Eja, Më Ndiq
1–7 Qershor. “Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin”: Ruthit; 1 Samuelit 1–7


“1–7 Qershor. ‘Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin’: Ruthit; 1 Samuelit 1–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“1–7 Qershor. ‘Zemra Ime Ngazëllohet në Zotin’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Ruthi dhe Naomi duke udhëtuar së bashku

Whither Thou Goest [Kudo që të Shkosh], nga Sandy Freckleton Gagon

1–7 Qershor: “Zemra ime Ngazëllohet në Zotin”

Ruthit; 1 Samuelit 1–7

Ndonjëherë ne përfytyrojmë sikur jeta jonë duhet të ndjekë një shteg të qartë nga fillimi deri në fund. Në fund të fundit, largësia më e shkurtër midis dy pikave është një vijë e drejtë. E megjithatë jeta shpesh është plot vonesa dhe devijime që na çojnë në drejtime të papritura.

Ruthi dhe Ana me siguri e kuptuan këtë. Ruthi nuk ishte izraelite, por u martua me një të tillë, dhe kur i vdiq bashkëshorti, ajo kishte një zgjedhje për të bërë. A do të kthehej te familja e vet dhe jeta e saj e dikurshme familjare, apo do të përqafonte besimin izraelit dhe një shtëpi të re me vjehrrën e saj? (Shihni te Ruthit 1:4–18.) Plani i Anës për jetën e vet ishte të lindte fëmijë, por ajo nuk mund të lindte dhe kjo e la atë “në trishtimin e shpirtit të saj” (shihni te 1 Samuelit 1:1–10). Ndërsa lexoni për Ruthin dhe Anën, merreni parasysh besimin që duhet të kenë pasur ato për të udhëtuar në shtigjet e tyre të papritura. Pastaj mendoni për vetë udhëtimin tuaj. Ai është i ndryshëm nga ai i Ruthit dhe Anës, dhe kujtdo tjetër. Por gjatë gjithë sprovave dhe befasive midis jetës këtu dhe pikëmbërritjes suaj të përjetshme, mund të mësoni të thoni me Anën: “Zemra ime ngazëllohet në Zotin” (1 Samuelit 2:1).

Gjithashtu shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për një vështrim të përgjithshëm të librave të Ruthit dhe 1 Samuelit.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Ruthi

Jezu Krishti mund ta kthejë tragjedinë në triumf.

Jeta është e vështirë për një të ve në çfarëdo epoke. Por kur vdiq bashkëshorti i Ruthit, gjendja e saj ishte veçanërisht e rëndë. Në kulturën izraelite në atë kohë, një grua pa bashkëshort ose bij nuk kishte të drejtë prone dhe kishte shumë pak mënyra për të siguruar jetesën. Ndërsa lexoni historinë e Ruthit, vini re se si Zoti e ktheu tragjedinë në bekime të mëdha. Çfarë vini re te Ruthi që mund ta ketë ndihmuar atë? Si e shpengoi Boazi Ruthin nga gjendja e saj e dëshpëruar? (Shihni te Ruthit 4:4–10.) Si ishin Ruthi dhe Boazi të ngjashëm me Jezu Krishtin?

Shihni edhe te “Rri Qet’, O Shpirt”, Himne, nr. 64.

Ruthit; 1 Samuelit 1

Unë mund të mirëbesoj se Perëndia do të më udhëzojë e më ndihmojë, pavarësisht nga situata ime.

Ndoshta ju keni pësuar një humbje të madhe, siç i ndodhi Ruthit dhe Naomit (shihni te Ruthit 1:1–5). Apo ndoshta, ashtu si Ana, ju dëshironi fort bekime që nuk i keni marrë ende (shihni te 1 Samuelit 1:1–10). Si e treguan këto gra besimin e tyre te Perëndia? Çfarë mësoni nga shembujt e tyre?

