Seminari
Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: Vështrim i Përgjithshëm


“Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46

Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46

Vështrim i Përgjithshëm

Libri i Psalmeve përmban shprehje poetike të adhurimit për Atin dhe Birin, si edhe profeci rreth jetës dhe misionit të Jezu Krishtit. Te Psalmeve 23, Davidi përshkroi marrëdhënien e tij me Jezu Krishtin nëpërmjet një sërë figurash letrare të bukura. Te Psalmeve 24, Davidi na ndihmoi të kuptojmë mënyrën se si mund të përgatitemi për t’iu “ngjit[ur] malit të Zotit” (Psalmeve 24:3).

Two people sitting at a table. Text boxes representing communication.Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë. Muzika frymëzuese mund të ftojë ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe të krijojë një ndjesi nderimi në orën mësimore. Një shembull i mënyrës se si mund ta bëni këtë mund të gjendet në Mësimin 100: “Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1”.

Për të mësuar më shumë rreth ndihmesës ndaj nxënësve që të mësojnë nga Fryma e Shenjtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 17–18).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë jetën dhe misionin e Jezu Krishtit siç u profetizua te Psalmeve.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si himnet e tyre të parapëlqyera na mësojnë dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ftojini ata të përgatiten për të dhënë një himn të parapëlqyer rreth Jezu Krishtit në orën mësimore. Nëse nxënësit ndiejnë se nuk kanë një himn të parapëlqyer, ftojini ata të kërkojnë në librin e himneve për këngë që na mësojnë rreth Jezu Krishtit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Pyetje reflektuese rreth Shpëtimtarit dhe himneve; vargje të shkrimit të shenjtë nga libri i Psalmeve

  • Material filmik: “My Kingdom Is Not of This World” [“Mbretëria Ime Nuk Është e Kësaj Bote”] (5:25), shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 3:18

Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të shprehin ndjenjat e tyre të adhurimit për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Bëjuani të ditur nxënësve se ata do të kenë një mundësi për të reflektuar mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe gjërave të shenjta në përgatitje për t’i shprehur ato ndjenja në këtë mësim. Inkurajojini nxënësit të dëgjojnë muzikë nderuese dhe të shqyrtojnë shkrime të shenjta të parapëlqyera, citate ose figura të shenjta, duke kërkuar gjëra të veçanta që mund të duan t’i tregojnë. Bërja e kësaj mund t’i përgatitë zemrën dhe mendjet e tyre për veprimtarinë në këtë mësim.

  • Përgatituni t’u tregoni nxënësve: Disa nga mënyrat tuaja të parapëlqyera se si individët e kanë shprehur ndjenjën e tyre të adhurimit për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, të tilla si një mendim, poemë, material filmik i parapëlqyer ose një pjesë muzikore e shenjtë

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e psalmeve për t’i studiuar dhe pyetje për t’i diskutuar; mundësi për nxënësit që t’i shprehin ndjenjat e tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në fund të mësimit

  • Materiale filmike: “Trust in the Lord: Music Video” [“Mirëbesoni te Zoti: Material Filmik Muzikor”] (4:11); “Here I Am, I Will Follow Jesus Christ” [“Ja Ku Jam, Unë do ta Ndjek Jezu Krishtin”] (3:07); “Paqe në Krisht” (4:09); Sister Kristen Yee shares her painting of the Savior on Facebook” [“Motra Kristin Ji shpërndan pikturën e saj të Shpëtimtarit në Facebook”] (1:25)

  • Materiale për nxënësit: Letër, lapsa me ngjyra, bojëra uji, e me radhë, për nxënësit që dëshirojnë të krijojnë një paraqitje pamore të ndjenjave të tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

Psalmeve 23

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë karakterin e dhembshur e të dashur të Krishtit nëpërmjet përfytyrimit të figurave të shkrimit të shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si gjërat që i shohin çdo ditë u kujtojnë Shpëtimtarin. Për shembull: “Shiu më kujton Shpëtimtarin për shkak se …”. Më pas ftojini ata të lexojnë te Psalmeve 23 dhe të zgjedhin një krahasim të parapëlqyer që bëri Davidi me Shpëtimtarin ose me atë që Shpëtimtari bën për ne.

  • Figura: Dikush duke vajtuar; dikush duke kërcyer; Jezu Krishti i paraqitur si një bari

  • Materiale për nxënësit: Fletë letre për secilin nxënës, lapsa ose bojëra uji me ngjyra

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për praktikën e përfytyrimit duke përdorur Psalmeve 23:2–6

Psalmeve 24

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për të hyrë denjësisht në tempull dhe për të banuar përfundimisht në praninë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë pyetjet e rekomandimit të tempullit, duke menduar rreth përgatitjes së tyre shpirtërore për të frekuentuar tempullin. Këto pyetje mund të gjenden në shtojcën e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022].

  • Figura: Një adoleshent i ndotur me baltë; pjesa e brendshme e një tempulli

  • Sende për t’u paraqitur: Një tas me baltë brenda, në vend të një figure të një adoleshenti të ndotur me baltë

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për studimin e frazave nga Psalmeve 24:4

  • Material filmik: “Standing in Holy Places” [“Qëndrimi në Vende të Shenjta”] (5:36)