Seminari
Ezekiel 37: Bibla dhe Libri i Mormonit Dëshmojnë për Jezu Krishtin


“Ezekiel 37: Bibla dhe Libri i Mormonit Dëshmojnë për Jezu Krishtin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ezekiel 37: Bibla dhe Libri i Mormonit Dëshmojnë për Jezu Krishtin”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Ezekiel 1–3; 33–34; 36–37; 47: Mësimi 140

Ezekiel 37

Bibla dhe Libri i Mormonit Dëshmojnë për Jezu Krishtin

2026 Old Testament Seminary Teacher Materials

Tek Ezekiel 37, Ezekieli pa një mbledhje dhe ribashkim të ardhshëm të të gjitha fiseve të Izraelit te Zoti (shih tek Ezekiel 37:20–28). Profetët bashkëkohorë kanë interpretuar edhe vegimin e Ezekielit si druri i Judës (Bibla) dhe druri i Jozefit (Libri i Mormonit) të bashkuar si dëshmi plotësuese për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të rivendosur (shih tek Ezekiel 37:15–17). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si Bibla dhe Libri i Mormonit bashkëpunojnë si dëshmitarë të Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur pyeten: “Përse ju nevojitet Libri i Mormonit nëse besoni te Bibla?” dhe të përgatiten për të treguar se si do të përgjigjeshin. Ata mund ta pyesin një shok ose pjesëtar të familjes se si do t’i përgjigjej pyetjes.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një dëshmi e dytë e sigurt

Imagjino sikur sheh një publikim në rrjetet sociale me pyetjen: “Përse të nevojitet Libri i Mormonit nëse beson te Bibla?”

Ju mund t’i ftoni nxënësit ta përsiatin këtë pyetje ndërkohë që e shkruani atë në tabelë. Më pas, ftojini nxënësit t’i bëjnë vetes pyetjen:

  • Sa i/e sigurt ndihesh në aftësinë tënde për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje?

  • Nëse një shok do të ta bënte këtë pyetje, çfarë do t’i thoshe?

Ndërsa lexon tek Ezekiel 37 sot, ftoje Shpirtin të të ndihmojë të dallosh mënyrat se si Bibla dhe Libri i Mormonit dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Në fund të mësimit, ti do të kesh një mundësi për të ushtruar dhënien e përgjigjes për këtë pyetje.

Druri i Judës dhe druri i Jozefit

Profeti Ezekiel u dërgua t’u predikonte pendimin izraelitëve që ishin të robëruar në Babiloni. Tek Ezekiel 37, profeti shënoi një vegim në të cilin Zoti dha mësimin se Shtëpia e Izraelit, e vdekur shpirtërisht për shkak të braktisjes, do të kthehej në jetë nëpërmjet Rivendosjes së ungjillit. Si pjesë e vegimit, Ezekieli pa dy drurë ose pllaka druri mbi të cilat do të shkruheshin mesazhe.

Ndërsa nxënësit e studiojnë paragrafin vijues, nëse dëshironi, mund të vini në dukje se “druri i Judës” i referohet Biblës. “Druri i Jozefit” i referohet Librit të Mormonit (shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Efraim”; “Juda”). Nxënësit mund ta përfshijnë këtë informacion si një shënim në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargut 16.

ikona e zotërimit doktrinor Ezekiel 37:15–17 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo tek Ezekiel 37:15–20, duke kërkuar premtimin e Zotit rreth shkrimeve të shenjta në ditët e mëvonshme.

  • Çfarë mendon se mund të nënkuptojë fraza “të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde” (vargu 17)?

Për të na ndihmuar të kuptojmë mënyrën se si Bibla dhe Libri i Mormonit do të bëheshin “një” dëshmi për Shpëtimtarin, Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

14:33
Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Bibla dhe Libri i Mormonit janë që të dy dëshmi për Jezu Krishtin. Ata na mësojnë se Ai është Biri i Perëndisë, se Ai jetoi një jetë shembullore, se Ai shleu për gjithë njerëzimin, se Ai vdiq mbi kryq dhe u ngrit sërish si Zot i ringjallur. Ata na mësojnë se Ai është Shpëtimtari i botës.

Dëshmitë e shkrimeve të shenjta vërtetojnë njëra-tjetrën. Ky koncept u shpjegua shumë kohë më parë kur një profet shkroi se Libri i Mormonit ‘është shkruar me qëllim që ju të mund të besoni në [Bibël]; dhe në qoftë se besoni në [Bibël], ju do besoni [Librin e Mormonit] gjithashtu’ (Mormoni 7:9). Secili libër i referohet tjetrit. Secili libër qëndron si provë se Perëndia jeton dhe i flet fëmijëve të Tij me anë të zbulesave drejtuar profetëve të Tij. …

Sot, shenjtorët që jetojnë në shumë kombe të tokës e mbajnë me mirënjohje Biblën (bastun i Judës) dhe Librin e Mormonit (bastun i Efraimit) të lidhur si një gjë e vetme në duart e tyre.” (“Dëshmi Shkrimesh të Shenjta”, Liahona, nëntor 2007, f. 43, 44)

  • Si do ta përmblidhje atë që mësojmë nga vargjet tek Ezekiel 37:15–20 dhe Presidenti Nelson?

