Seminari
Ezekiel 47: Bekimet e Tempullit


“Ezekiel 47: Bekimet e Tempullit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ezekiel 47: Bekimet e Tempullit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: Mësimi 141

Ezekiel 47

Bekimet e Tempullit

And the River Will Grow

Zoti na jep shumë bekime nëpërmjet adhurimit tonë në tempull. Ezekieli pa në një vegim, një tempull të ditëve të mëvonshme që do të ndërtohet në Jerusalem. Ai pa ujë që rridhte nga ky tempull, duke shëruar tokën përreth dhe duke i sjell jetë Detit të Vdekur. Vegimi simbolizon bekimet që na jep Zoti ndërsa e adhurojmë Atë në tempullin e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për ta adhuruar Perëndinë në tempull.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve pyetjet vijuese dhe t’i ftoni ata të vijnë të përgatitur për të dhënë përgjigjet e tyre:

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dëshira për të adhuruar në tempull

Fillojeni mësimin në një mënyrë që i ndihmon nxënësit të mendojnë rreth dëshirës së tyre për të frekuentuar tempullin dhe për të adhuruar në tempull. Për ta bërë këtë, mund të paraqitni një figurë të një tempulli. Më pas, shkruajini përgjigjet e nxënësve për njërën nga pyetjet vijuese në njërën anë të tempullit dhe përgjigjet e tyre për pyetjen tjetër në anën tjetër.

  • Cilat janë disa arsye përse një adoleshent mund të dojë të frekuentojë tempullin dhe të adhurojë në të?

  • Cilat janë disa arsye përse ai mund të mos dojë ta frekuentojnë tempullin? Çfarë mund ta bëjë atë të vështirë?

    Pyetjet e vetëvlerësimit mund t’i ndihmojnë nxënësit të përcaktojnë mundësi për rritje dhe të mësuarin vetjak. Ftojini nxënësit të ndalen një çast për të përsiatur pyetjet vijuese rreth vetes.

  • Sa e fortë është dëshira jote për të adhuruar në tempull? Përse?

  • Çfarë mund të të pengojë të duash ta frekuentosh tempullin?

Ndërsa e studion Ezekielin sot, kërko ndihmën e Zotit që të ta shtojë dëshirën për të frekuentuar dhe adhuruar në tempull.

Vegimi i Ezekielit për tempullin

Shënim: Për t’i ndihmuar nxënësit ta ndiejnë dashurinë e Zotit, është e rëndësishme që në këtë mësim t’u referoheni bekimeve si gjëra që vijnë nga Zoti nëpërmjet tempullit, jo nga vetë tempulli.

Tek Ezekiel 47, Ezekieli pa një vegim që mund të simbolizojë bekimet që Zoti ua jep të gjithë atyre që bëjnë punë në tempull dhe për historinë familjare. Vegimi fillonte me një lajmëtar qiellor që e solli Ezekielin në derën e tempullit në Jerusalem.

Lexo tek Ezekiel 47:1, duke kërkuar atë që pa Ezekieli që vinte nga tempulli.

  • Si mund të jetë uji një simbol i përshtatshëm për bekimet e Zotit?

Disa përgjigje të mundshme mund të përfshijnë që uji jep jetë, i nevojitet kujtdo, pastron dhe është në dispozicion të të gjithëve. Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari e krahasoi Veten dhe bekimet që ofron Ai me ujin e gjallë (shihni te Gjoni 4:10; 7:37–39).

Mund të jetë e dobishme për veprimtarinë vijuese të shpjegoni se një kubit është një njësi matjeje, nga bërryli deri tek majat e gishtave, rreth 45 deri në 53 centimetra.

Lexo tek Ezekiel 47:2–5, duke kërkuar se sa i thellë u bë uji ndërsa doli nga tempulli.

Për shkak se mësimi i Zotit në këtë rrëfim është shumë i hollësishëm, diçka që mund të ndihmojë është ta vizatojmë atë që po mësojmë. Në gjysmën e sipërme të një faqeje në ditarin tënd të studimit vizato një paraqitje të thjeshtë të tempullit dhe të ujit që buron prej tij. (Ti do të vizatosh më shumë se ku përfundon rrjedha e ujit në pjesën e poshtme, më vonë.)

Nëse është e dobishme, nxënësit mund të shohin “And the River Will Grow” [“Dhe Lumi do të Fryhet”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:26–1:29.

3:43
  • Çfarë mendon se po jepte mësim Zoti në këtë vegim rreth bekimeve që jep Ai nëpërmjet tempullit?

Pyetini nxënësit:

  • Nëse do të vizatonit diçka në figurën tuaj për të simbolizuar vendin ku asgjë nuk jeton ose lulëzon, çfarë do të ishte ajo dhe përse?

Nëse e njëjta pyetje do t’u bëhej atyre në Jerusalem në kohën e Ezekielit, përgjigjja ndoshta mund të ishte shkretëtira judease ose Deti i Vdekur. Deti i Vdekur e ka këtë emër për shkak të paaftësisë së tij për të mbështetur jetën shtazore ose bimore. Ai gjithashtu përmban ujë të kripur dhe nuk është i pijshëm. Nëse është e dobishme, tregojuni ose drejtojini nxënësit te figura “Shkretëtira Judease” (Harta e Fotografi të Biblës, nr. 3) te Ndihmat për Studimin në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose te Bible Appendix [Shtojca e Biblës] për të parë shkretëtirën pranë Detit të Vdekur. Ata gjithashtu mund të shohin “Harta Fizike e Tokës së Shenjtë” (Harta e Fotografi të Biblës, nr. 1) dhe të gjejnë Shkretëtirën e Judesë dhe Detin e Vdekur.