Sigurisht, jo çdo njeri që lutet për një fëmijë e merr një fëmijë dhe jo çdo njeri që i vdes gruaja apo burri, martohet përsëri. Por çdo njeri që kthehet te Shpëtimtari, e merr ndihmën dhe udhërrëfimin e Tij. Merreni parasysh se si keni arritur t’i mirëbesoni Zotit (shih te Ruthit 2:12) gjatë kohëve tuaja të vështira.

Shihni edhe tek Emi A. Rajt, “Qëndrojini Ditës në Krisht”, Liahona, nëntor 2023, f. 9–11.

Ana dhe fëmija i saj

For This Child I Prayed [Jam Lutur për Këtë Fëmijë], nga Elspeth Young

1 Samuelit 2; 4–7

Për të marrë ndihmën e Zotit, kam nevojë të mirëbesoj tek Ai dhe t’u bindem urdhërimeve të Tij.

Kur i sulmuan armiqtë e tyre, izraelitët me sa duket menduan se thjesht zotërimi i arkës së besëlidhjes do t’i mbronte. Ndërsa lexoni te 1 Samuelit 4–6, mendoni se përse ajo nuk funksionoi. (Vini re gjithashtu veprimet e padrejta të bijve të Elit, të cilët shërbenin si priftërinj në tabernakull, te 1 Samuelit 2:12–25.) Çfarë mendoni se po përpiqej Zoti t’i mësonte popullit të Tij? Çfarë mësoni nga ajo që u ndodhi filistejve pasi e morën arkën? (Shihni kapitujt 5–6.) Çfarë mësoni nga përpjekjet e Izraelit për të fituar mbrojtjen e Zotit te 1 Samuelit 7?

Mund të frymëzoheni nga leximi i poemës së lavdërimit nga Ana te 1 Samuelit 2:1–10. Çfarë gjeni te fjalët e saj që mund t’i ndihmonte bijtë e Elit dhe pjesën tjetër të izraelitëve?

1 Samuelit 3

ikona e seminarit
Unë mund ta dëgjoj dhe t’i bindem zërit të Zotit.

Me raste mund të ndiheni si Samueli, i cili e dëgjoi zërin e Zotit por nuk e dalloi atë. Si të gjithë ne, Samuelit iu desh të mësonte se si ta dallonte zërin e Zotit. Ndërsa studioni te 1 Samuelit 3, çfarë mësoni nga ky djalosh rreth dëgjimit dhe bindjes ndaj zërit të Zotit? Gjithashtu mund të hetoni këto shkrime të tjera të shenjta dhe të bëni një listë të udhëzimeve që mund ta ndihmojnë një person të dallojë zërin e Zotit: 1 Mbretërve 19:11–12; Lluka 24:15–32; 3 Nefi 11:3–7; Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3; 9:7–9.

Në raste të tjera, mund të ndieni se qiejt janë të mbyllur dhe se Perëndia nuk dëshiron të komunikojë me ju. Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “A do Perëndia vërtet të flasë me ju? Po!” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 95). Ndërsa e studioni mesazhin e Presidentit Nelson, çfarë gjeni që ju frymëzon ta dëgjoni dhe t’i bindeni zërit të Zotit? Çfarë ju fton Presidenti Nelson të bëni dhe çfarë bekimesh premton ai? Gjithashtu mund të gjeni ftesa dhe bekime të premtuara rreth zbulesës tek “Ecni në dritën e Perëndisë” (Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 16–20). Merreni parasysh të zgjidhni një gjë që mund të bëni që ta “rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë”.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Ruthi

Unë mund t’u tregoj dashuri dhe dashamirësi njerëzve rreth meje.

  • Teksa u tregoni fëmijëve tuaj historinë e Ruthit (mund të përdorni mësimin “Ruthi dhe Naomi” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 100–103), ftojini të ngrenë duart sa herë të dëgjojnë një vepër dashamirësie në atë ngjarje. Ata gjithashtu mund të tregojnë se si ndihen kur të tjerët janë dashamirës me ta ose kur ata janë dashamirës ndaj të tjerëve. Si ka qenë Shpëtimtari dashamirës ndaj nesh? Si mund ta ndjekim shembullin e Tij? (Shihni te “Mir’sia Fillon tek Ti”,Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 83.)

