • Si u ndikuan fëmijët e Izraelit nga zgjedhja e tyre për të pasur një mbret tokësor?

  • Si është Jezu Krishti i ndryshëm nga mbretërit tokësorë? Merrni parasysh se çfarë ndikimesh të botës mund të jetë e nevojshme t’i hiqni nga jeta juaj që ta lejoni Krishtin të jetë Mbreti juaj.

Shihni edhe te “Gëzim, Zoti Ësht’ Mbret!”, Himne, nr. 35.

1 Samuelit 9–10; 16:1–13

Perëndia i thërret njerëzit me anë të profecisë për të shërbyer në mbretërinë e Tij.

Lexoni rreth mënyrës se si Perëndia i zgjodhi mbretërit e Izraelit te 1 Samuelit 9–10 dhe 16 (shihni veçanërisht te 9:15–17; 10:1–12; 16:1–13). Kërkoni fragmente që ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë do të thotë të “thirret nga Perëndia, me anë të profecisë” në Kishën e Zotit sot (Nenet e Besimit 1:5). Mund të merrni parasysh ta vini veten në vendin e udhëheqësit që dha thirrjen (Samuelit), personit që u thirr (Saulit dhe Davidit) dhe njerëzve që ata u thirrën t’u shërbenin (izraelitëve). Çfarë mësoni nga fjalët dhe veprimet e tyre në këta kapituj?

Samueli duke vajosur Saulin

Ilustrim i Samuelit duke vajosur Saulin, nga P. Mann, © Lifeway Collection/licencuar nga goodsalt.com

1 Samuelit 13:5–1415

“Bindja është më e mirë se flijimi.”

Duke marrë parasysh se sa i ndrojtur dukej Sauli te 1 Samuelit 10, është e habitshme të lexojmë për “rebelimi[n]” dhe “kryeneçësi[në]” e tij pasi u bë mbret (1 Samuelit 15:23). Si mendoni, përse ndodhi kjo? Te 1 Samuelit 13:5–14, çfarë qëndrimesh dhe sjelljesh shihni që çuan drejt rënies së tij?

Te 1 Samuelit 15, do të lexoni rreth një urdhërimi nga Zoti të cilit Sauli nuk iu bind sepse mendoi se kishte një arsye të mirë. Për të mësuar nga zgjedhjet e këqija të Saulit, shihni vargun 22 dhe zëvendësojini fjalët “flijimi” dhe “dhjami i deshve” me gjëra që duken të mira, por nuk janë aq të rëndësishme sa dëgjimi dhe bindja ndaj Zotit. Si jeni bekuar kur e keni vënë vullnetin e Zotit të parin në jetën tuaj?

1 Samuelit 16:6–12

ikona e seminarit
“Zoti shikon zemrën.”

A keni marrë ndonjëherë një vendim nisur nga “pamj[a]” e jashtme e diçkaje ose dikujt, dhe keni zbuluar se ishit gabuar? Ndoshta hëngrët diçka që nuk ishte aq e mirë sa dukej. Ose ndoshta e gjykuat dikë padrejtësisht.

Kur Samueli po kërkonte një mbret të ri për Izraelin, Zoti i mësoi një mënyrë më të mirë. Lexoni rreth kësaj te 1 Samuelit 16:6–7 dhe merrni parasysh të bëni një listë të mënyrave se si njerëzit i gjykojnë të tjerët nga “pamj[a]” e jashtme. Mund të gjeni disa shembuj në mesazhin e Plakut Kristof G. Zhiro‑Karrier “Ne Jemi Fëmijët e Tij” (Liahona, nëntor 2023, f. 114–116). Çfarë do të thotë të shikoni “zemrën”, ashtu siç bën Zoti? (1 Samuelit 16:7.) Ju mund të gjeni shembuj për këtë, gjithashtu, në mesazhin e Plakut Zhiro‑Karrier. Ndoshta mund të mendoni për raste të tjera kur Shpëtimtari pa përtej pamjes së jashtme të një personi. (Shihni, për shembull, te Marku 12:41–44; Lluka 5:1–11; 19:1–9; Gjoni 4:5–30; Moisiu 6:31–36.) Çfarë mësoni nga këta shembuj?