Lexo tek Ezekiel 47:8–9, 12, duke kërkuar atë që do t’i ndodhte gjithçkaje që prekte uji që buronte nga tempulli, duke përfshirë Detin e Vdekur.

Ftojini nxënësit ta plotësojnë figurën e tyre, duke vizatuar atë që sapo lexuan në pjesën e poshtme të letrës së vet.

ikona e seminarit Sa vijon është një shembull i një pyetjeje që nuk merr përgjigje “po” ose “jo” që i ndihmon nxënësit t’i zbulojnë vetë doktrinën dhe parimet e ungjillit. Kjo metodë mund ta bëjë më konkret studimin e shkrimeve të shenjta nga nxënësit dhe ta lejojë Zotin që t’i mësojë e frymëzojë ata personalisht. (Për trajnim shtesë mbi këtë zotësi, shihni: “Krijoni pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me ‘po’ ose ‘jo’, që i ndihmojnë nxënësit t’i zbulojnë vetë doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe nuk i çojnë studentët drejt një përgjigjeje të caktuar” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

  • Si do ta përmblidhje atë që mësove nga vegimi i Ezekielit?

Nxënësit mund të tregojnë një larmi parimesh. Falënderojini ata për përgjigjet e tyre dhe pyetini përse është e rëndësishme ajo që mësuan.

Një nga parimet që mund të përcaktojnë nxënësit është: Ndërsa e adhurojmë Zotin në tempull, Ai na bekon me shërim, jetë të re dhe rritje [shpirtërore]. Nëse duan, nxënësit mund ta shkruajnë këtë parim ose një parim që ata e përcaktuan në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargjeve tek Ezekiel 47:1–9.

Nëse është e dobishme për kuptueshmëri të mëtejshme, vazhdoni materialin filmik të Plakut Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe familjes së tij nga kodi kohor 1:58–2:33.

3:43

Thelloje kuptueshmërinë tënde

ikona e seminarit Përgatitni një kopje të fletushkës “Blessings of the Temple” [“Bekimet e Tempullit”] për secilin nxënës.

Lexoje fletushkën “Blessings of the Temple” dhe nënvizo ose rretho çdo bekim që të bën përshtypje.

Në vizatimet e tyre, nxënësit mund t’i shkruajnë këto bekime në ujin që rrjedh nga tempulli. Ata gjithashtu mund të shtojnë çdo bekim tjetër që iu vjen në mendje, që Zoti na e jep nëpërmjet tempullit.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë vizatimet e tyre dhe bekimet e shkruara një partneri ose grupi të vogël. Përndryshe, mund të vizatoni një lumë në tabelë dhe t’u kërkoni nxënësve t’i shkruajnë atje bekimet që ju erdhën në mendje. Nxënësit mund të shtojnë më pas në vizatimet e tyre bekimet që do të donin t’i kujtonin nga çka treguan të tjerët.

  • Çfarë bekimesh të bënë përshtypje?

    Ftojini nxënësit të mendojnë përgjigjet për pyetjet vijuese për disa çaste përpara se t’i pyesni ata. Ndërsa ata flasin, mund të bëni pyetje të tilla si vijueset: “Përse është kuptimplotë kjo për ju?” “A ka pasur dikush tjetër një përvojë të ngjashme?” dhe “Çfarë do të donit t’i shtonit asaj që u tregua?”

    Nëse nxënësit banojnë në një zonë ku shumë vetë nuk e kanë frekuentuar tempullin për shkak të largësisë dhe nuk njohin shumë njerëz që e kanë frekuentuar tempullin, merreni parasysh ta ndryshoni pyetjen e dytë për të pyetur rreth bekimeve që kanë përjetuar nxënësit ose të tjerët ndërsa janë përgatitur për të adhuruar në tempull.

  • Si mund të shërojë ose japë jetë ndonjë nga bekimet që përcaktove?

  • Kur i ke përjetuar ti ose ata që ti njeh ndonjërin prej këtyre bekimeve nga Zoti nëpërmjet adhurimit në tempull?

Nëse nxënësit do të kishin dobi nga të parit e shembujve të tjerë të disa bekimeve në dispozicion nga adhurimi në tempull, ju mund të shfaqni njërën nga materialet filmike vijuese:

2:50
14:43

Si ndihesh në lidhje me tempullin

Për ta përmbyllur këtë mësim, merre parasysh të gjesh një vend në figurën ose në ditarin tënd të studimit për t’i shkruar ndjenjat e tua rreth frekuentimit dhe adhurimit në tempull dhe marrjes së bekimeve të Zotit. Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për t’i shkruar ndjenjat e tua mirë dhe me saktësi.

Merreni parasysh ta ftoni çdo nxënës që do të donte të jepte mendimet dhe dëshminë e tij. Merreni parasysh t’i shprehni mendimet dhe dëshminë tuaj gjithashtu.