    2:0

    Ruth and Naomi

Ruthit; 1 Samuelit 1

Unë mund të kem besim te Zoti.

  • Ngjarjet e Ruthit dhe të Anës mund t’i frymëzojnë fëmijët tuaj që të qëndrojnë besnikë gjatë kohëve të vështira. Merreni parasysh t’i ndihmoni ata të krijojnë një tabelë të thjeshtë me titujt Sprovat, Veprimet dhe Bekimet. Më pas mund të lexoni së bashku vargjet te Ruthit 1:3–5, 8, 16; 2:1–3, 8–12; 4:13–17; 1 Samuelit 1:1–18 dhe të shkruani poshtë titujve atë që gjejnë te këto vargje. Si e treguan Ruthi dhe Ana besimin e tyre te Zoti? Ju ose fëmijët tuaj mund të tregoni më pas shembuj se si Zoti ju ka bekuar gjatë kohëve të vështira.

1 Samuelit 1:1–18

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

  • Për të mësuar rreth Anës, fëmijët tuaj mund të lexojnë te 1 Samuelit 1:1–18 ose “Ana” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër (104–105) apo të shohin “Hannah’s Faith” [“Besimi i Anës”] (material filmik, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Mund të jetë argëtuese që t’i hidhni një top një fëmije dhe ta ftoni të tregojë pjesë të tregimit përpara se t’ia kalojë topin dikujt tjetër. Çfarë mësojmë rreth lutjes nga shembulli i Anës?

    1:15

    Hannah

    3:9

    Hannah's Faith

Samueli dhe Eli

Samuel Tells Eli the Truth [Samueli i Tregon të Vërtetën Elit], nga Robert T. Barrett

1 Samuelit 3:1–10

Unë mund ta dëgjoj e t’i bindem zërit të Zotit.

  • Ndoshta një interpretim i thjeshtë me role mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj që të mësojnë nga përvoja e Samuelit me zbulesën. Një fëmijë mund të hiqet sikur është Samueli dhe një tjetër të hiqet sikur është Eli teksa lexoni te 1 Samuelit 3:1–10 (shihni edhe mësimin “Samuel, Profeti” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 106–109 ose materialin filmik “Samuel and Eli” [“Samueli dhe Eli”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Çfarë mësojmë nga Samueli rreth mënyrës se si ta dëgjojmë zërin e Zotit? Si e tregojmë se jemi të gatshëm të dëgjojmë kur Zoti na flet?

    2:10

    Samuel the Prophet

    1:58

    Samuel and Eli

  • Pyetini fëmijët tuaj se si do t’ia shpjegonin dikujt mënyrën se si Zoti u flet atyre. Mund t’i ndihmoni të kërkojnë përgjigje te Doktrina e Besëlidhje 6:22–23; 8:2–3; 9:7–9.

Ndihmojini fëmijët tuaj që të mësojnë ta dallojnë Shpirtin. Nuk është e lehtë të dalloni midis ndjenjave tuaja vetjake dhe Frymës së Shenjtë. Çdo njeri has vështirësi me këtë herë pas here. Përdorni çdo mundësi që mundeni për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të dallojnë se kur po e ndiejnë ndikimin e Shpirtit. Për shembull, ndërsa lexoni te 1 Samuelit 3:1–10 dhe vargjet e sugjeruara te Doktrina e Besëlidhje, mund të tregoni përvoja në të cilat Zoti ju ka mësuar në mendjen dhe zemrën tuaj.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Samueli duke u zgjuar në shtrat

Boy Samuel Called by the Lord [Djaloshin Samuel e Thërret Zoti], nga Harry Anderson

faqja e veprimtarisë së Fillores: Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia