Seminari
Psalmeve 23: “Zoti Është Bariu Im”


“Psalmeve 23: ‘Zoti Është Bariu Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Psalmeve 23: ‘Zoti Është Bariu Im’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: Mësimi 102

Psalmeve 23

“Zoti Është Bariu Im”

A lamb drinking water from the cupped hands of Jesus Christ.

Kur ndalemi për t’i përfytyruar përshkrimet dhe krahasimet në fragmentet e shkrimit të shenjtë mund t’i sjellë bukuri dhe fuqi fjalëve që lexojmë. Te Psalmeve 23, mbreti David përshkroi marrëdhënien e tij me Jezu Krishtin nëpërmjet një sërë figurash letrare që paraqesin dashurinë dhe kujdesin e Shpëtimtarit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë karakterin e dhembshur e të dashur të Krishtit nëpërmjet përfytyrimit të shëmbëlltyrave në shkrimet e shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si gjërat që i shohin çdo ditë u kujtojnë Shpëtimtarin. Për shembull: “Shiu më kujton Shpëtimtarin për shkak se …”. Më pas ftojini ata të lexojnë te Psalmeve 23 dhe të zgjedhin një krahasim të parapëlqyer që bëri Davidi me Shpëtimtarin ose me atë që Shpëtimtari bën për ne.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përfytyrimi i shëmbëlltyrave në shkrimet e shenjta

Për t’i ndihmuar nxënësit të ushtrojnë të mësuarit nga shëmbëlltyrat e shkrimeve të shenjta, merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një figurë të dikujt duke vajtuar dhe të dikujt duke vallëzuar. Më pas, pyetini nxënësit tuaj se çfarë mendimesh ose ndjenjash iu vijnë në mendje kur mendojnë për vajtimin. Nxënësit mund të përmendin gjëra si lotët, humbja e dikujt, dhembja ose trishtimi. Përsëriteni të njëjtën pyetje për vallëzimin.

Coping with Grief
A Young Woman Dancing

Lexo te Psalmeve 30:11, duke kërkuar mënyrën se si i përdori Davidi figurat letrare të vajtimit dhe të vallëzimit për të përshkruar fuqinë e Jezu Krishtit dhe të Shlyerjes së Tij.

  • Si të ndihmojnë këto figura ta kuptosh atë që dha mësim Davidi rreth Jezu Krishtit kur tha: “Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle”?

Shpjegojuni nxënësve se përdorimi i këtyre figurave për ta kuptuar më mirë vargun 11 është një shembull i përfytyrimit si zotësi studimi. Merreni parasysh ta ftoni një nxënës të lexojë përshkrimin vijues të kësaj zotësie të studimit.

Përfytyrimi është një zotësi studimi që krijon një tablo mendore nga hollësitë përshkruese në shkrimet e shenjta. Ne mund të imagjinojmë sikur jemi të pranishëm në ngjarjet e përshkruara në shkrimet e shenjta. Ne mund të ndalojmë dhe të imagjinojmë fraza si “Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle” (Psalmeve 30:11). Hapi i radhës është përsiatja e asaj që mund të mësojmë nga figurat letrare. Bërja e kësaj mund ta ftojë Frymën e Shenjtë ndërsa ulim ritmin dhe kërkojmë të kuptojmë me mendje dhe zemër.

Reflekto për pyetjet vijuese.

  • Sa shpesh e ul ritmin për të përfytyruar atë që po studion në shkrimet e shenjta?

  • Si mendon se ulja e ritmit për ta përfytyruar atë që lexon mund të të ndihmojë të arrish ta njohësh Shpëtimtarin më mirë?

Kushtoju vëmendje nxitjeve të Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të mësosh rreth Jezu Krishtit ndërsa i përfytyron përshkrimet te Psalmeve 23 sot.

“Zoti është Bariu im”

Kjo pjesë e mësimit u jep nxënësve një mundësi për ta ushtruar përfytyrimin së bashku si klasë para se ta provojnë vetë atë.

Lexo te Psalmeve 23:1 dhe shenjoje figurën e përdorur për të përshkruar Jezu Krishtin.

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë më shumë rreth Shpëtimtarit, mund t’i ftoni ata ta përfytyrojnë Atë si Bariun tonë ndërkohë që lexojnë tek Ezekiel 34:11–16 ose Gjoni 10:11–15, ose ndërsa klasa këndon “Pranë Zemrës së Bariut” (Himne, nr. 138). Ata mund të duan gjithashtu t’i bëjnë referencë-kryq ose t’i lidhin ato fragmente me Psalmeve 23:1.