    Megjithëse nxënësit mund të përdorin fjalë të ndryshme, ndihmojini ata të tregojnë një të vërtetë të tillë si Bibla dhe Libri i Mormonit dëshmojnë të dy për Jezu Krishtin.

  • Përse mendon se është e rëndësishme t’i kemi të dy, Biblën dhe Librin e Mormonit, që dëshmojnë për Jezu Krishtin?

Dëshmi plotësuese për Jezu Krishtin

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të rritin kuptueshmërinë për mënyrën se si Bibla dhe Libri i Mormonit dëshmojnë të dy për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

Mund të jepni një pjesë ose të gjithë tabelën e mëposhtme. Nxënësit mund të përzgjedhin njërën ose më shumë tema për t’i studiuar individualisht, me një partner ose në një grup të vogël.

Tema e Ungjillit

Shkrime të shenjta plotësuese

Tema e Ungjillit

Shlyerja e Jezu Krishtit

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla: Isaia 53:3–5

Libri i Mormonit: Alma 7:11–13

Tema e Ungjillit

Ringjallja e të gjithëve për shkak të Jezu Krishtit

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla: 1 Korintasve 15:20–22

Libri i Mormonit: Alma 11:42–45

Tema e Ungjillit

Shpëtimtari premton ta mbledhë dhe ta shëlbojë popullin e Tij

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla: Ezekiel 37:21–23, 26–27

Libri i Mormonit: 1 Nefi 10:14

Tema e Ungjillit

Cilësitë e Jezu Krishtit

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla: Isaia 63:7

Libri i Mormonit: Mosia 4:11

Tema e Ungjillit

Ordinanca e pagëzimit e Shpëtimtarit

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla: Mateu 3:13–17

Libri i Mormonit: 2 Nefi 31:5–12

Tema e Ungjillit

Ti zgjidh një temë

Shkrime të shenjta plotësuese

Bibla:
Libri i Mormonit:

Mendoni për një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta tregojnë atë që kanë mësuar. Një mënyrë për ta bërë këtë është të siguroni fletushkën shoqëruese që nxënësit ta përdorin për të krijuar një publikim në rrjetet sociale. Nëse nxënësit nuk kanë njohuri për rrjetet sociale, mund ta përshtatni këtë veprimtari për t’i vënë nxënësit të interpretojnë me role atë që do t’i tregonin dikujt. Veprimtaria i fton nxënësit t’i përgjigjen pyetjes së ngritur në fillim të mësimit.

Përzgjidh njërën nga temat që studiove dhe krijo një publikim në rrjetet sociale që mund të përdoret për t’iu përgjigjur pyetjes: “Përse të nevojitet Libri i Mormonit nëse beson te Bibla?” Përfshi vargjet që studiove nga Bibla dhe Libri i Mormonit. Shpjego vlerën që gjen dhe mënyrën se si të dy japin mësim rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

Tregoje atë që ke mësuar

Ju mund t’i ngjitni publikimet ose afishet e nxënësve në mur rreth e qark klasës ose mund t’i vendosni mbi tavolina. Më pas, ftojini nxënësit të ecin nëpër klasë dhe të shqyrtojnë punën e shokëve të tyre të klasës. Siguroni letra të vogla ose pusulla ngjitëse që nxënësit t’i përdorin ndërsa kryejnë udhëzimet vijuese.

2026 Old Testament Seminary Teacher Materials

Shkruaj një “koment” për njërin ose më shumë prej publikimeve të tjera në rrjetet sociale. Në komentin tënd plotëso të paktën një nga mundësitë vijuese:

  1. Shto një referencë tjetër të shkrimit të shenjtë nga Bibla ose Libri i Mormonit, që mund ta ndihmojnë dikë të kuptojë më shumë rreth Shpëtimtarit dhe kësaj teme. Përfshi disa mendime rreth vlerës së shkrimit të shenjtë që dhe.

  2. Trego se si Bibla dhe Libri i Mormonit të kanë ndihmuar ta kuptosh Shpëtimtarin dhe këtë mësim.

  3. Shkruaj një përvojë që ke pasur kur shkrimet e shenjta nga Bibla dhe Libri i Mormonit ndihmuan të rritej dëshmia jote për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij.

  4. Në vend që t’i shkruash mendimet e tua në një letër, ndaj diçka që ke mësuar sot rreth Shpëtimtarit dhe mësimeve nga ungjilli i Tij në llogarinë tënde personale në rrjetet sociale. Përfshi fragmente të shkrimit të shenjtë dhe mënyrën se si Bibla dhe Libri i Mormonit të kanë ndihmuar ta kuptosh më mirë ungjillin e Jezu Krishtit.

Mund ta përmbyllni orën mësimore duke i ftuar nxënësit të vazhdojnë ta përdorin Biblën dhe Librin e Mormonit për të rritur kuptueshmërinë e tyre për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet tek “Ezekiel 37:15–17” është: “Bibla dhe Libri i Mormonit do të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.” Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.