Si mund ta ndiqni shembullin e Shpëtimtarit në mënyrën se si i shihni të tjerët – dhe veten tuaj? Si mund të ndikojë bërja e kësaj në ndërveprimet tuaja me të tjerët? Merreni parasysh t’i tregoni dikujt rreth mirësisë që shihni në zemrën e tyre.

Shihni edhe tek Ulises Soares, “Vëllezër dhe Motra në Krisht”, Liahona, nëntor 2023, f. 70–73.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

1 Samuelit 8

Jezu Krishti është Mbreti im.

  • Ndërsa lexoni te 1 Samuelit 8 me fëmijët tuaj, ndihmojini të gjejnë arsyet përse Samueli u tha izraelitëve që të pasurit e një mbreti ishte ide e keqe. Përse është më mirë që të kemi Jezu Krishtin si mbretin tonë? Ndoshta mund të bëni një kurorë prej letre së bashku dhe me radhë ta vini në kokë dhe të thoni diçka që mund të bëjmë për të treguar se dëshirojmë që Jezusi të jetë Mbreti ynë. (Shihni edhe te Jeremia 23:5; Doktrina e Besëlidhje 45:59.)

1 Samuelit 8:6; 9:15–17; 10:1–24; 16:1–13

Njerëzit që shërbejnë në Kishë, thirren nga Perëndia.

  • Rrëfimet për Perëndinë që zgjodhi Saulin dhe Davidin për të qenë mbretër, mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të kuptojë se si thirren njerëzit për të shërbyer në Kishë sot me anë të zbulesës. Për t’ua mësuar atyre këto histori, mund t’i shkruani ngjarjet nga historitë në shirita letre dhe fëmijët tuaj mund t’i vënë ato në rendin e duhur teksa i lexoni fragmentet e shkrimit të shenjtë së bashku (shihni edhe mësimin “Davidi i Ri” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 110–111). Më pas mund të flisni rreth rasteve kur Perëndia ju bekoi me fuqi shpirtërore për ta përmbushur një detyrë ose thirrje (shihni te 1 Samuelit 10:9–10).

    1:16

    Young David

  • Kjo mund të jetë një kohë e mirë për t’u mësuar fëmijëve tuaj nenin e pestë të besimit. Tregojuni se si e morët thirrjen tuaj në Kishë. Si e dini se u thirrët nga Perëndia?

Samueli duke vajosur Davidin që të ishte mbret

The Prophet Samuel Anoints David to Be King of Israel in Bethlehem [Profeti Samuel Vajos Davidin që të Ishte Mbreti i Izraelit në Bethlehem], nga Balage Balogh

1 Samuelit 16:1–13

Zoti shikon zemrën.

  • Një mësim me sende mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj që të kuptojnë parimin te 1 Samuelit 16:7. Për shembull, mund t’u tregoni disa ushqime ose një libër me një letër mbështjellëse apo një kapak letre që nuk përkon me përmbajtjen e tij të vërtetë. Çfarë sugjeron vargu te 1 Samuelit 16:7 dhe ky mësim me sende rreth mënyrës se si duhet ta shohim veten dhe njerëzit e tjerë? Këndoni një këngë që e thekson këtë parim, e tillë si “Doni Njëri-Tjetrin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 74).

    Përdorni mësime me sende. Kur fëmijët tuaj kanë diçka për ta parë dhe prekur që lidhet me një parim të ungjillit, ata ka më shumë të ngjarë që ta mbajnë mend atë. Për shembull, ndërsa lexoni te 1 Samuelit 16:7 me ta, mund t’i lini t’ju ndihmojnë që të gjeni shembuj të iluzioneve optike që ilustrojnë pikën që duhet të përpiqemi të shohim siç sheh Zoti – duke parë “zemrën”, në vend të gjykimeve bazuar te “pamj[a]” e jashtme.

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të tregoni përvoja në të cilat mësuat përse duhet të “shikon[i] zemrën”, jo thjesht “pamjen” e jashtme (vargu 7). Gjithashtu me radhë mund t’i tregoni njëri‑tjetrit rreth cilësive të mira që shihni në zemrat e njëri‑tjetrit.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Samueli duke i folur Saulit

Samuel Instructing Saul [Samueli duke Udhëzuar Saulin], nga Ted Henninger

faqja e veprimtarisë së Fillores: Zoti shikon zemrën.