Ndalu një minutë për të provuar të imagjinosh ose përfytyrosh një bari që kujdeset ose i mbron delet e tij.

Më pas shkruaj një thënie rreth Jezu Krishtit që e mëson duke e përfytyruar Atë si Bariun tënd.

Merreni parasysh të paraqitni në tabelë një figurë të Jezu Krishtit të paraqitur si një bari, si ajo në fillim të këtij mësimi. Ftojini disa nxënës që t’i shkruajnë pohimet e tyre të të vërtetave për Të në tabelë përreth figurës. Nxënësit mund të japin pohime si: Zoti kujdeset për nevojat e mia.

  • Si ka qenë Jezu Krishti një bari në jetën tënde ose në jetën e atyre që të rrethojnë?

Arritja në njohjen e Jezu Krishtit

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin më mirë duke ushtruar përfytyrimin vetë ose në grupe të vogla. Veprimtaria vijuese është një mënyrë për ta bërë këtë. Para se të fillojnë, jepini secilit nxënës një fletë letre bosh. Nëse doni, gjithashtu mund të siguroni lapsa ose bojëra uji me ngjyra që nxënësit mund t’i përdorin për të vizatuar figura.

  1. Studio Psalmeve 23:2–6. Më pas zgjidh një varg që të bie në sy për t’u përqendruar për pjesën e mbetur të kësaj veprimtarie.

  2. Përfytyroje gjuhën e figurshme që përdori mbreti David në vargun tënd për të përshkruar një karakteristikë të Jezu Krishtit ose diçka që Ai bën për ne. Vizato një figurë të asaj që po përfytyron ose gjej një figurë digjitale që mund të përfaqësojë atë që ti përfytyron në mendje.

  3. Shkruaj në letrën tënde të paktën një pohim të vërtete rreth Shpëtimtarit që e mëson nga përfytyrimi i përshkrimit të Davidit.

  4. Personalizoje atë që mësove duke përsiatur (ose duke diskutuar me grupin tënd) se përse është e rëndësishme për ty ose mënyrën se si ajo mund ta forcojë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Ndërsa nxënësit punojnë, merreni parasysh të ecni nëpër dhomë për të mësuar prej tyre dhe për t’i ndihmuar ata që mund të kenë nevojë. Nëse nxënësit e kanë të vështirë ta përfytyrojnë figurën, mund të bëni pyetje si: “Çfarë ndjesie të jep kur je pranë ujërave të qeta?” ose “Çfarë mendon se mund të përfaqësojnë shkopi dhe thupra e Tij?” Gjithashtu, përgëzimi i nxënësve për vizatimet ose idetë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’i inkurajuar ata dhe për të forcuar marrëdhënien tuaj me ta.

Nxënësit mund të shkruajnë pohime të vërtete rreth Shpëtimtarit të tilla si: Zoti përtërin shpirtrat e lodhur dhe të thyer (vargu 3) ose Zoti do të na ushqejë edhe gjatë situatave të vështira (vargu 5).

Pasi nxënësit ta përfundojnë veprimtarinë, ftojini ata ta tregojnë atë që mësuan rreth Jezu Krishtit. Për ta bërë këtë, ata mund t’i paraqitin figurat e tyre nëpër klasë, t’ua tregojnë atë që mësuan nxënësve të tjerë ose grupeve të tjera, ose të shtojnë në tabelë tek ajo që mësuan. Merreni parasysh të bëni pyetje si vijueset pasi nxënësit të kenë folur.

  • A ka ndonjë gjë që mësove rreth Jezu Krishtit që mund të të kishte shpëtuar po të mos ishe ngadalësuar për të përfytyruar shëmbëlltyrat te Psalmeve 23? Nëse po, çfarë?

  • Cilat prej këtyre figurave letrare të ndihmojnë më shumë ta shohësh karakterin e përzemërt e të dashur të Jezu Krishtit? Përse?

Mund të përfundoni duke i inkurajuar nxënësit të përdorin përfytyrimin në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta që të vazhdojnë të arrijnë ta njohin më mirë Shpëtimtarin. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për të vërtetat rreth Jezu Krishtit që na mësohen te Psalmeve 23.